Author: almakos

VMRO-DPMNE-ja vazhdon të akuzojë se Qeveria dhe kompanitë shtetërore energjetike janë fajtorët kryesorë për krizën aktuale energjetike. Sipas opozitarëve, shpallja e gjendjes së re të krizës në energjetikë dhe ngrohjes në Shkup, është për të shmangur përgjegjësinë kur të mos prodhohen sasitë e nevojshme të energjisë elektrike vendase. Prandaj, shteti do të duhet të shpenzojë shumë para për importe të shtrenjta. Mirëpo, LSDM-ja u përgjigj se rryma është rritur për 100 për qind në kohën kur Mickoski ishte drejtor i ELEM-it, dhe për shkak se nuk ka pasur investime në objektet energjetike. “Në deponinë në TEC Manastir nuk ka rezerva…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Gjasat janë të mëdha që VMRO-DPMNE-ja të mos marrë pjesë në koordinimin e parë pas kthimit të deputetëve nga pushimi veror, të caktuar për ditën e nesërme. Nga kjo parti thonë se planifikojnë të zbatojnë praktikën e njëjtë me bojkotimin e koordinimeve por edhe me vazhdimin e bllokimit aktiv të Kuvendit. Gjithsesi, fjalën e fundit se si opozitarja VMRO-DPMNE do të veprojë gjatë periudhës së ardhshme do ta thotë Komiteti ekzekutiv i partisë, por ai nuk është thirrur akoma. “Do ta njoftojmë opinionin menjëherë pas caktimit të Komitetit ekzekutiv”, deklaroi Marija Miteva, VMRO-DPMNE E LSDM-ja thotë se…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi “Pas gati një muaj pushim, të martën deputetët do të rikthehen në Kuvend. Dy trupat punues të cilët janë në fokus të opinionit janë Komisioni për zgjedhje dhe emërime ku duhet filtruar kandidatët për gjykatës kushtetues dhe komisioni për politikë të jashtme ku duhet kalojnë filtrin jo obligativ të ligjvënësit propozimet për ambasadorë”, raporton gazetari i Alsat, Adrian Kerimi. Në Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime debati nuk është i kufizuar, ndërsa opozita deri në vazhdimin e fundit kishte bllokuar diskutimin duke lexuar çdo një deputet biografinë e një kandidati të vetëm. Opozita akuzon se kandidatët janë kuadro…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullativ i Energjisë në mbledhjen e sotme ka miratuar një vendim të ri për çmimet e derivateve në shitje me pakicë, i cili i rrit ato. Rritja më e madhe do të jetë për dizelin, i cili do të rritet për 3 denarë dhe do të shitet me çmim prej 101,5 denarë për litër. Rritje do të ketë edhe benzina, por më pak, për 0,5 denarë për litër. Me këtë ndryshim Eurosuper BS 95 nga sonte në mesnatë do të kushtojë 89,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS 98 do të shitet me çmim prej 92 denarë. Është hera…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski, në profilin e tij në Facebook, ka postuar video dhe foto nga situata në TEC Manastir. Ai kërkon përgjigje nga autoritetet për ndotjen e shkaktuar nga fabrika. “TEC Manastiri sot, këto ditë. Kush do të mbajë përgjegjësi penale për këtë ekocid? Hajde koleg Tupançevski ta shohim propozimin tënd në veprim se si do të funksionojë…”, thuhet në postimin e Mickoskit. РЕК Битола денес/деновиве. Кој ќе одговара кривично за овој ЕКОцид? Ајде колега Тупанчевски да го видиме на дело вашиот предлог како ќе функционира… pic.twitter.com/xjPDig8Wtb — Христијан Мицкоски (@MickoskiHM) August 29, 2022

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit me çka janë shqiptuar 196 masa në të gjithë territorin e qytetit të Shkupit. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 196 masa, në mesin e të cilave 70 për tejkalim të shpejtësisë, 17 masa për vozitje pa patentë shoferë, 24 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 12 masa për kundërvajtje nga motoçiklistët. Janë shqiptuar edhe shtatë masa për përdorim të telefonit, 10 masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë, katër masa për kalim në sinjal të kuq”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. “Nga data 18.08.2022 deri më 12.09.2022 në rrugën Ohër – Resnjë nëpërmjet Galiçicës, komunikacioni është ndërprerje nga ora 09:00 deri në ora 15:30 për shkak të punimeve ndërtimore (asfaltim). Punimet kryhen vetëm në ditë pune”, njoftojnë nga LAMM.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa në orët pasdites do të ketë kushtet për reshje lokale të shiut. Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri në 33 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut dhe erë të fortë

Lexo më Shumë

Kriza energjetike në vend nuk është vetëm rezultat i problemeve që janë në nivel global, por një pjesë e mirë e fajit duhet t’i atribuohet edhe qeverisë aktuale dhe drejtuesve të kompanive shtetërore energjetike, akuzon kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Kreu i opozitës u bën apel kompetentëve që t’i rreken punës, t’i mundësojnë biznesit dhe ekonomisë të funksionojë, dhe jo vetëm siç thotë, ta vjedhin popullin. “Jam i tronditur nga njoftimi e autoriteteve se nga 1 janari do të rriten faturat e energjisë elektrike. Mund të zgjidhet në një mënyrë. Të ndalojnë së vjedhuri, të fillojnë punën dhe të prodhojnë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Pas një dite dhe një nate të tërë të kaluar në liqen, duke notuar në relacionin Ohër-Strugë-Shën Naum-Ohër, në gjatësi prej 64 kilometrash, 16 vjeçari Marko Pejçinoski ka mbërritur në portin e qytetit në Ohër. Ai është pritur nga qytetarë të shumtë. Pas 21 orë e 40 minutash në ujë të pamundurën e ka bërë të mundur, ndërsa ngjarjen ia ka kushtuar nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë pak kohë më parë. “Ndihem mirë por edhe i lodhur”, tha Marko Pejçinoski. Cili është plani i radhës, çfarë po planifikoni më pas? “Do të shohim”, u…

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e para në botë në mesin e bankave qendrore dhe institucioneve financiare sipas përfaqësimit të grave në pozitat drejtuese. Kështu, siç njofton Banka Kombëtare, theksohet në njoftimin e think-tank-it britanik OMFIF – Forumi Zyrtar i Institucioneve Monetare dhe Financiare, kushtuar Indeksit të Barazisë Gjinore në Institucionet Financiare për vitin 2022. Me këtë indeks, institucionet financiare janë renditur sipas përfaqësimit gjinor për nëntë vite me radhë. “E udhëhequr nga përkushtimi për avancimin e pozitës së gruas në institucionet financiare, OMFIF mirëpret përfaqësimin e lartë të grave në postet drejtuese në bankën tonë…

Lexo më Shumë