Rreth 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni, nisin sot vitin shkollor 2022/2023, në të cilin pas dy vitesh pandemie do të nisë mësimi pa protokolle anti-Covid dhe maska mbrojtëse. Për nxënësit e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta janë përgatitur planprograme të reja për lëndët, sipas Konceptit për Arsimin Bazë, i cili është zbatuar me faza që nga viti i kaluar dhe sipas planit duhet të përfundojë në pesë vjet në të gjithë arsimin nëntëvjeçar. Tekstet sipas planprogrameve të reja janë në faza të ndryshme të miratimit dhe deri në marrjen…
Author: almakos
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, në rend dite të së cilës është përcaktimi i propozimit për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përcaktimi i propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përcaktimit të propozim vendimit për ndryshimin e Vendimi për zgjedhjen e kryesuesit, anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të…
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë do të prezantojë kornizën prioritare të kryesimit të kësaj organizate nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023.Ministria e Punëve të Jashtme, theksohet në njoftim, është duke u përgatitur në mënyrë aktive për marrjen e presidencës nga kryesuesi aktual – Polonia, dhe ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të funksionalizuar mandatin e besuar në vitin 2023. – Në këtë drejtim, përmes një dialogu aktiv me institucionet përkatëse shtetërore, vendet pjesëmarrëse dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së, u zhvillua një kuadër paraprak prioritetesh përmes të cilit do…
Truri ynë ndërton ëndrrat nga kujtimet tona që janë të pranishme në jetën e përditshme, por disa njerëz shpesh e kanë të vështirë të kujtojnë ëndrrat e tyre. Më poshtë lexoni arsyet pse ne nuk i mbajmë mend ëndrrat tona, nga stresi deri te zgjimi i shpejtë: Stresi Hulumtimet kanë treguar se stresi jo vetëm që prish dhe shkurton fazën e gjumit REM, por gjithashtu rrit numrin e zgjimeve gjatë natës. Të dyja mund ta bëjnë të vështirë për ju të mbani mend atë që keni ëndërruar. Të ushqyerit Është e rëndësishme të shmangni ushqimet që shqetësojnë gjumin, si ushqimet…
Numri i lindjeve të fëmijëve në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është ulur me 6,5% dhe ka arritur në 4,379 lindje të fëmijëve. Kështu thuhet në informacionin e Entit Shtetëror të Statistikave. Siç bëjnë të ditur nga atje, numri i vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2022 ka shënuar një rënie prej 33,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe ka arritur në 4760 vdekje, nga të cilat 22 foshnja. Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor është ulur me 7,3% krahasuar me të njëjtën…
Gazetar: Adrian Kerimi Pas një dekade sensibilizimi dhe presioni, lagja Bardhi në Bllacën e Poshtme u bë me shkollë fillore. Ndonëse nuk ishte asnjë tabelë me emrin e shkollës, e njëjta do ta mbajë emrin e shkollës së Bllacës, “Mihaill Grameno”. Shkolla e ndërtuar me sistem modular do të shërbejë për nxënësit deri në klasën e 5. Ndonëse mungojnë mësimdhënësit dhe kuadri udhëheqës, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se më 1 shtator mësimi do të fillojë edhe në këtë shkollë. “Nga ky vit shkollor nxënësit fillojnë këtu. Pas ditës së sotme çdo gjë do të kompletohet nga MASH-i. Unë…
Policia mbrëmë e arrestoi një 53-vjeçar nga Shkupi në vendkalimin kufitar Tabanoc në automjetin e së cilit janë gjetur 23 monedha të vjetra dhe rreth 12 mijë euro. “Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për vendkalimin kufitar Tabanocë sot në orën 00:25 e kanë privuar nga liria Z.T. (53) nga Shkupi. Gjatë kontrollit është konstatuar se ndodhet në listën e ndalimeve të Qendrës rajonale të punëve kufitare Jug, pas çka, me urdhër gjyqësor, në bashkëveprim me nëpunësit kufitar është kryer kontroll i automjetit “mercedes” me targa holandeze, të cilin e ka drejtuar. Më pas, në automjet janë gjetur dhe janë marrë…
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 954 analiza dhe janë regjistruar 222 raste të reja me Covid-19. Shkup – 113, Kumanovë dhe Kavadar – nga 14, Manastir – 13, Prilep – 12, Veles – 7, Ohër dhe Shtip – nga 6, Strumicë, Koçani dhe Kratovë – nga 4, Kërçovë, Kriva Pallankë dhe Dellçevë – nga 3, Tetova, Gostivari, Gjevgjelia, Negotina, Resnja dhe Shën Nikolla – nga 2, Struga, Dibra, Probishtip dhe Makedonski Brod – nga 1. Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (222), janë…
Komunikologu Bojan Kordallov vlerëson se kritikat dhe këshillat e ambasadores amerikane Bërns janë qëllimmira dhe duhet të merren si pikënisje që pushteti menjëherë të fillojë të veprojë, shkruan Alsat. Ai thotë se institucionet në vend veprojnë aq sa kanë presion nga opinioni dhe heshtja për kritika të tilla është bërë si diçka normale. “Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se të gjithë jemi së bashku në këtë baltë dhe të gjithë jemi njësoj në këtë situatë dhe se është e rëndësishme t’i ndryshojmë punët fillimisht për vete. Kritikat, këshillat dhe dëshira për të ndihmuar e ambasadores dhe e…
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, më 29 gusht ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Pragë, përpara studentëve të “Charles University”. Në fjalën e kryetarit të Qeverisë gjermane vend të posaçëm ka zënë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Express. Scholz ka thënë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës së lirë dhe demokratike. “Anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë”, ka thënë kancelari gjerman. Në këtë fjalim, Scholz ka përmendur edhe avancimin e bashkëpunimit në mes të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe partnerëve. Kur ka folur për këtë çështje, politikani që ka pasur Merkelin thotë…
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në konferencën e sotme për shtyp tha se si institucion po analizojnë problemin me mungesën e mjekëve amë. Sali tha se përpos problemit që mjekët e rinj nuk duan të bëhen mjek amë, po ballafaqohen edhe me problemin e plakjes së kuadrit mjekësorë. “Gjithashtu kemi sfidë me mjekët e rinj, që nuk duan të bëhen pjesë e nivelit primarë dhe këtë problem po e trajtojmë, po e diskutojmë, se si mund ta zgjidhim që një mjek i ri të dëshiron të bëhet mjek amë në vendin e tij të lindjes apo në vendin ku aktualisht…
Nga nesër hyjnë në fuqi masat e kursimit të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të ulet me 15 për qind. Masat u miratuan me vendim të qeverisë më 16 gusht dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2023. Ata i referohen familjeve dhe kompanive si rekomandime, por edhe institucioneve shtetërore si detyrime. Siç tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili paralajmëroi dhe shpjegoi masat, na pret një nga dimrat më të vështirë energjetik dhe të gjithë duhet të kontribuojmë për ta kaluar më lehtë. Fikja e ndriçimit dekorativ në fasadat e ndërtesave…

