Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,99% në raport me vendimin e datës 1.8.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,171 %, te nafta për 3,728 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,476 % dhe te mazuti për 1,600% . Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, ulen për 2,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me…
Author: almakos
Komisioni Rregullativ i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE) do të marrë sot një vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga sonte në mesnatë. “Janë plotësuar kushtet paraprake KRRE do të marrë vendim për çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga mesnata”, tha për MIA-n zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov.
MPB njofton se dje kanë vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fuhsën e komunikacionit në të gjithë territorin e Shkupit, me çka janë shqiptuar 171 masa. “Në të gjithë territorin e Shkupit janë shqiptuar 171 masa, ndër të cilat 70 për tejkalim të shpejtësisë, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë masa për motoçiklist. Janë shqiptuar 22 masa për këmbësorët, pesë masa për automjete të paregjistruara, nëntë masa për përdorim të telefonit, katër masa për mospërdorim të rripit të sigurisë…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit sot në mëngjes është rritur. Në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 40 deri në 60 minuta, ndërsa në VK Bogorodicë është 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes…
Këtë muaj pritet që të shpallet sërish gjendje krize në sektorin e energjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëron masa të reja kundër krizës për qytetarët dhe kompanitë, por synimi kryesor është sigurimi i energjisë elektrike dhe burimeve të tjera të energjisë për dimër. “Masat kundër krizës do të drejtohen ndaj atyre që janë më të cenuarit në vend, siç ishte më parë. Prandaj qytetarët që kanë të ardhura të ulëta, që kanë më pak se të tjerët, duhet ta dinë se do të jenë të parët që do të preken nga këto masa”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski kujton…
Mesnatën e së mërkurës një patrollë policore ka ndërhyrë në një pikë të karburantit në Kumanovë, pas raportimit për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ku një trend të ri kanë sjell në vendlindje çunat e diasporës duke bërë defilim me makinat sportive e luksoze, ndryshe e njohur në zhargonin e automobilistikës si “Street drift/race party”.
Toka pati ditën më të shkurtër ndonjëherë këtë verë. Pse? Për shkak të lëkundjes së boshtit të saj, që do të thotë se ai bëri një rrotullim në një fraksion të sekondës në më pak se 24 orë. Kështu, 29 qershori ishte 1.59 milisekonda më i shkurtër se të gjitha ditët e tjera. Në dekadat e fundit, Toka ka më shumë gjasa të ngadalësohet, duke dhënë ditë pak më të gjata. Por në vitet e fundit, kjo tendencë është përmbysur dhe ditët po bëhen gjithnjë e më të shkurtra. Nëse Toka vazhdon të përshpejtohet, kjo mund të çojë në kërkesën…
Gazetar: Adnan Qaili Në 24 orët e fundit vërehet një rënie drastike e rasteve pozitive nga virusi korona, krahasuar me javën që lamë pas. Raporti i Institutit të Shëndetit Publik tregon se nga 1 238 testet e bëra vetëm 178 raste kanë rezultuar pozitivë, prej tyre 33 pacientë janë evidentuar si të reinfektuar, shkruan Alsat. Ndërkaq, të vdekur janë dy persona nga Shkupi të moshës 60 dhe 72 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Por, më shqetësuese mbetet numri i lartë i rasteve aktive. Nga 4 535 raste aktive, gjysma figurojnë në Shkup. Instituti i Shëndetit Publik…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Mbi 1200 shtëpi, me rreth 2500 banorë në fshatin Pallçisht, me dekada të tëra po vuajnë mungesën e ujit për pije. Janë ndërruar disa kryetarë të komunës së Bogovinës, dhe secili prej tyre, ka premtuar ndërtimin e ujësjellësit, por premtimi i tyre nuk u realizua asnjëherë, shkruan Alsat. Së fundmi, banorët revoltën e tyre e shprehën edhe me bllokim të rrugës, madje duke kërcënuar për vazhdim të protestave edhe para komunës. Por kreu i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu, doli para banorëve dhe tha se fillimi i punimeve për ndërtimin e ujësjellësit ishte çështje ditësh. Dy javë…
Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se me datë 05.08.2022 (e premte) do të fillojë dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave, ndërsa me datë 08.08.2022 (e hënë) dezinsektimi kundër formave të rritura të mushkonjave. Nga Bashkia informojnë se spërkatja do të kryhet sipas orarit të mëposhtëm: 1. Dezinsektimi nga toka kundër larvave të mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet më 05.08.2022 (e premte), gjatë ditës. 2. Dezinsektimi nga ajri, kundër larvave të mushkonjave, në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet më 06.08.2022 (e shtunë), në orët e para të mëngjesit. 3. Dezinsektimi nga toka i territorit…
Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për dhurimin e tankeve T-72 në Ukrainë, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova. Edhe pse është pajisje e vjetëruar, me donacionin, shprehet Zaharova, është dhënë mbështetje për “vazhdimin e aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”. “Përkundër faktit se, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një donacion “të padëmshëm” të pajisjeve të vjetruara, fakti mbetet se Shkupi, besnik i NATO-s, është i përfshirë në dërgimin e armëve në Ukrainë, duke kontribuar kështu në vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në…
Gjashtë zjarre kanë ndodhur në 24 orët e fundit në territorin e komunave Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza- Kumanovë. Në Orizare të Likovës afër varrezave digjej bar i thatë dhe kashtë, zjarrfikësit arritën ta shuajnë në orën 23.00. Në fshatin Romanovcë një ekip ka qenë në shërbim gjatë natës ku digjej bar i thatë. Zjarr pasdite ka pasur edhe në fshatrat e Kumanovës Shupli Kamen dhe Pçinjë. Në lokalitetin “Konjski most” në komunën e Nagoriçanit të Vjetër dje në orën 21:00 digjej dru i thatë dhe bar. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit…

