Author: almakos

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (08.09.2022) me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 116 gjoba, nga të cilat 26 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 18 gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, 10 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, tetë gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, katër sanksione për shofer fillestar si dhe tre masa për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq). Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë.…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të presë Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Presidenti Mattarella do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, më pas takimi kokë më kokë i presidentëve Pendarovski dhe Mattarella dhe takimi plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Italisë. Presidentët Pendarovski dhe Mattarella janë takuar deri më tani në Romë në nëntor 2019 dhe në maj 2021. Siç njoftoi Ambasada Italiane, pas takimit me Pendarovskin, Mattarella do të shkojë në Kuvend, ku do të takohet me…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Pasdite, pritet të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Indeksi UV do të jetë 7. Temperaturat minimale në tre ditët e ardhshme do të lëvizin nga 9 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale nga 23 deri në 32 gradë.

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II. “Ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Angazhimi i saj i përjetshëm për t’i shërbyer popullit, përkushtimi dhe lidershipi edhe në momentet më të vështira do të jetë një frymëzim i qëndrueshëm për brezat e rinj”, shkruan Pendarovski në Facebook. Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Lexo më Shumë

Në periudhën prej orës 18:00 të datës 09.07.2022 deri në ora 06:00 të datës 09.08.2022 gjatë një manifestimi muzikor në një park të qytetit në Strumicë, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë kanë arrestuar S.S. (26), D.S. (20), G.B. (28), M.A. (45), A.S. (24), A.M. (25) dhe A.B. (28), të gjithë nga Shkupi, J.B. (40) nga Strumica dhe A.A. (19) nga Kavadari. Gjatë kontrollimit së personave u gjetën dhe sekuestruan marijuanë, lëndë pluhuri, tableta… Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Lexo më Shumë

Sot (8 shtator) nga ora 10:00 deri në ora 17:00, policia nga SPB-Tetovë ka kryer kontrollet të intensifikuara për të sanksionuar shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë me çka janë shqiptuar gjithsej 207 masa (TE-130 dhe GV-77). Nga këto 117 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendbanimeve. Pesë drejtues mjetesh ((TE-3 dhe GV-2) kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit me më shumë se 70 kilometra në orë dhe 49 (TE-19 dhe GV-30) kanë tejkaluar shpejtësinë për mbi 50 kilometra në orë. Gjatë kontrolleve janë shqiptuar gjithashtu 90 masa për tejkalimin e shpejtësisë në qytete (TE-70 dhe GV-20), nga të cilat…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 672 teste, ndërsa janë regjistruar 109 raste të reja me COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (109), janë regjistruar 27 riinfeksione. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 130 pacientë të shëruar nga COVID-19. Gjatë 24 orëve të kaluara është raportuar një viktimë nga Struga (76 vjeç). Personi ka humbur jetën në kushte spitalore. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 341.370, numri i të shëruarve është 330.602, numri i atyre që humbën jetën është 9.503…

Lexo më Shumë

Departamenti amerikan i Shtetit në emër të SHBA-së, sot i dërgoi urim popullit të Maqedonisë së Veriut me rastin e 31-vjetorit të pavarësisë së vendit. “Me hapjen e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut këtë vit bëri përparim të shkëlqyeshëm drejt integrimeve evropiane. Aleanca në Evropë dhe synimi drejt vlerave tona demokratike është shumë më me rëndësi se kurdo herë”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken. Në urim ceket se “në vitet që vijojnë SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetje për aleaten tonë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane”. Blinken gjithashtu tha edhe se “të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Mbi 20 arsimtarëve në 12 Shkolla Fillore dhe të mesme në Tetovë në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit u ka skaduar kontrata e punës, shkruan Alsat. Këto vende janë plotësuar me mësimdhënës të ri. Ndërkohë 108 arsimtarëve të tjerë të cilëve po ashtu u kishte skaduar kontrata, të njëjtave komuna  ua vazhdoi kontratat. Arsimtarët të cilët mbetën pa punë nëpërmjet protestës të cilës iu bashkëngjiten edhe disa nxënës, largimin e quajtën politik. Por këto akuza kreu i Tetovës Kasami i hodhi poshtë si të pavërteta. Ai tha se Komuna lëre që nuk përzihet nëpër Shkolla…

Lexo më Shumë

Më 8 shtator 2021 Maqedonia e Veriut festonte 30-vjetorin e Pavarësisë, e nga ana tjetër mediat filluan të raportojnë për një tragjedi të madhe. Një zjarr i madh kaploi qendrën për COVID-19 në Tetovë. Në zjarrin vdekjeprurës që kaploi spitalin modular për covid në Tetovë humbën jetën 14 persona tetë gra dhe gjashtë burra të moshës 29 deri 78 vjeç. 2 pacientë të tjerë mrekullisht shpëtuan, bashkë me dy mjekë dhe katër infermiere. Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte shpallur tri ditë zie për nder të viktimave. Gjithashtu u organizuan edhe disa protesta për këtë rast. Pas tragjedisë, dy…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e vendit, me mesazhin se të bashkuar në liri duhet të vazhdojmë perspektivat tona, sepse historia na mëson se për çdo hap të rëndësishëm përpara nevojitet bashkim. Në vazhdim në mënyrë integrale është urimi i Kryeministrit Kovaçevski me rastin e Ditës së pavarësisë: “Të nderuar qytetarë të lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, E presim këtë festë të madhe shtetërore, të bashkuar në një shoqëri të përbashkët në vend, si një anëtare dinjitoze e NATO-s…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, do të arrijë në mbrëmje për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në Shkup, siç njoftojnë nga Ambasada e Italisë, presidenti Mattarella nesër do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski. Pas takimit kokë më kokë, së bashku me delegacionet e tyre, dy presidentët do të zhvillojnë një takim pune, ndërsa pas përfundimit të tij është caktuar një konferencë për media. Pas takimit me Pendarovskin, Mattarella do të shkojë në Kuvend, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Në kuadër të seancës formale, Mattarella do t’i drejtohet deputetëve.…

Lexo më Shumë