Ka përfunduar procesi i votimit në Komunën e Tetovës, Komunën e Mavrovë-Rostushës dhe Komunën Qendër. Votimi ka shkuar në atmosferë demokratike dhe nuk janë regjistruar parregullsi. Pas mbylljes së procesit të votimit, Komisionet Komunale Zgjedhore kanë filluar me numërimin e votave. Theksojmë që në Tetovë sot është votuar për përbërjen e re të Këshillit të Komunës së Tetovës, pasi ai i fundit nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare. Ndërsa në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë është votuar edhe për kryetar komune.
Author: almakos
Dalja deri në orën 17 ka arritur në 23 366 votues, apo në përqindje rreth 27.79 për qind. Krahasuar me vitin e shkuar, vazhdon edhe më tej dalja e votuesve të jetë tejet e ulët, apo diku nga 7 – 10 për qind më pak qytetarë që kanë realizuar të drejtën e tyre të votës, në krahasim me daljen e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Tetovës. Sipas përfaqësuesit të KZK, edhe përkundër ndërprerjes disa minutëshe të energjisë elektrike në qytetin e Tetovës, votimi ka vazhduar pa pengesa. “Procesi zgjedhor deri në këto momente…
Gazetar: Lluka Andreev Me këtë karikaturë, sindikalistët ilustrojnë çfarë merr punëtori e çfarë shefi. Lidhja e Sindikatave i bën apel Qeverisë dhe kompanive private që menjëherë t’i rrisin pagat, pasi siç thonë ata, qindra kompanitë më të mëdha në vend gjatë pandemisë me virusin korona kanë bërë kapital të lartë në kurrizin e punëtorëve. Në të njëjtën kohë, pagat e tyre nuk janë rritur aq sa duhet. Sipas të dhënave, këto 100 kompani kanë realizuar fitim prej rreth 730 milionë euro në vitin 2021. Kjo është mbi 200 milionë euro më shumë se viti 2020, kur fitimi i tyre ishte…
Në Maqedoninë e Veriut sot në një ceremoni solemne janë promovuar 590 policë të rinj. Në këtë ngjarje morën pjesë krerët e shtetit, ndërsa presidenti Stevo Pendarovski i ftoi ata që së bashku të luftojnë kundër krimit. “Nga sot siguria dhe siguria e të gjithë komunitetit do të jenë në duart tuaja, ruajtja e paqes në vend dhe jeta paqësore e qytetarëve do të jetë në duart tuaja. Pa dallim gjinie, etnie apo besimi, mbani të njëjtën uniformë, jeni pjesë e të njëjtit institucion dhe së bashku do të luftoni kundër armikut të përbashkët të vendit tonë të përbashkët, që…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Zgjidhja e problemit me ujin për pijë, qentë endacak, komunikacioni, mbeturinat dhe më shumë vende pune për të rinjtë. Këto janë disa nga pritjet e banorëve nga përbërja e ardhshme e këshillit komunal. Ata kërkojnë vetëdijesimin e partive politike, dhe kthimin e tyre kah popullata, me shpresë se më pak do të premtojnë e më shumë do të punojnë. “Shpresojmë të bëhet më mirë, shpresojmë, të ndryshoj diçka për të mirën e gjithë qytetarëve të Tetovës, se Tetova meriton më mirë. Këshilli komuna, krejt duhet të fokusohen në kërkesat kryesore të qytetarëve. Rrugët e pastra, trotuaret e…
Gazetar: Miki Trajkovski Këtë sezon veror Ohri dhe Struga përballen me mungesë të madhe të personelit nëpër hotele dhe objektet gastronomike. Vendet e punës plotësohen nga njerëz pa përvojë, kryesisht gjimnazistë apo studentë. Por nëse gjërat nuk ndryshojnë dhe pronarët nuk fillojnë të japin paga më të larta, vitin e ardhshëm ky problem do të përshkallëzohet, paralajmërojnë nga Fakulteti i turizmit. “Këtë vit u hapën kufijtë dhe sërish Kroacia na mori gjithë stafin, ku u jepet pagë mujore prej 1200 euro me akomodim dhe ushqim. Fatkeqësisht, hotelierët tanë ende nuk janë të vetëdijshëm se duhet të rritet rroga në gastronomi….…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Në Tetovës sot po votohet për këshilltarë të këshillit të komunës së Tetovës, pa shpërbërjes së të njëjtit, si shkak i mos votimit në afatin ligjor të llogarisë përfundimtare. Edhe pse me vonesa prej disa minutash shkaku i problemeve me aparet biometrik, 117 vend votimet, janë hapur në kohë dhe procesi zgjedhor po vazhdon pa pengesa thonë krerët e komisioneve. “Unë jam Lulzim Shaqiri, kryetar i VV 1975, në kuadër të objektit të shkollës “Liria”. Gjithçka u rregullua, patëm një vonesë shtatë tetë minuta shkaku i kabllove dhe konektimit”, tha Kryetar vendvotimi. “Jam Habibe Dehari, VV 1979.…
Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura shiu dhe bubullima. Do të ketë stuhi lokale me reshje më të dendura shiu, rrufe, erëra të forta dhe kushte breshëri. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë. Indeksi UV do të jetë 6. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëme, bubullima dhe erë të fortë. Në disa…
Gazetar: Ile Petrevski Në gjashtëmujorin e parë të vitit, numri i ankesave të qytetarëve për punën e kompanive të sigurimit është rritur për 65 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për 135 ankesa për shërbimet e shoqërive të sigurimit dhe brokerimit. Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve thotë se më të shumtat janë ankesat për pagesën e dëmeve nga përgjegjësia automobilistike dhe për pronën e siguruar. Nga të dhënat e publikuara nga rregullatori i këtij aktiviteti rezulton se ankesat e siguruesve janë rritur më së shumti në bazë të afatit në të cilin kompanitë…
Gazetare: Fatlume Dervishi Inspektorati i Arsimit nuk konfirmon nëse ka kryer inspektimin e jashtëzakonshëm në Universitetin “Shën Kirilli dhe Metodi”, ashtu siç njoftoi një ditë më parë, për të vërtetuar nëse ka shkelje ligjore në kushtet e caktuara nga universiteti për aplikimin e studentëve të rinj. Studentëve u kërkohet të firmosin deklaratë me përgjegjësi morale dhe penale se nuk do të aplikojnë paralelisht në asnjërin nga universitetet tjera të vendit. E dyta, atyre u kërkohet të firmosin pajtueshmëri që nuk do t’i kërkojnë dokumentet origjinale që dorëzojnë gjatë aplikimit për të paktën tre muaj. Nga Inspektorati i arsimit një ditë…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Shkollat fillore në Tetovë kanë kryer parapërgatitjet për fillim të mbarë të vitit shkollor, sidomos për klasat e para dhe të katërta, por edhe klasat e dyta dhe të pesta të cilat, mësimin sivjet duhet ta fillojnë me sistem të reformuar arsimor, që në pjesë të madhe, nënkupton digjitalizimin e teksteve shkollore, dhe mësimi përmes smart tabelave dhe tabletëve. Drejtori i shkollës fillore “Istigball”, thotë se, përveç trajnimit të një pjese të arsimtarëve, është bërë edhe pajisja e klasave me ato që njihen si tabela të mençura, tabletë dhe projektor. “Gjatë këtyre pushimeve kemi pasur disa trajnime…
Për shkak të dëshmive të rrejshme dhe që kanë penguar drejtësinë në rastin “Talir” të ish Prokurorisë Speciale Publike, ish-kryetari i Komunës së Qendrës, Vlladimir Todoroviq dhe bashkëshortja e tij u ranë dakord me Prokurorinë dhe ndaj tyre është shqiptuar masë alternative–dënime me burgim me kusht prej dy vitesh. Ata do të duhet të paguajnë edhe shpenzime të gjyqit prej 3000 denarëve.

