Author: almakos

Një zjarr ka shpërthyer përball ndërtesës së Drejtorisë për të Hyra Publike (DAP). Siç po shihet në pamjet që siguroi Alsat, flakët kanë kapluar një barakë. Për momentin ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të shuajnë zjarrin. Tani për tani nuk ka informata për viktima në njerëz, raportohet vetëm për dëme materiale… Lajmi në përditësim

Lexo më Shumë

Është bërë fenomen në rrjetin social TIK TOK. Khaby Lame, 22-vjeçari i cili u shndërrua në një personazh shumë të dashur. Ai njihet për publikimin e videove duke u tallur me përdoruesit e tjerë që bëjnë gjëra të parëndësishme në mënyrë të komplikuar, teksa ai i zgjidh ato në mënyra të thjeshta. Italo-senegalezi ka mbi 149 milionë ndjekës në TIK TOK dhe mbi 79 milionë ndjekës në Instagram. 22-vjeçari ka folur për jetën e tij. Khaby Lame në një intervistë për mediat italiane tregoi se është një mysliman i devotshëm duke u falur pesë herë në ditë. Lame tha se…

Lexo më Shumë

Ekipet e ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria edhe këtë javë janë në Bruksel, ku vazhdojnë të dëgjojnë legjislacionin e BE-së në fushat që përmban grupi i parë për negociata me BE-në. Shqyrtimi shpjegues nisi në fund të javës së kaluar me kapitujt “Prokurimi Publik” dhe “Statistikat”, të cilët janë pjesë e grupit të parë të njohur si “Themelet”. Ky është grupi që përmban gjithashtu kapitujt kryesorë mbi drejtësinë, gjyqësorin dhe të drejtat themelore. Ekipet e ekspertëve janë gjithashtu në Bruksel këtë javë ku vazhdojnë të dëgjojnë për legjislacionin e përditësuar të BE-së në kapitujt e mbetur të grupit…

Lexo më Shumë

Edhe spitalet dhe klinikat e vendit po e përjetojnë dimrin më të vështirë që na pret, me faturat astronomike të energjisë elektrike dhe buxhetet pothuajse të njëjta nga vitet e kaluara. Rreth 240 mijë euro ose 15,5 milionë denarë është fatura e fundit për rrymë në Spitalin 8 Shtatori në Shkup, për dallim nga çmimi para rritjes kur paguanin rreth 10 milionë denarë. Ata presin të marrin fonde shtesë, por nuk e dinë nëse do të mjaftojnë për të mbuluar të gjitha shpenzimet dhe për të funksionuar normalisht. “Jemi në negociata të vazhdueshme me Fondin Shëndetësorë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në varrimin e mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë në Londër. Kreu i shtetit shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska. Dje ata i bënë nderimet e fundit mbretëreshës britanike Elizabeth II. “Bashkë me bashkëshorten time nderuam eshtrat e Mbretëreshës Elizabeth II përpara ceremonisë së varrimit. Shumë respekt për shërbimin prej dekadash ndaj popullit dhe për të qenë shembull i lidershipit, modestisë dhe bujarisë. U preftë në paqe”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Prokuroria dhe policia në Gostivar po punojnë për zbardhjen e vrasjes së 28 vjeçarit të shtunën rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën Goce Dellçev. Sipas informatave deri më tani jo zyrtare, të siguruara nga policia dhe prokuroria, ka dyshime për vetëvrasje, pasi në afërsi të trupit të pajetë është gjetur arma nga e cila është shkrepur plumbi. Sipas ekspertëve shkrepje nga afërsia le hapësirë për dyshime që vrasje të jetë bërë nga vetë viktima, por këtë duhet ta vëretojnë hetimet e organeve të ndekjes. “Prokurori kujdestar i Prokurorisë themelore të Gostivarit, mbrëmë ka kryer hetime…

Lexo më Shumë

Paradite do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës vranësitë do të zvogëlohen dhe do të jenë mesatare deri të forta. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 16, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri në 23 gradë. Në Shkup paradite pjesërisht me vranësira, ditë me diell me vranësira mesatare.  Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë. Gjatë javës do të mbajë mot stabil me mëngjese të ftohta dhe temperatura ditore që do të jenë nën vlerën minimale për…

Lexo më Shumë

Pak më parë ka ndodhur një përleshje në Gostivar ku është përdoru edhe armë zjarri. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë. Rastin në polici e ka paraqitur mjeku kujdestar i spitalit të Gostivarit. Ekipi i policisë dhe prokurorit përgjegjës për momentin janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit. Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Goativar. “Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët zgjodhi Arben Taravarin në funksionin e ushtruesit të detyrës kryetar. Në kongres të jashtëzakonshëm më 17 dhjetor, kjo parti do të zgjedhë kryetarin e ardhshëm të saj. Vendimet në partinë opozitare u morën nga Kuvendi qendror i cili fillimisht konstatoi dorëheqjen e kreut të deritanishëm Ziadin Sela, si akt moral pas rezultatit zgjedhor në Komunën e Tetovës. “Me rëndësi të jashtëzakonshme për ne është që nga ky Kuvend dhe pas këtij debati të gjatë dolëm të bashkuar dhe të unifikuar. Të gjithë deputetët dhe kryetarët e komunave së bashku me liderin e Aleancës për Shqiptarët vazhdojnë më…

Lexo më Shumë

512 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë kontrollit të aksionit të përforcuar të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Prej tyre, 51 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, informon MPB-ja, në vend të banuar kanë tejkaluar shpejtësinë 242 drejtues, ndërsa jashtë vendbanimeve 270. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili LSDM nuk rri gojëmbyllur për sherret në Qytetin e Shkupit, në mes kryetares Danella Arsovska dhe ish mbështetësve të saj, opozitares VMRO DPMNE. Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, tha se interesat e biznesit dhe tenderi 136 milionë euro, dëmtojnë qytetarët dhe sipas saj, tregojnë fytyrën e vërtetë të Mickoskit. Ajo tha se sherret mes Mickoskit dhe Arsovskës nuk iu interesojnë shkupjanëve, të cilët presin punë dhe realizim të projekteve. Jançeva tha se Qyteti i Shkupit ka qëndruar në pikën zero për një vit. Projektet kyçe për qytetarët…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Goran Milevski ka vendosur të dorëhiqet nga funksioni i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale. Ai për këtë ka paralajmëruar dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Dorëheqja e Milevskit vjen disa javë pasi përflitej për një reformatim të mundshëm të kabinetit qeveritar pas pakënaqësive që partitë më të vogla të koalicionit kishin për përmbajtjen e kornizës negociuese me BE-në. Megjithatë në sqarimin për Alsat ai lë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për largim të subjektit të tij, Partisë Liberal Demokrate, nga koalicioni qeveritar. “Kryeministri është i njoftuar me qëllimin tim por (dorëheqjen) zyrtarisht do ta dorëzoj javën e ardhshme. Tërheqja…

Lexo më Shumë