Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Republikës Sllovake, Zuzana Çaputova, që do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç paralajmëruan nga kabineti presidencial, presidentja sllovake do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka do të pasojë takim tet-a-tet takim midis kryetarëve dhe takim plenar i delegacioneve. Në kuadër të vizitës, Çaputova dhe Pendarovski do të vendosin kurora në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.
Author: almakos
Gazetare: Evi shkopi Banorët e rrugës Trajko Dodevski Jovanovski në Kumanovë protestuan në shenjë revolte ndaj komunës për mos asfaltimin e rrugës shpie tek shtëpitë e tyre edhe pse siç thanë banorët, kreu i Komunës ua kishte premtuar dy herë, shkruan Alsat. Banorët thonë se nuk do t’i ndalin protestat deri sa të realizohet premtimi që kreu i Komunës Dimitrievski u ka dhënë. “Kaluan 4 vite. Në zgjedhjet tjera përsëri na premtoi, por me realizimin s’është bërë asgjë. Ne ja kemi dhënë votat për të na rregulluar këtë rrugë. Unë kam qenë nja 10 herë në komunë, edhe s’ është…
Gazetar: Adnan Qaili Në ditën e dytë të grevës së mjekëve amë, në mjekësinë primare trajtohen vetëm rastet urgjente. Kjo formë e protestës tre ditore, nuk po ju pëlqen autoriteteve shëndetësore, duke theksuar se mbetën pacientët pa marr shërbimet mjekësore, shkruan Alsat. Por, nuk dihet afati se kur mund tu realizohet premtimi që iu është dhënë që koeficienti çmimit të jetë 90 denarë për çdo pacient në muaj. Ministri Shëndetësisë Bekim Sali tha se kjo zgjidhje është definuar në ndryshimet ligjore që janë në fazën finale. “Ne si Ministri nuk kemi arritur të bindim vetëm një pjesë të vogël apo…
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë u diskutua rreth gjendjes me energjinë elektrike në vend dhe më gjerë, me ç’rast pjesëmarrësit njëzëri konstatuan se na pret një periudhë e vështirë, shkruan Alsat. Kryeministri Kovaçevski me këtë rast deklaroi se Qeveria po bën përpjekje për tu përballur me këtë sfidë. “Për momentin gjendja është alarmante, kemi mungesë të energjisë elektrike në Evropë dhe shumë herë e kam përsëritur se na pret një dimër i vështirë. Kjo qeveri po bën përpjekje me ballafaqimin e kësaj sfide. Megjithatë situatën edhe më shumë e vështirosi lufta në Ukrainë. Jemi vend i vogël…
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Penale për rastin “Monstra” dhënë më 23 shkurt të vitit kaluar. Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq mbeten në burg me masën e dënimit të përjetshëm, derisa Apeli ka vërtetuar edhe dënimin prej 15 viteve burg për Fejzi Azirin dhe 9 vite për Haki Azirin. Gjykata e Apelit ka njoftuar shkurt se ankesat e të gjithë të dënuarve janë hedhur poshtë. Rigjykimi për rastin “Monstra” që i referohet vrasjes së pesëfisht në liqenin e Smillkovës në vitin 2012 erdhi pasi ish Prokuroria Speciale Publike mori përfaqësimin e akuzës për terrorizëm. Dy…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Pas një viti vonesë, sot më në fund ka filluar gjykimi për rastin e modularit në Tetovë, i cili u përfshi nga flakët më 8 shtator të vitit të kaluar, shkruan Alsat. Seanca e parë nuk është mbajtur, shkaku i mos paraqitjes në gjyq të dy të akuzuarve, drejtorit ekonomik Artan Etemi si dhe përgjegjësit të COVID qendrës, Boban Vuçevski. Pas verifikimit të emrave të të akuzuarve, gjykatësi Jordan Vellkovski, vendosi që të anulojë seancën, dhe të njëjtën ta caktojë për datën 14 tetor me fillim nga ora 10:00. Në ndërkohë, mungonte edhe mbrojtësi i subjektit juridik…
Policia e Kosovës njofton se mbrëmjen e së hënës ka arrestuar një person në fshatin Debëlldeh të Vitisë, pasi i njëjti dyshohet për kontrabandim të barnave. Sipas njoftimit, rreth orës 19:40 është pranuar informacion se në këtë fshat janë duke lëvizur disa automjete të dyshuara, në mesin e tyre njëra dyshohej se kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara të sjella nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale, në ndërkohë që dy automjete të tjera kanë bërë përcjelljen e saj. “Pas pranimit të kësaj informate njësitë operative nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-taktike…
Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi verilindor. Në orët e pasdites në disa vende vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 22 deri në 28 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet deri…
Më 15 tetor do të nisë sezoni i ngrohjes, por ende nuk janë zgjidhur dilemat se si do të faturohen qytetarët e Shkupit të Maqedonisë së Veriut lidhur me energjinë termike që do të harxhojnë. Qytetarët po kërkojnë që të vendosen pajisje matëse për energjinë termike, me qëllim që ta dinë saktë se kush sa energji termike harxhon dhe në bazë të energjisë së shpenzuar të paguajnë faturat për ngrohjen qendrore. Nëse kjo kërkesë e tyre nuk realizohet, qytetarët e Shkupit kanë paralajmëruar shkyçjen nga sistemi qendror i ngrohjes, me qëllim që të ulin koston e jetesës, teksa po përballen…
Javën e ardhshme do të mbledhim nënshkrimet e duhura për referendum. “Do të dalim në referendum dhe të gjithë do të themi një zëri Po për një Maqedoni europiane, por jo në këtë mënyrë”, tha Mickoski. I ftoj të gjithë partite politike opozitë-pozitë, pa dallime orientime politike të djathta, apo të majta, që ta përkrahin këtë inciativë, sepse opsionet janë të thjesha a jeni për një Maqedoni europiane, apo për një Maqedoni që cenohet. “Ne kërkojmë që populli të vendosë në referendum dhe pyetja në referendum është e thjeshtë: A jeni për daljen nga marrëveshja e nënshkruar nga Bullgaria dhe…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mori garanci nga kolegu i tij bullgar Galap Donev se Bullgaria do ta ndihmojë vendin nëse në Maqedoni mungon energjia elektrike. Të mërkurën do të formohet një grup pune i cili do të hartojë detajet e bashkëpunimit energjetik. Përveç energjisë elektrike, dy kryeministrat patën qëndrime pozitive edhe për interkonjektorin e gazit dhe projektet e tjera që lidhen me krizën energjetike. “Kemi folur për sasitë që nevojiten në vendin tonë, duke pasur parasysh se Republika e Bullgarisë është eksportuese e energjisë elektrike falë kapaciteteve që ka, veçanërisht e energjisë elektrike të prodhuar nga termocentrali bërthamor”, tha Dimitar Kovaçevski,…
Më datë 06.09.2022 (e martë), duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Presidentit Stevo Pendarovski do të mbahet seanca e 17-të e Këshillit të Sigurisë Në rend të ditës në seancë do të jetë diskutimi për krizën energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe masat për tejkalimin e saj. Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

