Edhe gjashtë të akuzuar të tjerë për incidentet para Kuvendit gjatë protestave për propozimin francez morën dënim me kusht nga Gjykata Penale në Shkup. Të akuzuarit e pranuan fajin për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë”. “Gjykata solli vendim të shkallës së parë me të cilin katër të akuzuarve ju dha masa e dënimin me kusht prej dy vitesh burg, dënim i cili nuk do të realizohet nëse gjatë katër viteve të ardhshme nuk kryejnë vepër tjetër penale, kurse dy të akuzuarve të cilët pak para ngjarjeve kanë mbushur 18 vjet, ju dha dënim me kusht me burg prej një viti i cili nuk do të realizohet nëse në tre vitet e ardhshme nuk kryejnë vepër të re penale” thuhet në njoftimin e Gjykatës. Të dënuarit mund ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit. Gjatë muajit të kaluar, edhe shtatë persona të tjerë morën dënim me kusht prej dy vitesh burg. Të akuzuarit u ndoqën penalisht pasi dëmtuan rrethojën e sigurisë para Kuvendit dhe me pllaka bekatoni dhe mjete të forta gjuajtën drejt pjesëtarëve të policisë. Dhjetëra policisë kishin përfunduar të lënduar. /Alsat.mk
Data 26.08.2026
Aktuale
- The Telegraph: Trump e çoi regjimin iranian drejt falimentimit me luftë dhe ofensivë financiare të pamëshirshme
- BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme
- Turistja kafshohet nga gjarpri helmues në Valbonë – videoja e shpëtimit kalon 21 milionë shikime
- Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një shkëmbim të ri të madh të të burgosurve
- Pasditen e sotme priten stuhi, reshje të rrëmbyeshme dhe breshër në Maqedoni
- Ermalit iu paska bërë djali për martesë, Ariana publikon momentin me të bukur krah tij!
- Vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia” – tre mjekë përballë drejtësisë
- SMS të rrejshme për kthimin e TVSh-së – Drejtoria Tatimore apel: Mos e hapni linkun!



