Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje nga aksidenti i djeshëm i një veture të policisë ” në udhëkryqin mes bulevardit “Goce Delçev” dhe bulevardit “Filipi i Dytë i Maqedonisë”. MPB njofton se nga aksidenti është lënduar rëndë një fëmijë i veturës tjetër të përfshirë në aksident, automjet i tipit “Pasat”, që po drejtohej nga 26-vjeçari E.R. nga Shkupi. Sipas njoftimit, në aksident është lënduar edhe një 19-vjeçar me iniciale O.R. dhe një zyrtarë i policisë. “Pas aksidentit të gjithë pjesëmarrësit janë transportuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”, ku pasagjerit të mitur nga automjeti “Pasat” i janë konstatuar…
Author: almakos
Gazetar: Lluka Andreev Një audio incizim, në të cilin dëgjohet zëri i shefes së Prokurorisë së Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovska, ka dalë dje në rrjetet sociale. Sipas asaj që dëgjohet nga biseda, e cila supozohet se është zhvilluar mes Ruskovskës dhe një personi tjetër, prokurorja thotë se ajo ka “harruar” një person në paraburgim, dhe në incizim dëgjohej vetëm emri i Vladimir Atanasovskit. Ai ka qenë ish-drejtor i DSK-së, ndërsa si i pandehur në rastin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvend është dënuar me gjashtë vite burg. Në një koment për Alsat, kreu i Prokurorisë së…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka zbuluar parcela me kanabis në rajonin e Dibrës, respektivisht në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në vendin e quajtur Orman në fshatin Sipas. MPB njofton se vlera e kanabis sativës kap vlerën e gjysmë milion eurove. “Në parcela u mbollën rreth 500 rrënjë, nga të cilat në tregun e zi do të shitej marihuanë me vlerë rreth gjysmë milioni euro, si dhe kamera me valë dhe një pompë për trajtimin e bimëve”. “Sipas udhëzimit të prokurorit Publik, një pjesë e rrënjëve janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë, ndërsa pjesa tjetër është…
Gazetar: Adnan Qaili Më shumë se 5 mijë raste aktive me Covid-19, Maqedoninë e fusin në zonën e verdhë të gjendjes epidemiologjike nga koronavirusi. Për momentin, Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk rekomandon masa të reja pasi ngarkesa akoma nuk ndjehet në kapacitetet spitalore. Situata më e rënduar është në kryeqytet, ku ndodhen gjysma e rasteve aktive. Sipas të dhënave ditore të Institutit të Shëndetit Publik, në mesatare pozitiv diagnostikohen 50% e të testuarve. “Sipas analizave epidemiologjike, aktualisht nga 5.196 raste aktive, pjesa më e madhe ose 43 për qind janë në kryeqytetin – Shkup. Në Manastir janë 441, më pas…
Gazetari: Maqedonia ka filluar procesin e negociatave, por jemi larg hapjes së kapitujve të negociatave. Maqedonia është në prag të ndryshimeve kushtetuese, por për momentin nuk ka 80 deputetë që ta mbështesin këtë ide, me të cilën do t’i hapim kapitujt. Për propozimin francez dhe për të gjitha sfidat e tjera me të cilat po përballemi, flas me ambasadorin evropian në vend, Dejvid Gir. Ambasador Gir, 17 vjet qëndrojmë në vend dhe Maqedonia është e bllokuar në rrugën e saj të integrimit evropian, pjesa më e madhe e këtyre viteve ka qenë e lidhur me çështjet bilaterale me fqinjët tanë,…
Një djalë shtatëvjeçar është bërë “hero” pasi u hodh në një pishinë 6 metra të thellë për të shpëtuar një trevjeçar nga mbytja. Massiah Browne, nga Sacramento, Kaliforni, ishte duke notuar me familjen e tij në kompleksin e tyre të apartamenteve, kur vuri re se vogëlushi, i cili ishte i huaj për të, ishte shtrirë me gojën dhe sytë hapur në fund të pishinës. Ai u zhyt shpejt në ujë dhe e nxori vogëlushin, duke i shpëtuar jetën mrekullisht. Në një intervistë për Good Morning America, Massiah, i cili ka marrë mësime noti që në moshë të re, ka folur…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanovc pritjet për hyrje në vend janë rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritja për dalje është rreth 15 deri në 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe përrenj, ku ka mundësi për…
Në audio-incizim dëgjohen disa zëra të mutuar dhe dyshohet se po bisedojnë me prokuroren Ruskovska. Në fillim të bisedës, e cila zgjat 1.19 minuta, flitet për vlerësimin e gjyqësorit. Komentohet se dikush i Prokurorisë speciale është rritur për shkak të çështjes Perandoria. I panjohuri pyet se si ka mundësi që edhe pas gjashtë muajsh nuk dihet se cili është thelbi i krimit në çështjen Perandoria. Më poshtë është transkripti i bisedës: – Personi i panjohur: Ju jeni prokuror, a ka mundësi që 6 muaj të mos e dimë se çfarë është çështja? Askush nuk e di. – Prokurori: Jo. Ti…
Alternative biofuel from sawdust wood pellets in hands. Inspektorati i Tregut ka kryer 131 kontrolle ndaj tregtarëve që shesin peleta. Alsat mëson se Inspektorati ka vërtetuar shtatë parregullsi, ku edhe janë marrë masat përkatëse. Në katër kompani nuk është gjetur evidencë ndërsa dy nuk i kanë plotësuar kushtet për kryerjen e veprimtarisë. Vetëm në një kompani nuk ka pasur evidencë për kryerjen e tregtisë. Nga ky institucion thonë se marzha sillet prej 10% deri në 40%. Gjobat për shkeljet sillen prej 200 deri në 800 euro për person juridik. Raporti për gjendjen me shitjen e peletave është dorëzuar në Qeveri.
Gazetare: Mirjana Davidovska Revizioni shtetëror ka konstatuar parregullsi në funksionimin e Radio Televizionit Shtetëror, të cilat përsëriten në çdo raport të këtij institucioni, por nuk kanë qenë arsye e mjaftueshme për ndonjë veprim të institucioneve kompetente, shkruan Alsat. Revizori ka konstatuar se televizioni shtetëror punon pa strategji dhe program pune ndërsa pagat ndahen sipas dëshirës së drejtorit. Revizorët për disa punonjës nuk kanë gjetur as dokumentet e nevojshme që do të vërtetonin se kanë kualifikime të caktuara për atë pozicion. “Në Marrëveshjen kolektive dhe Rregulloren për pagesën e pagave dhe kompensimin e pagave në RTVM, janë përcaktuar koeficiente të ndryshëm…
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski, sot publikoi çmimet e reja të ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit. “Në rrjetin më të madh përmes të cilin ngrohen mbi 90 për qind e qytetit të Shkupit, çmimi i ngrohjes rritet për 14.18 për qind. Për përdoruesit e ngrohjes nga Hekurana çmimi rritet për 15.58 për qind dhe për konsumatorët e rrjetit në Shkup Veri çmimi rritet për 16.31 për qind. Sipas Bislimovskit shkaku për rritjen e çmimit është të ngrohjes është rritja drastike e çmimit të gazit natyror, që është 10 herë më e shtrenjtë se çmimi i periudhës…
Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 31-vjeçarin D.M. nga Probishtipi. I njëjti dyshohet se ka mashtruar gratë derisa ishte në lidhje dashurie me ta, respektivisht ka kryer vjedhje dhe mashtrim ndaj tyre. “Ai dyshohet se në periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti, pasi ka takuar dy gra nga Manastiri në rrjetin social Facebook dhe ka nisur lidhje dashurie me to, njërës prej tyre i ka kryer vjedhje, ndërsa tjetrën e ka mashtruar për shumë prej 6.500 euro dhe 72.000 denarë, e cila është raportuar më 27.07.2022”, njofton MPB. Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit…

