Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate ka njoftuar se në periudhën e ardhshme do të paraqesë kërkesa të reja për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit. Siç thuhet në njoftim, për Nikolla Gruevskin janë dërguar një kërkesë për ekstradim nga nëntori 2018 dhe një shtesë në kërkesën për ekstradim nga qershori 2019. Është kërkuar ekstradim për të gjitha rastet për të cilat kemi ditur se janë duke u zhvilluar procedura para organeve të drejtësisë maqedonase, përkatësisht për të gjitha procedurat për të cilat është lëshuar urdhër. Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 05.08.2019 me arsyetimin se…
Author: almakos
Pas njoftimi të Qytetit të shkupit, se kanë shkarkuar sekretarin dhe drejtorin e N.P Uji dhe Kanalizimeve, sekretari i Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski, përmes një njoftimi sot, mohoi të jetë shkarkuar, derisa tha se vetë ka dhënë dorëheqje nga ky post. Ai përmes këtij njoftimi, ka shprehur zhgënjimin e tij me kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska për, siç thotë ai, potencialin e dobët për bashkëpunim. Në reagimin e Velkovskit ndër të tjera thuhet: “Duke pasur parasysh se në këtë pozitë kam ardhur pasi më parë jam zgjedhur këshilltar në komunën e Çairit, që është vendi ku jetoj dhe ku…
Qyteti i Shkupit ka shkarkuar Zlatko Perinskin, ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizim, për shkak të sjelljes së papërshtatshme në procedurën e ndarjes së tenderit. “Për shkak të tentativave për ndikim, të cilat konsiderohen si tendencë që vërteton dyshimet e bazuara të Qytetit të Shkupit për sjellje të papërshtatshme në procedurën për zgjedhjen e kontraktorit për tenderin prej 136 milionë eurosh, për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Perinski u shkarkua të premten, më 9 shtator 2022”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.
Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në seancën e sotme duhet të vazhdojë debatin për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Para anëtarëve të Komisionit duhet të gjenden kandidaturat e prokurorit publik Ljubomir Joveski, të propozuar nga partitë në pushtet dhe propozimi i opozitës – profesori universitar Savo Klimovski.
Faqja zyrtare e internetit e Ministrisë së Arsimit për të tretën ditë me radhë është jashtë funksionit pas sulmit të hakerave. Ministri e Arsimit nuk zbardh nëse është zbuluar burimi i sulmit edhe pse pas goditjes së faqes për disa orë qëndroi mesazhi, sulmuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers. Ministria e Arsimit ditë më parë theksoi se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi nuk ka baza të të dhënave po se faqja është e karakterit informativ. Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit së Maqedonisë së Veriut, thuhet se “ekspertët po ndërmarrin veprime për rritjen e sigurisë së faqes së…
Sot në ora 04:35 është raportuar se në Shkup në rrugën “Bellasica”, përballë kryqëzimit me bulevardin “Goce Dellçev”, ka ndodhur një aksident në komunikacion ndërmjet dy automjeteve “Volkswagen Passat”, të dyja me targa të Shkupit njërin e drejtonte D. M. (37) nga Shkupi, ndërsa tjetrin e drejtonte N.G (39) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkudhëtari në automjetin e dytë A.S.(48) nga Shkupi, të diagnostikuar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe dy shoferët dhe bashkudhëtarët nga dy automjetet S.V.S..(47), A.D. (36) dhe S.T.(24), të gjithë nga Shkupi, që janë konstatuar në Spitalin e…
Gazetar: Miki Trajkovski Shtatë vite nga fillimi i ndërtimit, pishina e mbyllur në Ohër ende nuk ka përfunduar. Gati një vit nuk ka asnjë aktivitet, edhe pse autoritetet premtojnë se pishina është duke përfunduar. Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Naumçe Mojsovski, thotë se afati për ndërtim i cili ishte deri më 31 dhjetor të këtij viti, do të shtyhet deri në pranverë. “Në pishinën e Ohrit vazhdojmë. Me mbikëqyrjen kemi pasur ngecje gjashtë muaj, është zgjedhur mbikëqyrje tjetër, kemi pasur pasoja të padëshiruara, kompania që kryen punimet, shefi i tyre ka përfunduar në paraburgim. Derisa të rifilluan, iu…
Momente më vonë, uji i përmbytjes po nxiton në bodrum duke bllokuar dy persona në të (Foto: Janice Valle) Gazetare: Evi Shkopi Në shumë zona në kryeqytet numri i popullsisë ka qenë më i vogël në kohën kur është ndërtuar sistemin i kanalizimit për ujërat e zeza. Vitet e fundit çdo ditë kanë mbirë ndërtime të reja si “kërpudhat pas shiut”, duke bërë që ky sistem kanalizimi që ishte ndërtuar për 200 apo 300 banorë, tani të shërbejë për numër banorësh disa herë më të lartë. Një nga komunat ku numri i popullsisë është rritur gjatë viteve të fundit është…
Policia dje gjatë kontrolleve në komunikacion në Shkup ka shqiptuar 175 gjoba për kundërvajtje, prej të cilave 53 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 15 për vozitje në gjendje të të dehur. MPB njoftoi se 12 persona janë gjobitur për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për automjete të paregjistruara, katër për shoferë fillestarë, tre masa për kalim në semafor të kuq, si dhe janë gjobitur 14 motoçiklistë. Nga MPB njoftojnë se edhe në ditët e vijim do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara në komunikacion për rritjen e disiplinës në komunikacion dhe rritjen e sigurisë.
Prokuroria Themelore kërkon paraburgim për shkupjanin 20-vjeçar i cili dyshohet se ka dhunuar tre fëmijë. Ngjarja ka ndodhur me 9 shtator, para një shkolle të mesme në Kisella Vodë. “Përderisa njëri nga fëmijët e dëmtuar 15 vjeçar ishte ulur në bar-kafe me shokët e klasës, i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë të panjohur ka hyrë brenda dhe e ka kapur fëmijën nga qafa dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë. Duke e shtrënguar në qafë, ai e ka çuar në garazhe nëntokësore në afërsi dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë e shtuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të stuhisë afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 6. Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale…
Një person ka me veturën e tij ka goditur një shtyllë që gjendet afër ambasadës bullgare, ndërsa pasaj ka goditur edhe dy vetura në pronësi të ambasadës. “Me datë 10.09.2022 në ora 03:20 është raportuar se në Shkup, në rrugën “Mitropolit Teodosij Golloganov”, përballë ambasadës së Republikës së Bullgarisë, automjeti “Opel Zafira” me targa të Shkupit drejtuar nga një person, ka goditur shtyllën e llambave për ndriçimin rrugor dhe më pas ka goditur edhe dy automjete “Mercedes” dhe “BMW”, në pronësi të Ambasadës, dhe janë larguar nga vendi i aksidentit. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll inspektuese nga SPB…

