Mbrëmë rreth orës 21 në Çair, sipas informacioneve jozyrtare thuhet se është plagosur një polic. ” Më 03.09.2022, në ora 21:16 nga Klinika Nëna Terezë është lajmëruar se është sjellë një i lënduar R.M. (24), i lënduar me armë zjarri, në rrugën Metodija Mitevski në Shkup. Sipas R.M., në drejtim të tij është gjuajtur nga një banor i Haraçinës. Po meren masat për zbardhjen e këtij rasti”, thonë nga MPB-ja.
Author: almakos
Qarkullimi në rrugë po zhvillohet pa probleme në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë qendrave të qytetit është mesatar, tha Lidhja e Automjeteve. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, siç theksojnë nga Lidhja e Automjeteve, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi. LMMA rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë jogore të dobët deri mesatare. Në fund të ditës dhe gjatë natës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë. Sidomos në viset lindore dhe juglindore proceset do të jenë më intensive dhe në formë stuhie afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima të shpeshta dhe erë të fortë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa ato të ditës nga 24 deri në 30 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i lindjeve në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është ulur me 6,5% dhe ka arritur në 4,379 lindje. Numri i vdekjeve në tremujorin e dytë 2022 shënoi një rënie prej 33,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe arriti në 4760 vdekje, nga të cilat 22 ishin foshnja. Lindjet shkojnë në negative dhe arrinë në -381, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i vogël se numri i të vdekurve. Numri…
Gazetare: Evi Shkopi Klinika për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv e njohur si “ Karil” që pas stuhisë së të martës nuk pranon pacient, sepse një pjesë e hapësirave të saj u përmbytën. Nga VMRO-DPMNE sot akuzuan se nuk po ndërmerret asnjë hap për sanimin e dëmeve dhe rivënien sa më të shpejtë në funksion të kësaj klinike që është kyçe të shëndetësinë terciare. “Sot parashtrojmë pyetje dhe paralajmërim kyç deri tek drejtoresha e “ Karil”, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera kompetente. Çfarë po ndërmerret që kjo klinikë në mënyrë të duhur të përgatitet për funksionim. Kjo nuk është…
Gazetar: Miki Trajkovski Inflacioni, çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë, faturat e larta të energjisë elektrike i kanë detyruar hotelierët dhe gastronomët të rrisin çmimet e aranzhimeve, por edhe të shërbimeve. Në sezonin e verës që po kalon, ata shitën aranzhman 20% më të lartë se vitin e kaluar. “Ka rritje të çmimeve, por në realitet edhe mysafirët vendas edhe të huajt e dinë se kjo situatë është rritje e çmimeve në mbarë botën, jo vetëm në Ohër apo Maqedoni”, tha Ilçe Dimitireski – menaxher i një hoteli në Ohër. Për shkak të kostos së lartë, disa gastronomë po…
Paralajmërohet një variant të ri i COVID-19 në dimër. Agjencia e Barnave të Bashkimit Evropian (EMA) tha se një variant “plotësisht i ri” i COVID-19 mund të shfaqet këtë dimër, por shtoi se vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit nga sëmundjet e rënda. Zyrtarët e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) më 2 shtator thanë se organizata po përgatitet të hapë një fushatë për vaksinat përforcuese përpara një vale të re të parashikuar të rasteve të koronavirusit. Shefi i vaksinave në EMA, Marco Cavaleri tha në një konferencë shtypi se njerëzit “nuk duhet të presin për një vaksinë specifike”. “Mund…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Zvarritja e procedurave për mos miratimin e ligjit për lojërat e fatit ka nxitur lëvizjen Antibixhoz që në fund të muajit të protestojë para Qeverisë dhe Kuvendit. Drejtuesit e kësaj lëvizje paralajmëruan se do t’i publikojnë edhe emrat e politikanëve të përfshirë në këtë biznes, e që sipas tyre, janë pengesa kryesore për mos miratimin e ligjit të ri. “Ne jemi duke përgatitur për të gjithë bosat t’i quaj kështu, duke u nisur nga politika e deri tek njeriu më i vogël që është i përshirë tek lojërat e fatit. Ne do i shpalosim me emër e…
Kryeministri i Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për televizionin shtetëror serb “RTS”, duke folur për Iniciativën “Ballkani i Hapur”, theksoi përfshirjen e Qeverisë aktuale në fillimet e krijimit të këtij bashkëpunimi rajonal me të vetmin qëllim siç tha, rritja e bashkëpunimit ekonomik në drejtim të arritjes mbi të gjitha të rrugës së tre vendeve drejt Bashkimit Evropian. Kovaçevski theksoi se “Ballkani i Hapur” e arrin qëllimin e tij, që është t’i tregojë Evropës se vendet e rajonit mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duke zbatuar katër liritë mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian: lëvizjen e lirë të kapitalit,…
Në ditën e tretë të Ballkanit të Hapur për shtetet anëtare Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që mbahet në Beograd nga 1 deri më 4 shtator, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është planifikuar të ndajë “Trofeun e verës Ballkani i Hapur” në kuadër të Panairit të Parë Ndërkombëtar të Verës, vera “Vizioni i verës Ballkani i Hapur në Panairin e Beogradit”, njofton AIM. Gjatë kohëzgjatjes së Panairit, verat i vlerësoi një juri e përbërë nga 25 gjyqtarë ndërkombëtarë, pesë prej të cilëve ishin “masterë të verës”. Në panair marrin pjesë mbi 350 ekspozues nga 39 vende, nga të cilat…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 19, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 22 deri në 29 gradë. Indeksi UV do të jetë gjashtë. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë rreth 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 26 gradë. Meterologët njoftojnë se moti do të stabilizohet sot, ndërsa të dielën kah fundi i ditës dhe gjatë natës të…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Pas Shkupit, sot edhe në Tetovë është mbajtur protesta kundër dhunës ndaj femrave apo dhunës gjinore. Protesta filloi nga sheshi Iliria në Tetovë, për të vazhduar më tej para gjykatës së Tetovës, me qëllim të përcjelljes së mesazhit se, Ligjet nuk duhet të jenë vetëm në letër por edhe në zbatim dhe duke kërkuar kështu, zero tolerancë për pedofilinë dhe për dhunën gjinore. Protestueset në fund vendosët edhe panotë që mbanin në duar, përpara gjykatës themelore të Tetovës. Protestës së sotme kundër dhunës ndaj femrës dhe pedofilisë, iu bashkëngjitën edhe shumë organizata jo qeveritare. Njëra nga organizatorët…

