Author: almakos

Shpenzimet minimale të një familjeje për muajin korrik janë 47.042.000 denarë, sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas Sindikatës, kjo shumë nuk mjafton as për familjet ku ka dy të punësuar që kanë të ardhura një mesatare dhe një pagë minimale. “Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se inflacioni prej 16 për qind e zhvlerëson vlerën e pagave dhe prej këtu shuma prej 18.000 denarë, që është paga minimale në Maqedoni, ka vlerë reale prej 15.120 denarë, dhe shumën prej Paga mesatare neto prej 31.525 denarë ka vlerë reale prej 26.481 denarë, me çka në masë…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale është publikuar një video më e gjatë nga kamerat e sigurisë pranë qendrës kulturore “Ivan Mihailov” në Manastir, e cila tregon të gjithë incidentin e djegies së qendrës. Në video shihet se si Lambe Alabakovski, i cili e ka pranuar fajin, e djeg klubin bullgar “Ivan Mihajllo” në Manastir. Ngjarja në të cilën është djegur hyrja e qendrës kulturore “Ivan Mihailov” në Manastir ka ndodhur më 4 qershor të këtij viti. Tri ditë më vonë, më 7 qershor, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se autori i krimit ishte arrestuar dhe se ai e kishte pranuar fajësinë,…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për dalje nga vendi është nga 30 minuta deri në 1 orë. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi. AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar 178 shkelje të rregullave të trafikut, dhe atë: 29 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 gjoba iu shqiptuan vozitësve fillestar, shkruan Alsat. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 14 gjoba për përdorim të telefonit, 9 për mosvënien e rripit të sigurisë, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 4 gjoba për makina të transportit publik teknikisht të parregullta…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Më shumë se 200 pjesëtarë të MPB-së, mes të cilëve edhe ata të “Drejtorisë së gjashtë”, po përgatisin padi për Ministrinë për Punë të Brendshme, pasi nuk u është paguar orari i zgjatur në punë gjatë protestave kundër propozimit francez, tregon Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev. “Sulmi ndaj uniformës dhe punonjësit të policisë është sulm ndaj shtetit. Nëse është kështu, Sindikata e Pavarur nuk do ta lërë të qetë Ministrinë e Brendshme. Disa policë kanë marrë në kokë bekotonka e dhe kalldrëm”, deklaroi Goce Dellçev, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë. Sipas ligjit, rreth 500…

Lexo më Shumë

Me situatën aktuale të Kovid-19 nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese, rekomandimet e fundit për mbajtjen e detyrueshme të maskave në spitale, barnatore, transport publik dhe shtëpi të të moshuarve janë të mjaftueshme për momentin, deklaroi kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Aleksandar Petliçkovski. Në një intervistë në “Kanal 5”, ai tha se masat kufizuese duhet të ruhen kur të jenë të nevojshme. Megjithatë, duke qenë se, siç theksoi ai, virusi befason dhe rikthehet me versione të reja, do të merret parasysh seriozisht hapja e çështjes së planifikimit të vjeshtës. “Virusi na befasoi me shfaqjen e një versioni…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore ka nisur procedurë hetimore ndaj dy personave të cilët dyshohet se kanë kryer grabitje në një dyqan për pajisje teknologjike në “Gjorçe Petrov” të Shkupit. Nga Prokuroria njoftojnë se për njërin nga të dyshuarit është kërkuar shqiptimi i masës së paraburgimit ndërkaq tjetri është dërguar në burgun e Prilepit për vuajtjen e dënimit për një vepër tjetër penale. “Më 4 gusht, dy të dyshuarit kanë hyrë në një dyqan për teknikë të bardhë në rrugën “Gjorçe Petrov” dhe i kanë kërcënuar tre punonjësit me pushkë automatike dhe pistoletë. Nga dyqani në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë 96.000 denarë…

Lexo më Shumë

Zjarri në lokalitetin Furka që ndodhet mes komunës së Dojranit dhe Bogdancit edhe më tej vazhdon të mbetet aktiv, por me një intensitet të zvogëluar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat. Nga ky institucion thonë se rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës në terren kanë dalë 40 deri në 50 persona, që kanë ndihmuar në uljen e intensitetit të zjarrit. Ky ekip siç thonë nga QMK-ja përbëhej nga përfaqësues të institucioneve kompetente dhe popullsia lokale. Nga kjo qendër njoftojnë gjithashtu se në 24 orët e fundit janë shuar 12 zjarre nëpër rajone të ndryshme të vendit.

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Ashtu sikurse shumë shtëpi të tjera, edhe ky objekt banimi, u dëmtua nga vërshimet e gushtit të vitit 2015, që përfshinë Shipkovicën, shkruan Alsat. Por, që atëherë, autoritetet, si ato lokal, por edhe të pushtetit qendror, e vetmja gjë që kanë bërë janë matjet dhe vizitat. Edhe pse kanë ardhur disa herë dhe kanë matur e fotografuar terrenin, pronari i kësaj shtëpie thotë se, nuk i është bërë ende madje as kompensimi i dëmit që iu shkaktua nga vërshimet 7 vjet më parë. “Dheu i çarë ja, askush asgjë nuk ka prekur, e shihni vetë. Po pati…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit, sot shpalli Thirrje publike për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit. Me qëllim nxitjen e zhvillimit të zanateve tradicionale nëpërmjet subvencionimit të zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në territorin e qytetit të Shkupit, nëpërmjet Programit për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelerisë dhe tregtisë së Qytetit të Shkupit për vitin 2022 në Buxhetin e Qytetit të Shkupit janë parashikuar mjete me vlerë 500.000,00 denarë. Subvencioni financiar është 10.000 denarë për aplikues. Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrje publike kanë: Zejtarë të cilët nuk kanë…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin,me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,80% në raportme vendimin e datës 05.08.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,569 %, te nafta për 2,117%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 2,960 % dhe te mazuti ka ulje për 1,402% . Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe i Vajit Ekstra të Lehtë…

Lexo më Shumë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Kërçovë-Gostivar, me ç’rast një person ka ndërruar jetë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në kryqëzimin “Tajmishka” mes një kamioni “Man” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga 56-vjeçari L.S. dhe një veture “Hjundai”, me targa të Shkupit. Siç informon Sektori për Punë të Brendshme-Ohër, në aksident ka ndërruar jetë shoferi i veturës “Hjundai” ndërsa është lënduar edhe një bashkudhëtare në të njëjtën veturë, me iniciale R.K.(42) nga Shkupi.

Lexo më Shumë