Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha për pritje dhe dalje është rreth 60 deri 90 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 deri 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektim të sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët…
Author: almakos
MPB Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme (02.08.2022) ka zbatuar kontroll të përforcuar aksionar në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Nga MPB thonë se në këtë aksion janë sanksionuar 59 drejtues automjetesh. “Nga këto, katër automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë…
Shkencëtarët amerikanë riemërtojnë verën si “sezoni i rrezikut”. Një grup shkencëtarësh në SHBA e kanë riemërtuar verën “sezoni i rrezikut”, duke thënë se duhet marrë më seriozisht për të shmangur më shumë vdekje të parandalueshme. Këtë vit zjarri i McKinney ka vrarë dy persona në Kaliforni, dhe nxehtësia është fajësuar për vdekje dhe madje edhe sëmundje te të rinjtë në Oregon. Këto ngjarje të motit ndodhin natyrshëm, por po nxiten nga ndryshimet klimatike. Valët e të nxehtit tashmë janë më të shpeshta dhe më intensive. Zjarret po djegin dyfishin e zonës dhe gjatë një sezoni më të gjatë. Uraganet janë…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqednisë së Veriut, ka falenderuar shtetin e Bullgarisë për urimet me rastin e festës së Ilindenit, e cila u shënua sot më datë gusht. “Faleminderit nga zemra për urimet e sinqerta nga kolegët tanë në Sofje. Ne kemi arritur shumë në periudhën e kaluar, duke krijuar një platformë solide për zhvillim të mëtejshëm. Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e lidhjeve të ndërsjella dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në reagimin e MPJ-së. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë u dërgoi urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me rastin e festës…
Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.814 teste, ndërsa janë regjistruar 815 raste të reja me Kovid-19. Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik (ISHP) ka regjistruar 1.252 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Janë konfirmuar edhe dy viktima nga coronavirusi. Viktimat janë regjistruar në qytetin e Velesit (86 dhe 74). Ndërsa në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima nga Shkupi (88 dhe 88). Numri i rasteve aktive është 4.535.
Gazetar: Luka Andreev Sipas kryetares së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Villma Ruskovska, nuk është në rregull që i njëjti institucion mes vete të debatojë përmes mediave. Duke komentuar raportin e përgatitur nga Prokuroria e Ljubomir Joveskit për bastisjen e saj në Drejtorinë e Policisë Financiare, Ruskovska në një deklaratë për “Dojçe Vele” tha se konstatimet e raportit i ka mësuar përmes mediave, gjë që e ka dëmtuar reputacionin e gjithë institucionit. Raporti është përgatitur pas denoncimit në Prokurorinë Publike nga drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, sipas të cilit prokurorët që kanë kryer kontroll në zyrën e…
“Është detyra jonë të kujdesemi për republikën tonë, që të gjithë qytetarët e saj ta ndiejnë atë si atdheun e tyre. E vërteta historike nuk mund të ndryshohet me marrëveshje, as me protokoll, sepse faktet ekspozojnë çdo konstrukt të imponuar, dhe koncepti i Evropës së bashkuar na jep mundësinë më të mirë për të përfunduar zhvillimin e Maqedonisë së Veriut si një republikë moderne evropiane”. Këto janë pjesë e mesazheve që presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi nga manifestimi qendror në Shkup, në kuadër të festës së Ilindenit. Pendarovski theksoi se festën tonë më të madhe shtetërore e festojmë në Shën…
Ka një diferencë çmimi prej 3.30 eurosh mes ekspresit më të shtrenjtë dhe atij më ekonomik. Studimi vjen nga revista gjermane Travelbook, që analizoi çmimet në 42 qytete të Kontinentit të Vjetër. Në Europë, çmimet e kafesë ndryshojnë (madje shumë) nga një kryeqytet në tjetrin. Revista e udhëtimeve Travelbook u përpoq të kuptojë se sa kushton një filxhan kafeje në Europë. Për indeksin e saj “Espresso-Index” u analizuan dhe krahasuan më shumë se 400 menu në 42 qytete. Sa kushton ekspresi në Europë Në shumë kryeqytete evropiane, një ekspres mund t’ua lërë gojën të hidhur. Në Kopenhagën, Paris, Oslo apo…
“Ilindeni është krenaria jonë, udhërrëfyesi ynë. Ilindeni është forca jonë për të ardhmen!”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në urimin me rastin e festës së Ilindenit. Në një postim në Facebook, kryeministri bëri thirrje që të festohet festa në harmoni dhe unitet. “Ilindeni i lumtur dhe jetëgjatë – Festa e Republikës. Le ta festojmë në harmoni dhe unitet. Sot ne nderojmë dy Ilindenët e vitit 1903 dhe 1944, themelet e shtetit maqedonas, gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe shprehim mirënjohje të përjetshme për banorët e Ilindenit dhe Asnomit për angazhimin dhe vizionin e tyre për një shtet modern, sovran, të pavarur. Ilindeni…
MPB njofton se në orët e pasdites ka ndodhur një aksident ku kanë humbur jetën tre persona. “Fillimisht në vendin e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona (dy meshkuj dhe një femër), ndërsa një e lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit Ferid Murad”, njoftojnë nga MPB. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në zonën e urës së Strezimirit. Automjeti “Renault” me targa të Gjermanisë ka dalë nga rruga.
Gazetar: Adnan Qaili Për t’u testuar nëse je i prekur nga variantet e reja të virusit korona, do të presësh gjatë një termin. Në Shkup funksionojnë vetëm dy pika të testimeve, të cilat mbulohen përmes fondit, shkruan Alsat. Të gjitha pikat tjera private funksionojnë me orar të rregullt, por që natyrisht pagesa është 100% më e shtrenjtë. Pacientët ankohen se nuk gjejnë dot termin dhe rendi u vjen pasi t’i kalojnë simptomat. “Pika e testimit në Poliklinikën e Çairit funksionon vetëm tri orë nga 8-11 me staf të reduktuar dhe terminë të limituara. Ata që nuk arrijnë të bëjnë termin…
Nuk e kuptoj kërkesën e tyre për referendum, është manipulim i Mickoskit, thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Kanal 5 lidhur me kërkesën e opozitës për organizimin e referendumit për kornizën negociuese. Mendoni se njeriu që mori pjesë në Marrëveshjen e Prespës ishte pjesë e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, besoni se mund të thotë të jepet referendum tani? Mickoski ka nevojë për mobilizim politik dhe Pendarovski thotë se mendon të njëjtën gjë. Mendoj se është e drejtë që VMRO-DPMNE-së dhe “E Majta” të përcaktohen për atë që janë parti anti evropiane dhe të thonë se ne me…

