Moti sot në Maqedoni do të mbajë mot kryesisht me diell, i nxehtë dhe me vranësira të lehta lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 16 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura minimale do të jetë rreth 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.
Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë moti stabil, me diell dhe temperatura shumë të larta. Të enjten dhe të premten pritet intensifikim i vapës, ndërsa në Shkup temperaturat mund të arrijnë nga 38 deri në 39 gradë. Edhe gjatë fundjavës do të mbajë mot shumë i nxehtë, me vranësira të herëpashershme dhe temperatura ditore rreth 36–38 gradë Celsius.



