Tre nënkryetarë të BDI-së shtrojnë kërkesat e tyre në takimin e sotëm në Recisë të Vogël. Izetm Mexhiti, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku zbresin sot në Reçicë për të shprehur edhe njëherë kërkesat e tyre, pavarësisht se Duraku nuk shfaqej në listën e firmëtarëve të dokumentit të disa ditëve më parë, nga i ashtuquajturei Grupi i Zjarrit. Për herë të parë në takim, pas shumë kohësh, do të jetë edhe Musa Xhaferi, mbështetës I kërkesave të këtij grupi që I bën thirrje kreut të BDI-së të ushtrojë autoritetin e tij për zgjedhjen e organeve partiake dhe të heq dorë nga mënyra e imponuar e zgjedhjeve kadrovike, e cilësuar kjo në letër, si privilegj i Artan Grubit. Takimi do të fillojë në orën 12:00 dhe pritet që pavarësisht lëvizjeve shtytëse dhe ping-pong mes dy grupeve, të dalë me konkluzione konkrete, vecanërisht pas dy lëvizjeve të fundit që ndodhën dje, iniciativës së mundshme për interpelancë nga lëvizja Besa për zv/kryeministrin Grubi, si dhe rreshtimit me grupin e zjarrit të deputetit të pavarur Kastriot Rexhepi. /alsat.mk
Data 27.08.2026
Aktuale
- Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
- Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori
- Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutimi ishte i sinqertë, serioz dhe i hapur, për herë të parë diskutuam emra të përveçëm
- Bordi i Paqes: Hamasi pranon të dorëzojë armët dhe të heq dorë nga qeverisja
- Mbyllet protesta e 88-të radhazi kundër Ramës dhe qeverisë: Nesër më shumë!
- ‘Hallakatet’ Egli Tako, kështu provokon në këto orë të vona të natës!
- Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
- Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia



