Author: almakos

Gazetare: Melihate Rustemi Deponi të egra mbeturinash po lulëzojnë brenda natës thuajse në çdo lagje të kryeqytetit, pavarësisht se janë të caktuara pikat për hedhjen e tyre, shkruan Alsat. Si pikë më kritike është ajo në lagjen e Tophanës e cila krijohet një ditë pas pastrimit dhe larjes nga Higjiena Komunale. Për këtë, qytetarët kritikojnë njëri tjetrin se akoma nuk kanë mësuar rregullat e hedhjes së mbeturinave. “Nuk ka të bëjë me kontejnerët, ka të bëj me ne, qytetarët që jetojmë këtu. Nëse ne e dimë se si duhet të hidhen mbeturinat atëherë gjithçka do të jetë në rregull. Bërllokun…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Përplasjet politike mes opozitës dhe opozitës mbeten në pikën e njëjtë. Deri sa opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, pushteti thotë se është kohë për t’u fokusuar në zbatimin e reformave euro-integruese, shkruan Alsat. “Anketat qartë tregojnë se LSDM do të përjetojë katastrofë në zgjedhjet e ardhshme. Ky do të jetë rezultat i qeverisjes së tyre katastrofale. Anketat tregojnë se Qeveria dhe kryeministri nuk kanë asnjë mbështetje. Prandaj ikin nga përballja me popullin dhe tentojnë që të qëndrojnë edhe ndonjë ditë më shumë në këtë Qeveri për ndonjë tender më shumë”, tha VMRO-DPMNE. Përfaqësuesit e pushtetit janë fokusuar…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Ardhja e mërgimtarëve, nuk është aspak e frytshme sikurse vitet e shkuara, thonë zejtarët e Çarshisë së Tetovës, shkruan Alsat. Sipas tyre shtrenjtim e ka bërë të veten, sidomos rritja e çmimit të arit. Ata thonë se nëse një vit më parë dasmori blinte ari në vlerë prej 15 mijë eurosh, sivjet blen deri 40 për qind më pak. “Mërgimtarët faleminderit Zotit që i kemi dhe që kanë ardhur, por qyteti nga mërgimtarët ndjen një krizë nuk është si vitet tjera. 30-40 për qind është më dobët, pra është shtrejtimi i çmimeve, e sidomos i arit pastaj…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 468 drejtues mjetesh. Prej tyre, 26 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, njoftoi MPB-ja, 243 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 225 jashtë qytetit. Ata bëjnë të ditur se kontrollet e intensifikuara të veprimit…

Lexo më Shumë

“Nuk është e nevojshme që qytetarët të japin para për testime për Covid-19 sepse shpenzojnë para në mënyrë të panevojshme”, thotë imunologu Nikolla Panovski. Në një prononcim për televizionin Sitel, ai thotë se duhen vetëm disa ditë izolim. Sipas tij, aktualisht numri i të infektuarve është 10 herë më i lartë se statistikat zyrtare dhe shumë nga të rinjtë as që e dinë se janë të infektuar. “Nuk ka nevojë që qytetarët të testohen dhe të bëjnë kosto, por të izolohen për disa ditë. Nuk ka asnjë efekt tjetër përveç humbjes financiare të testimit, megjithëse është e vërtetë që disa…

Lexo më Shumë

Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit ose drogës do të konsiderohet vepër penale Nëse vozitni nën ndikimin e alkoolit me një përqendrim prej të paktën 1,50 g/mil në gjak, ose drejtoni nën ndikimin e drogës, substancave psikotrope ose prekursorëve, ose nëse drejtoni automjetin në zonë të ndaluar apo parakaloni një linjë automjetesh në mënyrë të ndaluar dhe me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë mbi të lejuarin, sipas nenit 403 të ri në tekstin e propozuar të Kodit Penal, që përbën drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik, do të konsiderohet krim. “Pjesëmarrës në komunikacionin publik në mënyrë të pakujdesshme…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar janë ndezur katër zjarre në rajonin e komunës së Kumanovës dhe Staro Nagoriçanit, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Kumanovë. Në tre lokacione të ndryshme digjej bar i thatë, ndërsa dje pasdite është djegur edhe një veturë në afërsi të njësitit territorial të zjarrfikësve në Kumanovë. Zjarrfikësit arritën ta shuajnë atë për dhjetë minuta nga ora 16:35 deri në orën 16:45. Nga zjarri nuk ka të lënduar.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë kushte me jostabilitet lokal të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu afatshkurtër dhe shtrëngata të rralla. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 37 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 8. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas…

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë të Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, gjatë natës së kaluar (5/6 gusht) në intervalin kohor nga ora 23:00 deri më 03:00, në afërsi të Pikë Pagesës Zhelinë dhe në rajonin e f. Kamjan-Tetovë, i kanë privuar nga liria gjithsej 7 persona. Gjatë kontrollit ndaj tyre dhe të automjeteve të tyre me të cilët ata kanë udhëtuar, “Wolkswagen golf” dhe “Turan” me targa regjistrimi të Tetovës dhe “Bmw” me targa nacionale të Austrisë, është gjetur marihuanë, kokainë dhe një makinë thërmuese. Nga liria janë privuar E.T (22) nga f. Pirok-Tetovë, 21 vjeçarja nga Tetova E.S., B.F. (22),…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Tashmë gjashtë vjet, muaji gusht sjell kujtimet të dhimbshme e trishtuese për banorët e Hasanbegut, Stajkovcës, Straçincës, Haraçinës dhe Rashtakut të Shkupit të cilët u përballën me vërshime vdekjeprurëse. Në këtë ditë, çdo banor që do të ndalësh në rrugë ka qindra fjalë për të treguar duke rikthyer kujtimet drithëruese të vërshimeve që për disa orë ishin luftë për jetë ose vdekje. “Brenda 70 vjetëve nuk e kam përjetuar, për herë të parë këtë e kam përjetuar. Më e rënda ishte gruaja që humbi fëmijën. Gruaja ka hy në shtëpinë time, poshtë në bodrum. Kur u ndal…

Lexo më Shumë

Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë qendrave të qyteteve është rritur mëngjesin e sotëm. Në VK Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në VK Bogorodica, pritjet për dalje janë deri në 40 minuta. Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka më ndalime. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Nga lidhja automobilistike e Maqedonisë rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare, ndërsa pasdite në disa vende me vranësira të shtuara. Do të fryjë erë veriore e dobët deri mesatare, herë pas here e fortë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 8. Në Shkup mot i ngjashëm me erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Lexo më Shumë