Author: almakos

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth gjysmë ore. Ndërkohë që në vendkalimet tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata se sa kryerja e formaliteteve doganore. Nga LAMM gjithashtu njoftojnë se komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Dy avion bombardues amerikan B-52 sot në ora 14:30 kanë fluturuar mbi qiellin e Shkupit. Ata fluturuan nëpër gjithë Ballkanin duke nisur nga Dubrovniku, e më pas mbi bregdetin e Malit të Zi, Tiranën dhe Shkupin. Avionët janë të vendosura në bazën ushtarake “RAF Fairford” në Glostershir të Britanisë së Madhe. Këta bombardues amerikan gjithashtu kanë marrë pjesë në sulmet ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999. “Qëllimi i fluturimit është të demonstrohet angazhimi i SHBA-së për sigurinë ndaj Aleatëve dhe Partnerëve të NATO-s në Ballkan”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Shkup. “Fluturimet e avionëve demonstrojnë aleancën…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Ndriçimi në Drinin e Zi, për të cilin kryetari i komunës së Strugës, Merko, shpenzoi 110 mijë euro, nuk ka zgjatur as një vit. Llambat, të cilat janë vendosur për këtë qëllim, nuk funksionojnë, shkruan Alsat. Merko në qershor të vitit të kaluar, me transmetim të drejtpërdrejtë, në mënyrë ceremoniale lëshoi në përdorim ndriçimin me ngjyra të ndryshme. Gjithsej 300 llamba u vendosën përgjatë gjithë shëtitores ndërsa kompania e përzgjedhur në tender garantoi cilësinë e ndriçimit për dhjetë vitet e ardhshme. “Ja shikojmë, shikoje këtë kub, nuk zgjati as një vit, shkuan paratë, kush do të mbajë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Problemi më i madh i kompanive në Maqedoni për momentin është çmimi i energjisë elektrike. Nëse Qeveria nuk e ndihmon ekonominë, shumë kompani do të shuhen këtë dimër, dhe kështu një numër i madh i punëtorëve do të mbeten në rrugë, shkruan Alsat. Situata të tilla alarmante janë vënë në dukje nga Oda Ekonomike, nga ku i kanë thënë qeverisë se për të shpëtuar ekonominë duhet sigurimi i energjisë elektrike më të lirë. “Përpara kam të dhëna specifike për faturën e energjisë elektrike të një kompanie që është anëtare e Odës. Edhe pse në korrik të këtij…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Pasi Lëvizja BESA fitoi numrin më të madh të këshilltarëve në Tetovë, pason formimi i shumicës në Këshill, shkruan Alsat. Nga partia e Bilall Kasamit nuk zbardhin detaje nëse kanë filluar bisedimet me partitë e tjera për koalicionim. Zëdhënësi i Partisë, Faruk Avdiu thotë se këto ditë pritet të bëhet konstituimi i Këshillit Komunal e më pas do të bisedohet për koalicionime për shumicë. “Presim të fillojë procesi i konstituimit të përbërjes së re të Këshillit komunal. Pastaj shumë shpejtë do të ketë edhe rrumbullakësim i procesit të krijimit të shumicës së re. Ne si Lëvizja BESA…

Lexo më Shumë

Sasho Mijalkov, i dënuari me 3 vite burg, sot (22 gusht) duhet të shkojë në burgun e Strugës dhe të fillojë vuajtjen e dënimit, pasi është shfrytëzuar vonesa për arsye shëndetësore. Pasi që ka të drejtë edhe për dy javë vonesë, sdk.mk i është drejtuar Gjykatës Themelore të Ohrit, nëse e ka kërkuar një gjë të tillë. “Nuk ka ndryshim, personi për të cilin po pyesni duhet të paraqitet të hënën në burgun e Strugës për të filluar vuajtjen e dënimit”, na thanë nga Gjykata. Mijalkov u dënua më 8 korrik. Ai u pajtua të pranojë fajësinë me prokuroren Lile…

Lexo më Shumë

Në ueb faqen e Gjykatës Themelore të Tetovës thuhet se gjykimi për spitalin modular, është caktuar për datën 06.09.2022 në ora 10:00 dhe do të udhëhiqet gjyqtarit Jordan Velkovski. Ndryshe, në zjarrin në spitalin modular më 8 shtator 2021, humbën jetën 14 persona. Pas hetimit disa mujor, Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, më 27 korrik 2022, ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër tre personave fizik dhe një personi juridik.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar 220 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut, dhe atë: 76 për tejkalim të shpejtësisë, 46 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për vozitje në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit, 6 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 13 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Vijojnë afatet për parashtrimin e ankesave për zgjedhjet për kryetar komune të Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë si dhe për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës. Nëse janë dorëzuar ankesa, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do t’i shqyrtonte të martën ose të mërkurën, ndërsa publikimi i rezultateve përfundimtare do të varet nga ajo si do të zgjidhen dhe nëse do të ketë padi në Gjykatën Administrative.

Lexo më Shumë

Me këtë rrogë nuk mund të jetohet dhe qytetarët kanë të njëjtin qëndrim si sindikatat. Bosët po pasurohen dhe punëtorët po vuajnë, deri kur do të zgjasë nëpërkëmbja e popullit të ekspozuar ndaj goditjeve të vazhdueshme nga kriza ekonomike, nga inflacioni, nga politikat e shtetit. Të punosh me zell dhe ndershmëri dhe të mos paguhesh në fund të muajit është vërtet e dhimbshme për punëtorët. Gjëja e parë që duhet bërë është ngritja e pagave dhe më pas zgjidhja e problemeve të tjera, thonë qytetarët. Sipas Sindikatës së Sindikatave të Maqedonisë, shteti nuk duhet të lejojë që oligarkët të pasurohen nga xhepat e…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Kolaps i sistemit – kështu i komentoi profesori universitar Gordan Kalajxhiev ngjarjet që pasuan pas bastisjes së Prokurorisë së Ndjekjes së Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Financiare. Sipas tij, kriza që ka ardhur nga konflikti Ruskovska-Muaremi është shumë problematike për shtetin ndërsa krimi i organizuar gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me elitat politike. Në intervistën për REL, Kallajxhiev konsideron se është i nevojshëm edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë. “Për momentin është shqetësuese heqja e një pjese të mirë të, praktikisht, gjysmës së Prokurorisë së Krimit të Organizuar, që në fakt është rrënim i…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Profesori universitar Abdulmenaf Bexheti e vlerëson mënyrën e shpenzimit të parasë publike në komunën e Strugës si shembull të qeverisjes së keqe. Pothuajse 80 mijë euro për dhurata, dreka dhe darka në restorante për kryetarin Merko, këshillin komunal dhe administratën lokale janë paraparë në buxhetin e Strugës për këtë vit. Nga këto, gati 48 mijë euro janë në dispozicion vetëm për kryetarin Merko. “Është kulturë e qeverisjes në një farë mënyre. Jo qeverisje e mirë, për të mos thënë qeverisje e keqe. Dhe nuk mund të ndalet. Ajo konsiderohet si një e drejtë e fituar, konsiderohet si…

Lexo më Shumë