Author: almakos

Gazetare: Fatlume Dervishi Tërhiqet nga pozita e kreut të Aleancës për Shqiptarët por jo edhe nga politika. Ziadin Sela para Kuvendit Qendror të partisë tha se pret nga kryetari i ri që të vazhdojnë bashkë të ndërtojnë partinë dhe të jenë më të bashkuar dhe më prezent në terren. “Do të ishte mosmirënjohje nga ana ime, unë të tërhiqem nga politika, duke pasur parasysh se kam mbështetës të cilët qëndrojnë edhe pas meje edhe pas partisë. Unë do të jem brenda në politikë, aktiv në politikë dhe do të jem aty ku struktura e Aleancës për Shqiptarët do ta kërkojë…

Lexo më Shumë

Ato janë çështje të brendshme të partnerit tanë të koalicionit PLD. Marrëdhëniet me PLD-në dhe në koalicion janë në nivel të lartë. Koalicioni i drejtuar nga LSDM-ja është i fokusuar në menaxhimin efikas të krizës energjetike dhe ekonomike si dhe në përkushtimin me punë në përfundimin e negociatave me BE-në, gjë që përfshin edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese, thonë nga LSDM-ja./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ziadin Sela foli me gazetarët para mbledhjes së Kuvendit Qendror të ASH-së, ku pritet të konstatohet dorëheqja e tij. Para fillimit të mbledhjes së Kuvendit, Sela tha se ASH është e gatshme të përballet me përgjegjësit e së djeshmes. “Aleanca është e gatshme të mare përsipër sfidat e së ardhmes dhe me përgjegjësi t’i kryej detyrat dhe pritshmërit të cilët ia kanë ngarkuar votuesit”, tha Sela. I pyetur në lidhje me kryetarin e ardhshëm të ASH, Sela tha se këtë e vendos kongresi. “Natyrisht që ASH nuk mund të rrijë pa kryetar, sot në takimin e Kuvendit Qendror do të…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, thotë se në 14 muajt e ardhshëm skriningu është absolutisht prioriteti më i rëndësishëm politik për ne. Ai bën thirrje “të merremi me reformat, sepse kemi shumë detyra shtëpie në këtë drejtim”. “Nuk mendoj se ndryshimi i Kushtetutës sot apo në muajt në vijim duhet të jetë prioritet politik i Qeverisë. Por nëse Qeveria që ka shumicën në Parlament mendon ndryshe, nuk mund të them jo. Mendoj se duhet të fokusohemi në gjërat që, ndërkohë që ne negocionim dhe prisnim dy vitet e fundit për të kapërcyer disi bllokadën bullgare, disa gjëra nuk shkuan mirë këtu, veçanërisht…

Lexo më Shumë

Një infermiere 52-vjeçare nga Prishtina është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Orgeta Manastirliu. Ajo ka njoftuar se gruaja ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Postimi i plotë: Lajm i bukur 52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë VIDEO ku…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi E Majta dorëzoi kallëzim në Prokurorinë Publike për ndjekje penale të kreu të Kuvendit Talat Xhaferi me elaborimin se ai me vullnetin e tij dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin dhe rregulloren pamundësoi zbatimin e nismës qytetare për organizimin e referendumit. Por, Xhaferi është i bindur se nuk ka bërë interpretim por vlerësim të thelbit të nismës për referendum. Në intervistë për Televizionin 24 ai tha se nuk ka shkelur kompetencat e veta. “Propozuesin e njoftoj se në kuptimin procedural, unë nuk e vlerësoj formën edhe ose mundem, por për thelbin them se keni problem thelbësor se…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Investitorët që duan të investojnë në ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në rajonin e Ohrit, po refuzojnë investime të tilla, shkruan Alsat. Arsyeja janë kufizimet që parashikon Plani i UNESCO-s, për menaxhimin e rajonit. Përkatësisht, ai parasheh që parcela të shfrytëzohet deri në 50%. Në hapësirën ku më së shpeshti kërkohet vendosja e paneleve fotovoltaike, plani është edhe më rigoroz dhe lejon vetëm 40% shfrytëzim. “Me këtë në një parcelë prej 10 hektarësh mund të vendosen panele fotovoltaike vetëm në 4 hektarë”, tha Bogdan Nasteski-komuna Ohër. Për shkak të rregulloreve të tilla, nuk ka leverdi ekonomike për fotovoltaikët,…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Brenda dy viteve Maqedonia e Veriut pritet të bëhet me Agjenci për Siguri Kibernetike që do të merret me parandalimin e sulmeve të mundshme kibernetike. Këtë për televizionin Alsat e konfirmoi numri një i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, i cili theksoi se ekipet pranë ministrisë që drejton ai, aktualisht po punojnë në përgatitjen e projektligjit. Aliti tha se kjo agjenci do të jetë nën menaxhimin e ministrisë por do të funksionojë si trup i pavarur i sigurisë. “Jemi duke punuar në atë drejtim që brenda dy viteve të ardhshme të kemi një Agjenci…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në komunën e Shtipit, tha se Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së është e gatshme të ulet sërish në tavolinë me qeverinë në Sofje. Ai këtë e pohoi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me refuzimin e iniciativës për referendum, cilat janë hapat e ardhshëm dhe çfarë do të bëhet pas ardhjes në pushtet. Mickoski, theksoi se Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së është e gatshme të ulet sërish në tavolinë me qeverinë në Sofje dhe të rinegociojë të gjitha rrethanat që ata tani i konsiderojnë si asimiluese dhe janë frenë në…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska në emisionin “Studio 10” tha se nga dje kompania publike NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” – Shkup është duke u inspektuar nga Drejtoria e Policisë Financiare dhe Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. “Sipas informacioneve të mia, që nga dje ka hyrë policia financiare dhe PTHP për Krimin e Organizuar. Ata po procedojnë vetë”, tha Arsovska e pyetur nëse institucionet po e hetojnë rastin pas dorëheqjes së drejtorit Zllatko Perinski për gjoja arbitraritet në tenderin për ujësjellës prej më shumë se 100 milionë euro. Ajo shtoi se nuk do të ndërrojë mendje dhe…

Lexo më Shumë

Sot përmes një njoftimi në Facebook, ka dhënë dorëheqje nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të NP “Rrugë dhe Rrugica”, Boris Nastov, shkruan Alsat. Ai ka thënë se kur e ka marrë drejtimin në Qytetin e Shkupit për këtë ndërmarrje, e ka gjetë në gjendje shumë të keqe derisa thotë se këtë vendim e ka marrë si rezultat i komunikimit joadekuat me kryetaren e Qytetit të Shkupit, si dhe mosmirëkuptimit në realizimin e projekteve kyçe me interes për qytetin, për të cilat siç thotë ai, kompania publike kishte mundësi dhe potencial./ Alsat.mk

Lexo më Shumë