Ministrat në seancën e sotme qeveritare e kanë obliguar Agjencinë për ushqim dhe veterinari (AUV) që të dorëzojë informatë deri te Qeveria për gjendjen me murtajën afrikane të derrave në vend. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria ka miratuar konkludim për ndërmarrjen e aktiviteteve për formimin e Trupit koordinativ për ballafaqim efikas institucional me pasojat nga kjo sëmundje dhe mbrojtje të fermave të derrave. Ndryshe, kjo sëmundje është përhapur edhe në rajonin e Koçanit, raste të reja ka në fshatrat Trkanje dhe Presekë. Sipas autoriteteve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, këto raste nuk kanë të bëjnë me rastin e…
Author: almakos
Gazetar: Mefail Ismaili “Ballkani i Hapur” është mundësi dhe perspektivë për të ardhme të sigurt të të rinjve në rajon, shkruan Alsat. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë e Malit të Zi të cilët folën në Konferencën me temë “Të rinjtë në Ballkanin ne Hapur – Mundësi dhe perspektivë për avancim të sigurt në rajon”. Këshilltari për rini dhe sport në RMV, Gjorgji Tasev thotë se ndërtimi i besimit tek njëri tjetri është i domosdoshëm që Ballkani të jetë i dëshirueshëm për jetesë nga të rinjtë. “Mund të konstatojmë se bashkëpunimi në mes veti dhe lidhja mes…
Gazetar: Adnan Qaili Testimi për pacientin e dytë të dyshimtë me Linë e Majmunëve, rezultoi negativ, informojnë nga Klinika Infektive në Shkup. Pacienti me simptoma të shenjave në lëkurë dhe ethe ishte emigrant nga Siria, i cili u gjet në aksidentin e trafikut që ndodhi dje pasdite në autostradën Gjevgjeli-Demir Kapija. Por, akoma nuk ka rezultate nga pacienti parë nga Kërçova me simptoma të ngjashme të Lisë së majmunëve. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë për Alsat, se pacienti 43 vjeç është lokalizuar dhe me vendimin e tij të pavarur është vetë-izoluar në shtëpi deri në tejkalimin e simptomeve.
Gazetare: Ajnur Bafqari Edhe përskaj rritjes së çmimit të druve për ngrohje, rriten kërkesat e qytetarëve për pajisje me to, dhe në këtë mënyrë depotë që merren me këtë veprimtari ballafaqohen me mungesa të druve, shkruan Alsat. Në njërën prej depove që vizitoi ekipi i televizionit Alsat, këtë vit ka pasur më shumë shitje se çdo vit tjetër, dhe arsyeja kryesore sipas shitësve është ndalesa e importit të peletave dhe frika nga reduktimi i energjisë elektrike. “Krahasuar me vitet tjera, sivjet ne kemi filluar shumë më herët, edhe në muajin maj dhe e kemi pas të plotë që asnjë vjet…
Para pak minutash ka ndodhur një aksident ndërmjet një biçikletë dhe një makine tek Qendra Tregtare “Mavrovka”, shkruan Alsat. Sipas pamjeve të siguruara nga Alsat, vozitësi i biçikletës shihet të ketë pësuar lëndime të rënda, pasi që, në pamje shihet i shtrirë dhe pa lëvizur derisa tashmë ka arrit edhe ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes. Po ashtu edhe policia tashmë janë në vendin e ngjarjes. Alsat, do ju mbajë të informuar për rastin. / Alsat.mk
Në seancën e të enjtes Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar vendimin për ndalesën e eksportit të farave të lulediellit. Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Ekonomisë, kanë dorëzuar vendim për plotësimin e Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuar, me të cilin i kanë propozuar Qeverisë së RMV-së kufizimin e eksportit të tarifës së re me shenjë 1206-00 fara luledelli, duke përfshirë ato të grimcuara ose të pagrimcuara. “Afati i aplikimit të këtij numri tarifor do të vazhdojë të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2022, siç është përcaktuar në Vendimin për kufizime në…
Foto: AIM Gjatë ditës së djeshme në Institutin e Shëndetit Publik është dorëzuar mostra e testimit të një rasti të dyshuar me linë e majmunit. Pacienti është nga Kërçova dhe para disa ditësh i janë shfaqur puçrra në trup, që është një nga simptomat e lisë së majmunëve. Komisioni i Sëmundjeve Infektive gjatë mbledhjes së djeshme rekomandoi vendosjen e izolimit në kushte shtëpie apo spitalore për të gjitha rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me linë e majmunëve dhe monitorimin e përditshëm epidemiologjik të personave që kanë pasur kontakt me rastet e konfirmuara. “Komisioni i Sëmundjeve Infektive rekomandoi vendosjen e…
Deri më tani në territorin e Maqedonisë nuk ka zjarre aktive, bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Nga aty bëjnë me dije se zjarri dje ishte i lokalizuar edhe në fshatin Vapila dhe Sirula të Ohrit, edhe pse shuarja e tij ka zgjatur gjithë ditën dhe natën e kaluar. Zjarrfikësit kanë arritur të merren dhe me disa zjarre të tjera të shfaqura gjatë ditës së djeshme. “Janë shuar zjarret në fshatin Sopot të Kumanovës, ku është djegur një pyll. Nga ora 16:00-19:00 ka ndërhyrë një automjet dhe pesë zjarrfikës. Zjarri që ka filluar në ora 10:25 në…
Në vendkalimin kufitar Tabanovc dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi. Ndërkohë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata dhe me intensitet të shtuar në rrugët jashtë zonave urbane. /Alsat.mk
MPB njofton se sot ka arrestuar një 28-vjeçar nga Shkupi i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg. “Sot (10.08.2022) në ora 16:45, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ – hetime në SPB Shkup në vendbanimin Shuto Orizare në Shkup kanë arrestuar N.I. (28) nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër qendror nga burgu u Idrizovës – Shkup, për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dënuar në bazë të nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së me 10 vjet e 9 muaj burg, të cilit i kishin ngelur edhe 5 vjet e 11 muaj burg. Personi do t’i dorëzohet…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.480 teste, ndërsa janë regjistruar 693 raste të reja me coronavirus. Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 826 pacientë të shëruar nga COVID-19. Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar dy viktima. Në Shkup (77) dhe Bogdanci (77). Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 333.360, numri i të shëruarve është 319.717, numri i të vdekurve është 9.400, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.243./
Gazetar: Lluka Andreev Furnizimet publike lidhur me mbrojtjen nga Kovid-19 përballen me probleme dhe rreziqe për korrupsion- thuhet në raportin e Qendrës për komunikime civile, shkruan Alsat. Ata kanë regjistruar raste kur një institucion publik ka shënuar furnizim për mbrojtje nga Kovid-19 në të cilën është paraqitur vetëm një ofertues ndërsa institucioni në fakt ka blerë automobil zyrtar me timon lëkure, gjashtë altoparlantë dhe ngjyrë metalik. Një numër i madh i situatave të palogjikshme ka ndodhur edhe me çmimet që i kanë paguar institucionet e ndryshme për të njëjtin produkt. Më saktë, Instituti për sëmundje të mushkërive në Kozle ka…

