Gazetare: Melihate Rustemi Nga fillimi i vitit shkollor, në Avokatin e Popullit kanë arritur shumë ankesa që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të personave me aftësi të posaçme, shkruan Alsat. Zëvendësavokatja Vaska Bajramovska Mustafa, tha për Alsat se numri më i madh i ankesave ka të bëj me mungesën e asistentëve në shkollë e posaçërisht qëndrimin e zgjatur për nxënësit e kësaj kategorie. “Numri më i madh i ankesave të parashtruara nga prindërit, që nga fillimi i vitit shkollor e deri më sot ka të bëj me mos pasjen e kushteve, gjegjësisht mungesa e asistentëve arsimor dhe…
Author: almakos
Kryeministri Kovaçevski siguron se nuk do të ketë shkurtim të pagave në sektorin publik dhe se organizatat sindikale me gabim e kanë interpretuar dokumentin. Sipas tij dokumenti që iu është dhënë në Këshillin Ekonomik është program për racionalizimin e shpenzimeve. “Qëllimi nuk është shkurtimi i pagave të punëtorëve, por është plan për stabilitet fiskal, i cili përmban një sërë masash për konsolidimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e shërbimeve të cilat i marrin qytetarët”, deklaroi dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk
Gazetar: Miki Trajkovski Për shkak të luftës në Ukrainë, prodhimit të ulët vendor, çmimet e produkteve ushqimore do të vazhdojnë të rriten. “Asnjëherë nuk është prodhuar më shumë ushqim se sa në vitin 2021 dhe tani kemi problem me mungesën e ushqimeve dhe çmimet. Ajo që qytetarët tanë duhet ta dinë është se ushqim do të ketë gjithmonë, por pyetja e vetme është me çfarë çmimi dhe kush do të jetë në gjendje ta përballojë atë. Është problem i madh, për të cilin mendoj se politikanët tanë në Ballkanin Perëndimor nuk kanë gjetur zgjidhje për këtë situatë”, tha Muhamed Brka-…
Mënyrë të re të subvencionimit të bujqve paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikollovski. Sipas tij, qeveria parashikon paradhënie për një pjese të subvencioneve, megjithatë ka dhe obligime shtesë për fermerët. “Mënyrën e vjetër të subvencioneve, ku fermerët merrnin subvencione pa detyrimin të dëshmonin se kishin prodhuar, po e zëvendësojmë me mënyrën e re evropiane, ku të gjithë fermerët do të duhet të dëshmojnë se kanë prodhuar dhe dorëzuar prodhimin për të marrë. subvencionet”, tha Nikolovski.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi sot nevojën për mbështetjen e bujqve, sepse sipas tij lufta në Ukrainë na mësoi për rendësin e energensëve dhe ushqimit. Sipas tij qeveria synon të subvencionoj bujqit me qëllim që të rritet prodhimi vendor dhe të zvogëlohen sa më shumë importet. “Të dielën në këtë vend isha para jush dhe prezantova setin e ri të masave anti-krizë, atëherë thashë se rrymë dhe ngrohje do të ketë për të gjithë. Sot jemi këtu për të treguar se si do të sigurojmë ushqim për të gjithë. Lufta në Ukrainë na mësoi se cilat janë elementet kryesore për jetë…
Qeveria dhe MPB luftën kundër korrupsionit e kanë ngritur në nivelin më të lartë politik, fillon nga radhët e veta dhe kërkon që të gjithë së bashku ta luftojmë këtë fenomen, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në emisionin e mëngjesit të Televizionit Kombëtar, në lidhje me luftën kundër korrupsionit në nivel nacional por edhe institucional. “Korrupsioni i han vendet e punës dhe ekonomisë. Përgjegjësia duhet t’i kapë të gjithë, edhe ata të cilët kërkojnë mito edhe ata që japin mito. Vetëm të bashkuar mund të ndihmojmë në këtë luftë me korrupsionin”, potencoi Spasovski. MPB, nënvizoi ministri Spasovski,…
Euro Ambasadori Dejvid Gir deklaroi sot se procesi i skriningut duhet të shkoj paralelisht me reformat dhe se në zbatimin e tyre duhet të kyçen të gjithë, pa përjashtim, përfshi dhe opozitën. “Procesi i skriningut duhet të shkoj paralelisht me procesin e reformave. Kjo nuk është vetëm punë e qeverisë, por e të gjithëve, qeverisë, opozitës, pushtetit lokal, biznesi dhe qytetarët e thjeshtë”, tha Gir.
Kryetarja e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës, Irene Kelin, sot do t’u drejtohet deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Paraprakisht Kelin do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Me kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane do të takohet Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtarët e Komisionit në fjalë, gjithashtu me funksionaren e lartë zvicerane do të takohet edhe Lolita Ristova, kryetare e Klubit të deputetëve.
Foto: MIA Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi, nuk ka pritje më të gjata se sa ato të zakonshmet për kryerjen e formaliteteve doganore, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), shkruan Alsat. Nga LAMM rekomandojnë përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugëve dhe respektim të sinjalistikës rrugore. /Alsat.mk
Kthimi i TVSH-së vonohet edhe pas një viti të tërë, reagon Organizata e Punëdhënësve për kthimin e TVSH-së punëdhënësit e marrin me shumë vonesë, thotë Vladanka Trajkovska, kryetarja e Organizatës së Punëdhënësve, në emisionin e sontëm “Magazina Ekinomike” në Alsat. “Kemi një vonesë edhe pas një viti, sepse Administrata e të Ardhurave Publike shfrytëzon rastin të shpallë kontroll për kthimin e TVSH-së dhe kontrolli të mos u vij kompanive edhe pas një viti, një viti e gjysmë dhe kompanitë presin paratë që kanë investuar dhe paramendoni se sa të rëndësishme janë për punën e tyre”, thotë Trajkovska./Alsat.mk
Sindikalisti i parë, Darko Dimovski në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat theksoi se punëtorët dhe punëdhënësit janë të pakënaqur me masat e Qeverisë, duke shtuar se e vetmja gjë që ka mbetur është kryengritja sociale, shkruan Alsat. “Situata është alarmante. Punëdhënësit janë të pakënaqur, punëtorët janë të pakënaqur dhe nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të dalim në rrugë dhe të luftojmë për të drejtat tona të përcaktuara në ligj, me një kryengritje sociale. I bëj thirrje punëdhënësve, sepse edhe ato nuk i pashë në masat”,tha Dimovski. /Alsat.mk
Komisioni Evropian, në Raportin e ri për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 që u prezantua sot në Bruksel, vë në dukje progresin pozitiv për vendin për vitin 2022, kështu sipas shefit të diplomacisë, Bujar Osmani. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Osmani thekson se Raporti i KE-së është pozitiv dhe paraqet një udhërrëfyes të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj për zbatimin e mëtutjeshëm të reformave të brendshme. “Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare në korrik 2022 përfaqëson një moment historik dhe shënon fazën e re në procesin e…

