Author: almakos

(Foto: Unsplash) I gjithë territori i Maqedonisë të enjten dhe të premten do të jetë nën ndikimin e valës së nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës që në shumë vende do të jenë mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në pjesët juglindore mbi 40 gradë Celsius, njofton Administrata për Çështjet Hidrometeorologjike (DPH – drejtoria për punë hidrometerologjike). Të enjten dhe të premten do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. “Të premten gjatë natës do të ketë vranësira të shtuara me paraqitje të reshjeve të herëpashershme”, bën me dije DPH.

Lexo më Shumë

Të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit, me të cilat shqetësonin qytetarët me muaj dhe tentonin të krijonin përçarje të reja, ranë në ujë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Me rekomandimet e miratuara të Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, u bë e qartë se nuk ka asgjë të diskutueshme, të fshehur, nuk ka fshirje apo ndryshim të historisë sipas bullgarëve, siç kanë gënjyer Mickoski dhe VMRO-DPMNE. Rekomandimet e miratuara për tekste të caktuara në arsimin fillor janë të bazuara në reciprocitet dhe do t’i dorëzohen qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thonë nga atje. Nga…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 150 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre 19 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, shkruan Alsat. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 4 për makina të transportit publik, 3 gjoba të tjera për vozitje në gjendje të dehur si dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Identitetet në mesjetë dhe identitetet aktuale kombëtare nuk duhet të ndërlidhen absolutisht. Besnikëria në mesjetë është ndaj mbretit dhe kishës dhe nuk ka besnikëri ndaj kombit dhe popullit, tha për “Sitel” Dragi Gjorgiev, bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë. “Për këtë periudhë është e rëndësishme të respektohen vlerat universale dhe të insistohet që në nderimin e personave të asaj kohe të përfshihen jo vetëm Maqedonia dhe Bullgaria, por edhe kombet e tjera. Prandaj rekomandimet që janë miratuar për kremtimet e përbashkëta dhe për tekstet shkollore në Maqedoni dhe Bullgari nuk prekin fare çështje identitare”,…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Kreu i VMRO-DMNE-së Hristijan Mickoski takoi partnerët e koalicionit për të diskutuar referendumin e paralajmëruar. Deri tani nuk ka detaje nga takimet por vendime të rëndësishme priten gjatë periudhës së ardhshme. “VMRO-DPMNE-ja dhe kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski pret nga partnerët e koalicionit që edhe një herë të rikonfirmojnë mbështetjen e tyre për idenë e një referendumi i cili do të kishte të bënte me përmbajtjen e kornizës negociuese me Bashkimin Evropian, konkretisht me çështjet që kanë të bëjnë me dialogun me Bullgarinë. Nga ana tjetër, partnerët e koalicionit do të duhet të riafirmojnë qëndrimin e…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Një pjesë e mirë e plazheve në bregun e Ohrit, të cilat nuk i menaxhon askush, kanë mbetur të parregulluara këtë verë. Turistët ankohen për mungesën e higjienës, nuk ka mjaft kosha për mbeturina, zhveshtore ndërsa sipërfaqet janë me bar dhe gjemba. Në disa prej tyre ka ende rrënoja të objekteve apo platformave që u hoqën vitin e kaluar gjatë aksionit për shembjen e objekteve pa leje. “Kemi disa vite që vijmë në plazh, por nuk jemi shumë të emocionuar me plazhin. Nuk ka higjienë, rëra është e bukur. Kemi qenë edhe në plazhe të tjera. Çdo…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska derisa shpalosi aktivitetet e dikasterit të saj me rastin e 30 vjetorit të ARM-së, u shpreh se qëllimi i mbrojtjes është “të sigurt brenda , të përgjegjshëm në NATO”. “Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut plot 30 vite është stabiliteti jonë, siguria jonë dhe e brezave të rinj. Atdhe i sigurt dhe qytetarë të sigurt”, deklaroi Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 164 gjoba për shkelje të rregullave në trafik. Prej tyre: 94 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, shkruan Alsat. Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur si dhe 6 gjoba të tjera për vozitësit fillestar./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane mëngjesin e sotëm është rritur. Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në  “Tabanoc” pritet rreth një orë për hyrje dhe dalje nga vendi. Siç informon LAMM në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Shtëpia e Shëndetit në Tetovë thotë se automjeti me vlerë prej 21 mijë eurove është blerë ligjërisht dhe përdoret për patronazh dhe vaksinim në fshatrat përreth, shkruan Alsat. Çështja nëse është e nevojshme të ndahet kjo shumë për një automjet u ngrit pas raportit të Qendrës për Komunikim Qytetar, në të cilin thuhet se prokurimi publik është bërë me etiketën “mbrojtje nga Covid-19” edhe pse siç thonë ata, ky produkt nuk mund të lidhet lehtësisht me krizën e virusit korona. “Disa vite më parë në planet e prokurimit publik të Qendrës së Shëndetit ishte paraparë prokurimi i…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Aroma e ajvarit dhe turshive më rrallë do të ndjehet këtë vit, më saktësisht gjatë periudhës kur përgatiten këto specialitete. Kështu thanë disa nga qytetarët për Alsat duke shtuar se rritja e çmimeve ka ndikuar që shumë familje të heqin dorë nga përgatitja e ushqimeve për dimër. “Nuk do të bëjmë asgjë sepse nuk ka para, pensionistët dobët janë”, u shpreh një qytetar. “Nuk do të bëjmë asgjë, çdo gjë është shtrenjtuar. A do të bëni ajvar? Jo, nuk e hamë”, theksoi një qytetar. Disa të tjerë thanë se pavarësisht çmimeve të larta do të bëjnë të…

Lexo më Shumë