LSDM-ja nuk komenton vendimin e Këshillit të Prokurorëve Publik për suspendimin e shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar Villma Ruskovska. Sipas tyre, organet gjyqësore janë të pavarura për të bërë punën e tyre. Ruskovska në një prononcim për mediat kishte thënë se presionet ndaj saj janë të orkestruara nga një qeveri e kaluar, shkruan Alsat. “T’i lejmë institucionet të bëjnë punën e tyre. Kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin. Kjo qeveri dëshmoi se din t’i respektojë të gjitha institucionet, din ta respektojë posaçërisht pushtetin gjyqësorë si pushtet të pavarur. T’ua lëmë institucioneve. Nga ajo që do të…
Author: almakos
Gazetar: Adrian Kerimi Qeveria ka shkarkuar nga pozita Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa për shkak të punës jo profesionale, shkruan Alsat. Në mbledhje të Qeverisë nuk ka pasur arsyetim të vendimit, por dispozitat ligjore brenda Ligjit për Avokaturën Shtetërore përcaktojnë rrethanat mbi të cilat Qeveria mund të shkarkojë udhëheqësin e mbrojtjes dhe përfaqësimit juridik shtetëror. Ligji për avokaturën shtetërore, neni 25 “Qeveria mund ta shkarkojë Avokatin e Shtetit për shkak të punës së pandërgjegjshme dhe jo profesionale”. Ndonëse Stafa pretendon se nga pozita e Avokatit të Shtetit ka ofruar dorëheqje të parevokueshme, vendimi i Qeverisë thotë ndryshe. Organi ekzekutiv i…
Javën e ardhshme deputetët duhet ta fillojnë seancën e re pas pushimeve verore. Sipas paralajmërimeve, të martën, më 30 gusht, do të mbahet takim koordinues i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe do të dakordohet dinamika e punës për javën dhe periudhën që vijon. Ndër aktivitetet e para në Kuvend pritet të jetë vazhdimi i punës së Komisionit kuvendor për zgjedhjet dhe emërimet për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues që të mund sa më shpejtë të plotësohen vendet vakante, si dhe pikat nga rendi i ditës të seancave të mbetura, duke i përfshirë dhe votimin…
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e ka cilësuar si skandalaoze moscaktimin e seancës së Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend për emërimin e ambasadorëve të rinj. Osmani njoftoi se i ka dërguar urgjencë formale kryetarit të këtij komisioni, Antonio Milloshovski që në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor ta caktojë seancën për mbrojtjen e tezave të Ambasadorëve të ardhshëm të vendit. “Moscaktimi i seancës së Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqet keqpërdorim flagrant dhe të turpshëm të Rregullores së Komisionit dhe në përgjithësi të pjesëmarrjes së…
Gazetare: Fatlume Dervishi Qyteti i Shkupit nuk do ta ndërpresë ndriçimin publik për të kursyer rrymën. Kryetarja Danella Arsovska thotë se siguria publike është më e rëndësishme. Megjithatë propozon masa të tjera për kursimin e rrymës. Arsovska thotë se pavarësisht krizës, nuk do të ndërpriten projektet e rëndësishme. “Qyteti i Shkupit, cilatdo qofshin kushtet, nuk do ta ndërpresë ndriçimin publik të rrugëve dhe bulevardeve të cilët janë në kompetence të Qytetit të Shkupit. Vlerësojmë se prioritet duhet të ketë interesi publik, veçanërisht siguria e qytetarëve”, u shpreh Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit. Është ky zotimi i kryetares së…
Për shumë njerëz, hipja në ashensor është një dukuri e përditshme. Futen në lift dhe e shtypin butonin për katin në të cilin dëshirojnë të shkojnë, pastaj dalin kur hapet dera pa menduar gjatë. Por, sikur çdo mekanizëm tjetër edhe ky mund të mos funksionojë gjithmonë siç duhet. Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur reduktime të vazhdueshme të rrymës, e rrjedhimisht edhe disa raste kur qytetarët kanë mbetur të ngujuar në ashensor. Por, as në mungesë rryme e as në rrethana të tjera të bllokimit, njerëzit nuk duhet të bëjnë ndonjë veprim të ngutshëm, e as të kaplohen nga…
Gazetar: Adrian Kerimi Burgu ndëshkues i “Idrizovës” në Shkup, nga data 5 gusht vazhdon të zvarrisë vendimin e Gjykatës Penale mbi bazën e të cilit i dënuari me burg të përjetshëm Shukri Tahiri nga Shkupi lirohet nga masa për 3 muaj për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Dokumentet deri tek të cilat ka arritur Televizionit Alsat dëshmojnë se Tahirit i është konstatuar sëmundja e kancerit në zorrën e trashë ndërsa i është metastazuar edhe në organet tjera. Në vendimin e gjykatës të sjell në bazë të raportit mjekësor thuhet: “I dënuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Është diagnostikuar…
Sektori për Punë të Brendshme-Ohër njofton se gjatë ditës së djeshme në Ohër ka privuar nga liria dy persona, B.F. 50 vjeç nga fshati Pirok i Komunës së Bogovinjës dhe 49 vjeçarin S.C. nga Shkupi. “Gjatë kontrollit në veturën e tyre të tipit “Mercedes” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar B.F. është gjetur një qese me 9 paketime me pluhur të bardh. Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk
30 vjeçari, Andrea Mazzetto po shijonte një shëtitje në shpatin e kodrës në Rotzo të Vicenzas kur besohet është rrëzuar nga një lartësi dhe ka vdekur. Foton e fundit sa ishte gjallë e ka bërë me të dashurën e tij, Sara Bragante teksa po ngjitej në Altar Knotto. Këtë foto ajo e ka publikuar në Instagram, duke e quajtur si të mallkuar, shkruan Mirror, transmeton Klankosova. “Fotoja jonë e mallkuar e fundit bashkë. Ti do të jesh gjithmonë me mua, ariu im i vogël”, ka shkruar ajo krahas fotografisë. Policia tha se Mazzetto po përpiqej të merrte telefonin që i…
Kreu i Komunës së Tretovës Bilall Kasami ka mbledhur sot Shtabin Komunal të Krizave për të shqyrtuar gjendjen pas vërshimeve të mbrëmshme. Ai me këtë raste theksoi se nuk ka viktima në njerëz, derisa dëmet materiale janë të konsiderueshme. “U konstatua që nuk ka dëme në njerëz, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Rritëm që të pastrohen dhe të hapen të gjitha rrugët dhe shtretërit e lumenjve të pastrohen në pikat kritike. Sot në orët e pasdites mund të ketë sërish vërshime, ne vendosëm që pikat kritike të lumenjve të pastrohen dhe të jenë nën mbikëqyrje permanente. Nga drejtoria për Mbrojtje…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 133 gjoba, prej të cilave 21 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Në njoftimin e MPB-së thuhet se janë shqiptuar dhe 5 masa për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 8 gjoba për motoçiklistët, 6 gjoba për kalim në të kuqe, 8 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve dhe 4 gjoba për Makina të parregullta të transportit publik. /Alsat.mk
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot në qendrën policore “Gjorçe Petrov” do ta shënojë Ditën e formimit të Njësitit për intervenim të shpejtë. Në këtë manifestim do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe komandanti i njësitit, Vice Stoleski.

