Author: almakos

Gazetar: Mefail Ismaili  Ish-sekretari i Qytetit të Shkupit Gjoko Vellkovski i cili u shkarkua dy ditë më parë, paralajmëron se do ta padisë kryetaren Danella Arsovska për shpifje, pas deklaratës së saj se edhe ai ka marrë pjesë në kurdisjen e tenderit për Stacionin pastrues në Shkup. Para se të parashtrojë padinë, Vellkovski i ka dhënë afat prej 48 orëve kryetares Arsovska që ajo ti kërkojë falje. “Bëhet fjalë për deklaratë shpifëse e cila e prishi nderin tim. Andaj duke marrë parasysh dispozitat 13 dhe 14 të Ligjit për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe ofendim kërkoj nga Arsovska që ta…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave përgatitet me të madhe për vendosjen e tatimeve të reja. Sipas njoftimeve, reforma tatimore do të përfshijë punëtorët honorar ndërsa do të tatohen edhe kursimet bankare të qytetarëve dhe fitimi i ri-investuar i kompanive. Tatimi progresiv, që ishte premtim parazgjedhor i kësaj qeverie, si mundësi për tatimim më të drejtë, duket se do të zgjatet sërish. Nga Oda Ekonomike thonë se tani nuk është aspak koha për tatime të reja, pasi për shkak të krizës energjetike kompanitë mezi po mbijetojnë. Këto janë vetëm disa nga temat e emisionit të sotëm  “Magazina ekonomike” në Alsat  orën 22:00.

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Teatri Kombëtar Shqiptar nuk ka drita. Për shkak të borxhit disa mujor ndaj elektro-distributorit ky institucion është shkyçur nga rrjeti i furnizimit të energjisë elektrike, shkruan Alsat. E gjithë godina ngjanë si një gërmadhë. “Siç po shihni nuk ka energji elektrike as këtu në Teatrin Kombëtar Shqiptar në Shkup. Ambiente të errëta kanë pamundësuar provat dhe punën e aktorëve dhe gati dy muaj Teatri ka mbetur jo funksional”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili. Nga drejtoria e Teatrit Shqiptar thonë se mjetet shtesë të siguruara me rishikimin e buxhetit nuk ishin të mjaftueshme pasi një proces i…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të lajmit nga televizioni Alsat se nxënësit e fshatit Sellcë përballen me mungesën e transportit për në shkollat e mesme, sot kanë reaguar nga komuna e Tetovës duke sqaruar se të dielën njëri nga transportuesit është hequr nga bartja e nxënësve, gjë që ka shkaktuar mungesë të një furgoni, megjithatë shtojnë se kanë intervenuar menjëherë duke e zëvendësuar me transportues tjetër dhe problemi tashmë është zgjidhur. “Nga dita e djeshme tashmë janë katër furgon që transportojnë nxënësit në shkollat e mesme të Tetovës. Na u konfirmua se një problem i tillë më nuk ekziston dhe se gjithë nxënësit…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për iniciativën e paraqitur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, në të cilën kontestohet Ligjit për Marrëdhënie Pune, me të cilin parashihet që të dielave të mos punohet. Nga Gjykata Kushtetuese thonë se ka mungesë kuorumi për të vendosur në lidhje me çështjen. Ligji mbetet në rendin juridik, gjegjësisht e diela do të mbetet ditë jo pune, përveç në veprimtaritë që bëjnë përjashtime. “Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë vendim për këtë lënde për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme. Kjo është një nga 40 lëndët të cilat nuk kanë…

Lexo më Shumë

Komisioni i përbashkët multidisiplinar i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sipas paralajmërimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot do të mbajë takim. MPJ njoftoi dje për takimin, duke shkëmbyer informacione se anëtar i ri i Komisionit është emëruar Dimitar Ljorovski, historian dhe profesor në Institutin e Historisë Kombëtare – Shkup. “Llorovski është emëruar anëtar i ri i Komisionit në përputhje me ekspertizën e tij dhe rekomandimet e Komisionit për mbulim adekuat të fushave të punës së tyre”, njoftojnë nga MPJ.

Lexo më Shumë

Sonte në Programi 200, mysafirë ishin Mile Levkov nga VMRO-DPMNE dhe Mile Taleski nga LSDM. Në fund të programit ata u pyetën për skepticizmin evropian. “VMRO-DPMNE është një parti politike e madhe  e cila me politikën e saj, padyshim që po krijon një drejtim të tillë. Duke pasur parasysh këtë, kjo parti nuk mbështet synimet kryesore strategjike të shtetit. Qëllimi më i madh strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha Taleski. Por sipas Levkovit, Qeveria çdo kritikë e cilëson si antievropiane, përkundrazi, iniciativa për referendum, për qeverisje të përgjegjshme, për reforma është rrugë drejt Bashkimit Evropian./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Sot (13.9.2022), në orën 7, në f Volkovë, Shkup, policë nga Njësiti për Punë të Brendshme – Departamenti për çështje kriminale, Gjorçe Petrov, kanë privuar një të mitur nga f. Volkovo. Ai dyshon se më 10.09.2022, në ora 23:15, në lagjen Damë Gruev në Shkup, në një autobus të JSP-së, së bashku me dy persona të tjerë, është kanosur me send të mprehtë nga V. N. (19) nga s. Orman mori një çantë shpine me sende. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, tha se iniciativa e Mickoskit për referendum është në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë dhe duhet të refuzohet. “Kushtetuta si akti më i lartë juridik është i qartë: Në nenin 118, përcakton qartë se marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Marrëveshja e fqinjësisë së mirë është një marrëveshje ndërkombëtare dhe sipas Kushtetutës, efekti juridik i saj nuk mund të ndryshohet. Është e qartë se Mickoski qëllimisht e ka ideuar dhe paraqitur këtë…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi e refuzoi nismën e VMRO-DPMNE-së për organizimin e referendumit. Në përgjigjen me shkrim, të cilën ia ka dërguar kreut të opozitës, Hruistijan Mickoski, kryeparlamentari Xhaferi thekson se nisma bie ndesh me nenin 118 dhe 8 të Kushtetutës. “Në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se marrëveshjet ndërkombëtare, që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë të rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Në nenin 8, paragrafi 1 alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues është…

Lexo më Shumë

Shoqata e Shërbimeve Komunale për Maqedoni, ADKOM ka bërë sot një paralajmërim përfundimtar për Qeverinë që t’i ndihmojë ndërmarrjet për të kapërcyer krizën energjetike, në të kundërtën mbi një milion qytetarë mund të mbeten pa ujë të pijshëm. Përveç kësaj, ata kanë frikë se mbi 15,000 punonjës të ndërmarrjeve komunale mund të lihen në rrugë pasi kërcënon se do t’i lërë pa punë shkaku i mos sigurimit të pagave. Ndërmarrjet e shërbimeve komunale, me çmimet e reja kanë marrë fatura 10 herë më të larta se më parë. Ata kërkojnë që shteti dhe komisioni rregullator të paguajnë energjinë elektrike në…

Lexo më Shumë

“Programi 200”, një nga programet e rëndësishme të televizionit Alsat, filloi sot sezonin e 11-të.Risia e tij është se veç autorit dhe gazetarit të deritanishëm, Nazim Rashidit, pjesë e tij do jetë edhe gazetarja dhe redaktorja e këtij televizioni Semra Musai.Rashidi thotë se “Programi 200” do vazhdojë të jetë vend i ideve dhe “në linjë të avangardës dhe progresit që ka tentuar të sjellë “Programi 200” por edhe në linjë të dinamikave të reja dhe risive të televizionit emisionit i bashkohet edhe kolegia Semra Musai”, tha Rashidi.Musai thotë se “programi do vazhdojë të jetë vend i intervistave, debateve dhe çështjeve…

Lexo më Shumë