Gazetar: Mefail Ismaili Anëtarët e Shoqatës së personave me nevoja të veçanta, SOS VITA në Shkup, akuzojnë Komunën e Çairit, se rreth një vit ka lënë pa asfaltuar rrugët ku për çdo ditë kalojnë 245 anëtarë të saj, kryesisht persona me nevoja të veçanta dhe me karroca. Drejtori i Shoqatës SOS VITA, Ertan Shakiri thotë se me karroca për çdo ditë kalojnë në pluhur dhe gropa, ndërsa kur bie shi nëpër baltë. “U kisha lutur, brenda kësaj jave nëse nuk bëhet kjo zemër human për personat me nevoja të veçanta ne do të dalim para komunës dhe do të protestojmë…
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.231 teste prej të cilave 521 kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19. Prej tyre: Shkup 201, Manastir 36, Kumanovë 28, Ohër 27, Kavadar 23, Veles 19, Koçanë 17…Ndërkohë sipas Institutit të Shëndetit Publik janë regjistruar dhe 485 pacientë të shëruar dhe 3 viktima. /Alsat.mk
I pyetur se kur mund të presim fillimin e procedurës parlamentare për ndryshimet kushtetuese dhe nëse mund të presim mbështetjen e nevojshme për zbatimin e tyre, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq tha: “Skriningu na jep kohë të mjaftueshme për të zbatuar amendamentet kushtetuese…nuk do të jetë e thjeshtë, pikërisht për shkak të këtij presioni dhe propagandës së tepërt dhe të lajmeve të rreme lidhur me marrëveshjen me Bullgarinë. VMRO-DPMNE dhe Mickoski duhet menjëherë të japin mbështetje qëllimeve tona strategjike. Sigurisht që procedura në Kuvend do të fillojë në një fazë të mëvonshme. Tani mendoj se është shumë herët për të folur për…
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në Facebook kërkon formimin e një qeverie teknike, me qëllim të daljes së vendit nga siç shkruan ai “gjendja emergjente”. “Duke e konsideruar gjendjen më emergjente se kurrë, zgjidhje optimale dhe e vetme del formimi i një qeverie Teknike!Pa bërë gara partiake, sepse deri tani kemi kuptuar që garat partiake manipulohen dhe nuk ka një Fitues por ka një Të Fituar…gjuha shqipe na lejon tepër qartë e shkurt ta bëjmë dallimin midis këtyre dy koncepteve krejt të ndryshme!Është e…
Në ora 19:00 në kazermën “Ilinden” në Shkup, një njësi e batalionit artilerik të Ushtrisë do të zhvillojë gjuajtje nderi artilerie me shkrepje të 10 togave nga 6 topa. Aktiviteti i nderit është pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Ushtrisë së Maqedonisë. Paraprakisht nga ora 17:00 deri në orën 18:00 do të kryhet një gjuajtje testuese, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë regjistruar gjithsejtë 143 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre 33 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 gjoba iu shqiptuan vozitësve të motoçikletave, shkruan Alsat. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për makina të paregjistruara, 9 gjoba për mosrespektim të përparësisë për kalim dhe 6 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë. /Alsat.mk
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth 40 minuta. Ndërkohë që në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se sa kryerja e formaliteteve doganore. Sipas LAMM komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata.
Një burrë nga Shkupi dje është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Aerodrom, njofton MPB. “Më datë 15.08.2022, rreth orës 11:45, në Stacionin e Policisë në Aerodrom është raportuar se në shtëpinë e tij në zonën e Aerodromit është gjetur i vdekur B.A.(64)”, thonë nga MPB. Nga MPB shtojnë se mjeku i Emergjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
Kush ë Ballka pagua më së sht e jti pë i te et ë mobil? Çmimet mesata e pë jë gigabajt (1GB) u k ahasua mes më shumë se 5 mijë pakosh i te et ë mobil ë 233 ve de të botës, më 2022. Bazua ë jë i fog afikë të publikua ga REL, Kosova e ditet ë ve di e 66’të, ku jë gigabajt i te et kushto mesata isht 1 eu o e 17 ce të. Shqipë ia e ditet ë ve di e 56’të, Maqedo ia e Ve iut ë ve di e 91’të, Mali i…
Arafat Muaremi tërhiqet nga posti ushtrues i detyrës, Drejtori i Policisë Financiare. Lajmin për Alsat e konfirmoi vet Muaremi. Këtë hap ai e mori pas pezullimit nga puna të shefes së Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar Villma Ruskoska lidhur me bastisjen në zyrën e Policisë Financiare. Masë disiplinore ka edhe ndaj prokuroreve të tjera të cilat ishin përfshirë në këtë rast. “Këtë vendim e mora me qëllim që në opinion të mos eksitojnë as dyshimi më i vogël për integritetin, paanshmërinë dhe pavarësinë e procedurës e cila duhet të udhëhiqet edhe më tej në Prokurorinë Themelore për Ndjekjen…
Gazetar: Lluka Andreev Prokurori republikan, Lubomir Joveski ka suspenduar Vilma Ruskovskën, kryetaren e Prokurorisë së Krimit të Organizuar. Ruskovska ka konfirmuar për një pjesë të mediave se sot ka marrë vendim për largim nga pozita e saj. Sipas arsyetimit të Prokurorisë Themelore Publike, Joveski ka vendosur ta ndërmarrë këtë hap për faktin se aktualisht kundër prokurores është duke u zhvilluar procedurë penale, pasi ndaj saj është ngritur kallëzim penal. Ndryshe, shefi i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, pak kohë më parë ka ngritur kallëzim penal kundër Ruskovskës. Krahas suspendimit të Ruskovskës, sipas informacioneve të televizionit Alsat, Prokuroria ka iniciuar procedurë disiplinore…
Edhe gjashtë të akuzuar të tjerë për incidentet para Kuvendit gjatë protestave për propozimin francez morën dënim me kusht nga Gjykata Penale në Shkup. Të akuzuarit e pranuan fajin për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë”. “Gjykata solli vendim të shkallës së parë me të cilin katër të akuzuarve ju dha masa e dënimin me kusht prej dy vitesh burg, dënim i cili nuk do të realizohet nëse gjatë katër viteve të ardhshme nuk kryejnë vepër tjetër penale, kurse dy të akuzuarve të cilët pak para ngjarjeve kanë mbushur 18 vjet, ju dha dënim me kusht me burg prej një viti…

