Gazetare: Fatlume Dervishi Profesori Jeton Shasivari vlerëson se Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë e cila është ratifikuar dhe tashmë ka prodhuar efekte juridike kombëtare dhe ndërkombëtare, prandaj nisma për referendum e opozitës për shfuqizimin e saj, thotë ai, nuk ka bazë kushtetuese dhe ligjore dhe mbi të gjitha është jashtë afatit. “Kërkesa është për një referendum shfuqizues apo abrogues të cilin lloj të referendumit nuk e njeh as kushtetuta jonë dhe as ligji për referendum për shkak se në nenin 24 të ligjit për referendum, edhe pse parashihet mundësia që marrëveshjet ndërkombëtare të…
Author: almakos
Ueb faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) është hakuar mbrëmë. Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi “HACKED BY GREEK HACKING TEAM NETWATCHERS”. Për shkak të sulmit, nuk u hapte asnjë nënfaqe e kësaj ueb faqeje, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”. Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje dhe nuk mund të kyçet në të.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët, mjaft i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Do të krijohen kushte për shfaqjen e një stuhie afatshkurtër me shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 6. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Prej mesditës do të…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 233 testime për coronavirus, ndërsa 34 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre shumica (26) janë në Shkup, ndërsa 8 raste janë riinfektime. MSH informon se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i vdekur. Ndërkaq ISHP ka regjistruar 264 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 341.404, prej të cilëve 330.866 janë shëruar, ndërsa 9.506 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (9 shtator) është 1.032.
Katër persona, dy prej të cilëve shtetas të Serbisë, dyshohen për veprën penale “Trafikim me fëmijë”. Me kërkesë të prokurorit për krim të organizuar, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Sipas prokurorisë, në fund të muajit të kaluar në Shkup, i dyshuari i katërt, përmes një ndërmjetësi ka pranuar të gjejë nuse për djalin e shtetasve të dyshuar serbë. Ai kontaktoi me të dyshuarin e parë i cili për nuse ka ofruar motrën e tij, e cila sapo kishte mbushur 14 vjet. Sipas marrëveshjes, vëllai ka marrë 3000 euro, prej të cilave 200 euro është dashur…
Gazetare: Fatlume Dervishi Për herë të parë pas 23 vitesh, një president i Italisë vizitoi vendin dhe realizoi takme me kreun shtetëror. Presidenti Italian Serxho Matarella takoi homologun e tij në Shkup Presidentin Stevo Pendarovski për t’i përcjellë mbështetjen e vendit të tij për rrugën eurointegruese të Shkupit. “Në këtë kontekst kërkova ndihmë nga Presidenti Matarella për menaxhimin e krizës energjetike gjegjësisht të na mundësohet qasje te mekanizmat dhe instrumentet e unionit për zbutjen e efektit negative mbi vendet tona nga kriza energjetike. Ky ishte një takim i rëndësishëm, siç u ka hije dy vendeve mike”, tha Stevo Pendarovski, President.…
Gazetare: Fatlume Dervishi Nisma për organizimin e referendumit u dorëzua në Kuvend dhe tani është radha e ligjvënësit të vlerësojë nëse nisma është formalisht në rregull. VMRO-DPMNE-ja si propozues i nismës nuk e mohon as refuzimin e nismës si të parregullt. “Shpresoj se kryetari i Kuvendit nuk do të shfrytëzojë ndonjë nga metodat e tij të njohura dhe se rregullsia e nismës do të konfirmohet dhe që ajo do të vijojë procedurat siç parashihen në Rregullore dhe në Ligjin për referendum”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE. Nga kabineti i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi thonë se ai nuk e ka pranuar…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Tre familjet e nacionalitetit romë që jetonin në këtë shtëpi e cila para vit më parë u përfshi nga flakët, ende nuk janë sistemuar, edhe përkundër premtimeve si nga Komuna e Gostivarit po ashtu edhe nga Ministria e transportit dhe ajo e punës dhe politikës sociale. Izolimin e hapësirës për tu ngrohur nga dimri, në mungesë të druve dhe sobave, mundohen që ta bëjnë me kartonë dhe najloni. Derisa në këtë dhomë që është vetëm 5 metra katror jetojnë dy familje, në tjetrën prej letre jetojnë tre persona, pas kushtet minimale për jetesë. “Ne nga 20 janari…
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë miratuar dy vendime përmes të cilave synohet tu dilet në ndihmë kompanive sa i përket furnizimit me energji elektrike. “Vendim që tu dalim në ndihmë kompanive që janë në tregun e lirë, sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe definuam marzhën të cilën ata mund ta implementojnë në momentin që bëjnë kontrata për furnizim me energji elektrike e cila nuk mund të jetë më shumë se 10 për qind, duke u referuar në çmimin e bursës HUPX (Hupex) e cila është bursë referente…
Besimi se dhëndri nuk duhet ta shohë nusen me fustanin e nusërisë para ceremonisë ka ekzistuar prej shumë kohësh. Besohet se nëse e sheh para dasmës, martesa e tyre do të shoqërohet me fatkeqësi dhe nuk do të zgjasë shumë. Në fakt është një zakon që e ka origjinën në kohët e lashta. Martesat e hershme nënkuptonin që nusja dhe dhëndri do ta shihnin njëri-tjetrin për herë të parë në jetën e tyre vetëm në dasmë. Dhëndrit nuk i lejihej të shihte gruan me të cilën do të martohej përpara ceremonisë së dasmës, në mënyrë që të mos ndryshonte mendje…
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski pas takimit me homologun e tij italian, Sergio Mattarella deklaroi se kanë biseduar për gjendjen aktuale në Ballkanin Perëndimorë, krizën energjetike dhe integrimin e vendit tonë në BE. “Një nga temat për të cilat biseduam ishte edhe procesi i integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Publikisht falënderoj Italinë për mbështetjen në këtë rrugë. Si aleatë në NATO këmbyem mendime për luftën në Ukrainë dhe ri-afirmuam thirrjen për ndërprerjen e këtij konflikti. Kërkova mbështetjen e presidentit Mattarella për krizën energjetike”, tha Pendarovski.
Presidenti italian Sergio Mattarella gjatë qëndrimit të tij në Shkup deklaroi se Italia do ta mbështes Republikën e Maqedonisë në rrugën e reformave të nevojshme për integrim sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian. “Italia do të jetë në anën e Maqedonisë, do ta mbështes gjithnjë Maqedoninë në rrugën e reformave dhe besojmë se ky proces do të jetë më i shkurtër. Biseduam edhe për partneritetin e vërtetë ekonomik. Biseduam për problemet energjetike, dhe se Evropa duhet të bëj përpjekje që të jetë e pavarur nga gazi rus”, deklaroi presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

