Author: almakos

Në datat 5, 6 dhe 7 shtator nuk do të ketë referime dhe dhënie recetash. Mjekët e familjes do të protestojnë në vendet e tyre të punës për të shprehur revoltën ndaj mosplotësimit të kërkesave të tyre disamujore. Një vendim i tillë është marrë sot nga Bordi Drejtues i Shoqatës së Mjekëve Privatë, duke i lënë pak ditë autoriteteve shëndetësore dhe kryeministrit, që shëndetësia parësore të jetë pika e parë e një seance qeverie me zgjidhje konkrete. – Qëndrimi i anëtarësisë është të shprehet revoltë për mospërmbushjen e asnjë kërkese, me protestë në vendet e punës. Këtu apelojmë tek qytetarët, tek pacientët tanë…

Lexo më Shumë

 Gazetar: Ile Petrevski Bota duhet të përgatitet seriozisht për uri. Të dhëna alarmante janë publikuar nga Kombet e Bashkuara, të cilat thonë se 345 milionë njerëz në botë përballen me mungesë ushqimi. Në kulmin e pandemisë, shifrat ishin 135 milionë. Sfidat më të mëdha aktualisht lidhen me prodhimin e drithërave. Nga OKB thonë se ka një rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve pavarësisht ekzistencës së furnizimeve të mëdha botërore me drithë. Në nivel global, çmimet e ushqimeve janë rritur për mbi 30 për qind. “Monopolet që mbajnë zinxhirin ushqimor duhet të thyhen. Disa kompani kontrollojnë tregjet globale për farat…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se shteti është dëmtuar me shumë marramendëse. Sipas Mickoskit vetëm për 7 ditë EMV-ja me shitjen e rrymës ka humbur mbi 350 mijë euro, ndërsa paratë kanë përfunduar në xhepa privatë. Mickoski ka publikuar shifrat e shitjes së rrymës së tepërt javën e kaluar, e cila sipas tij ka mund t’i shitet kompanive vendore. Sipas Mickoskit, qytetarët dhe ELEM-EMV për vetëm një javë kanë pësuar dëme prej rreth 22 milionë denarë. Ai ka akuzuar se paratë po vidhen dhe po përfundojnë te individë të caktuar.

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Hapja e negociatave me BE-në, dialogu strategjik me SHBA-të si vendi i parë nga rajoni dhe kryesimi me OSBE-në nga 1 janari i vitit 2023 janë të arriturat më të mëdha sipas kreu të diplomacisë, Bujar Osmani. Në llogaridhënien për punën dy vjeçare si ministër i jashtëm, Osmani në theks vendosi edhe marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore me të gjitha shtetet përreth. “E para ishin marrëdhëniet ndër fqinjësore. Nuk mund të keni një qasje të politikë së jashtë më të largët nëse nuk i keni rregulluar raportet më fqinjët tuaj. Fqinjët nuk mund t’i zgjidhin, gjeografinë nuk…

Lexo më Shumë

“Jemi më afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sesa të ketë mundësi ky parlament të votojë ndryshimet kushtetuese”, kështu deklaroi deputeti i mazhorancës Pavle Trajanov. Një pjesë e deputetëve mendojnë se po hapet një debat i panevojshëm mediatik mes partive më të mëdha, në kushtet kur jemi larg konsensusit dhe mbështetjes publike për këtë çështje. “Është krejt e sigurt që kjo përbërje parlamentare nuk do të mund të bëjë ndryshime kushtetuese. Duhet të mendohet hapja e një debati për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ose, si opsion i dytë, të bëhet një qeveri e gjerë që do të zgjidhë situatën…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (26.08.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 252 masa, nga të cilat 110 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 21 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit. Janë vendosur 4 masa për përdorim të celularit, 13 masa për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), dy masa për moslejimin e rrugës për këmbësorët, një sanksion për shofer fillestar… Kontrollet e…

Lexo më Shumë

Me diell dhe e ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal tëvranësira të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. MinimumiTemperaturat do të jenë në intervalin prej 11 deri në 19, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 27 deri34 gradë. UV=7Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në pjesë tëlugina do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperatura minimaledo të zbresë deri në 17, ndërsa maksimumi do të arrijë në 33 gradë.

Lexo më Shumë

Pas polemikave të ngritura sot nga ana e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në lidhje me objektin e ish shkollës medicinale, ku sipas tij Qeveria në shenjë hakmarrjeje, këtë objekt të shkollës ka vendosur që t’ia jep  Agjencisë për kadastër të patundshmërive, ka reagur edhe zv/kryeministri i parë Artan Grubi, me një status në facebook, duke thënë se një vendim i tillë fillimisht është miratuar në vitin 2021 me kërkesë të Agjencisë në kohën kur kryetare e komunës ishte Teuta Arifi dhe se po të njejtin vit me kërkesë të komunës këto hapësira janë rikthyer në dispozicion të…

Lexo më Shumë

Një kamion i tonazhit të madh, është rrokullisur në rrugën Gostivar-Kërçovë, rreth një kilometër para vendkalimit Strazhë Kamioni ka qenë i mbushur me mbeturina metali dhe për një kohë rruga ka qenë e mbyllur. Ngjarja ka ndodhur rreth orë 14, ndërsa nuk bëhet e ditur për viktima apo të lënduar. Organet e rendit kanë dalur në vendngjarje, për të parë se si ka ndodhur aksidenti.

Lexo më Shumë

Një ushtar nga kazerma “Ilinden” dje është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Siç njoftojnë nga MPB ai është lënduar nga kolegu i tij. “Dje rreth orës 14:50 në SPB Shkup është raportuar se në kazermën “Ilinden” në Shkup lëndime ka marrë B.T. (45) nga Zletova dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për dhënien e ndihmës mjekësore”, theksohet në njoftimin e sotëm të policisë.

Lexo më Shumë

Për të gjitha dëmet prej vitit 2016 deri në vitin 2018, përfshirë vërshimet në Haraçinë, si dhe bujqit nga Prespa, do të paguhen pesë milionë euro, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski. Sipas Nikollovskit, në mbledhjen e fundit qeveritare, të martën, u miratua raporti zgjedhor i cili përfshin 29 komuna dhe u konstatuan 10 për qind për dëmshpërblim. “Shuma e dëmit që do të paguhet është 300 milionë denarë. Në mbledhjen e ardhshme Ministria e Financave është e obliguar t’i përgatisë vendimet për pagesë dhe paratë të transferohen tek komunat, ndërsa prej atje, aplikuesve…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Pushteti pretendon se qytetarët dhe kompanitë në këtë krizë energjetike marrin ndihmë nga shteti. Qëndrimi i autoriteteve është se amvisëritë kanë pasur rritje minimale të energjisë elektrike, dhe vetëm një pjesë e vogël e kompanive e blejnë energjinë nga tregu i lirë. Çmimi që paguajnë kompanitë në Maqedoni është rreth 200 euro për megavat orë, kurse në bursa është disa herë më i lartë, thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. “Vetëm një pjesë e kompanive, kryesisht kompani të mëdha që kanë nga 1000 ose 2000 të punësuar, janë në tregun e lirë. Që do të thotë se,…

Lexo më Shumë