Faqja zyrtare e internetit e Ministrisë së Arsimit për të tretën ditë me radhë është jashtë funksionit pas sulmit të hakerave. Ministri e Arsimit nuk zbardh nëse është zbuluar burimi i sulmit edhe pse pas goditjes së faqes për disa orë qëndroi mesazhi, sulmuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers. Ministria e Arsimit ditë më parë theksoi se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi nuk ka baza të të dhënave po se faqja është e karakterit informativ. Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit së Maqedonisë së Veriut, thuhet se “ekspertët po ndërmarrin veprime për rritjen e sigurisë së faqes së internetit, dhe vetëm më pas ajo do të aktivizohet”. Sulme kibernetike, ditëve të fundit kanë raportuar edhe Kosova, Shqipëria e Mali i Zi. Më 6 shtator, qeveria e Kosovës ka njoftuar se disa web-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik, por nuk ka specifikuar cilat. /alsat.mk
Data 26.08.2026
Aktuale
- LAJM I FUNDIT/ Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi
- Kurti, VLEN-i dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mblidhen në Shkup: Mesazhi i fortë pas nisjes së punimeve për autostradën Shkup-Bllacë!
- EKSKLUZIVE/ Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore. Nga Demo te Meidani
- Sejdi kundër ministrit Shasivari: Provimi i jurisprudencës në teori dhe praktikë duhet të mbahet në shqip
- Kur “analisti” bëhet armë propagande: kush po e shiste Kosovën nga studiot televizive?
- Bakiu: Për autostradën Shkup–Bllacë mund të falet një gabim, por jo dështimi i përsëritur për dekada!
- Zverneci 2? Pse filmon? Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person
- Toshkovski: Rreth 310 të rinj që plotësuan kriteret do të bëhen nxënës të Shkollës së Mesme Policore



