Author: almakos

Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez Perez të dielën vjen për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me presidentin Stevo Pendarovski. Vizita në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turneut të Sanchezit në vendet e Ballkanit Perëndimor, që i përfshin edhe Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë. Sanchezi ka për qëllim që ta tregojë edhe rëndësinë të cilën Spanja ua jep marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetje për përpjekjet të cilat…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali deklaroi sot se në vendin tonë akoma nuk është regjistruar asnjë rast me linjën e majmunëve, shkruan Alsat. Ndërkohë që përmendi edhe rritjen e rasteve me Kovid-19, por duke nënvizuar se situata nuk është alarmante. “Sot do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) dhe një nga pikat që do të diskutohet do të jetë edhe Linja e Majmunëve, tani për tani nuk kemi regjistruar asnjë rast tek ne dhe të theksoj se Instituti i Shëndetit Publik disponon me teste që janë valide për diagnostikimin e një virusi të atillë”, tha Bekim Sali, ministër i…

Lexo më Shumë

Gjermanët nisin të lahen me ujë të ftohtë për shkak të krizës me gazin rus. Teksa Gjermania po përballet me furnizim të reduktuar të gazit nga Rusia, si pasojë e luftës në Ukrainë, një qytet në vend vendosi të mbyllë rubinetin e ujit të ngrohtë në pallatet publike, duke detyruar kështu qytetarët të bëjnë dush me ujë të ftohtë, për të kursyer në këtë mënyrë energji. Kjo do të thotë se në pishinat, sallat sportive dhe palestrat e Hanoverit, njerëzit do të duhet të shpëlahen me ujë të ftohtë, shkruan BBC. Gjithashtu nuk do të ketë më ujë të ngrohtë…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Shkupit ka shqiptuar 133 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Sipas njoftimit të policisë 22 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 15 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për parakalim të parregullt, shtatë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë masa për kalim në semafor të mbyllur si dhe gjashtë masa për makina teknikisht të parregullta dhe të pa-regjistruara./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta, ndërsa në Tabanoc për hyrje pritet rreth 40-60 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për numrin e fundit të të përjavshmes “Fokus” ka komentuar edhe deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme rus Sergei Lavrov, i cili së fundi ka përsëritur se disponimi i popullit maqedonas është në kundërshtim me kursin euroatlantik të elitën politike. Siç thotë Pendarovski, këto janë deklarata provokuese të cilat, sipas tij, janë pjesë e propagandës politike. “Të gjitha institucionet shtetërore e dinë se Rusia ndërhyn në punët tona të brendshme. Herën e fundit me pjesëmarrje intensive përmes njerëzve të vet, subjekteve të veta politike, instalacioneve të veta. Nga fqinjët vijnë njerëz që janë…

Lexo më Shumë

Trupi i pajetë i një të riu nga Shkupi është gjetur në një banesë në Shkup, njofton MPB. “Me datë 27.07.2022 në ora 12:00 në SPB Shkup është raportuar se G.A. (22) nga Shkupi është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku i emergjencës, ndërsa në vendin e ngjarjes hetime kanë kryer policia nga SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Gazetare: Mirjana Davidovska Kallëzim penal nga një person fizik është dorëzuar kundër drejtorit të Policisë Financiare në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Bëhet fjalë për person nga Dibra i cili në denoncim pohon se drejtori i Policisë Financiare ka bërë vepër penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”, “Torturë në kryerjen e detyrës si dhe vepër penale “Dhunë”. Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi nuk është i befasuar nga ky kallëzim, pasi sipas tij bëhet fjalë për rast të inskenuar nga personi ndaj të cilit ka lëndë në Policinë Financiare. Sipas burimeve, personi ka marrë leje për ndërtimin…

Lexo më Shumë

Një grup pune nga Ministria e Drejtësisë do të konstatojë anomalitë e Ligjit për Shqiptimin e Sanksioneve pas rasteve të fundit në të cilat të akuzuarit kanë ndërruar adresën e tyre për të vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës. Edhe pse prej disa ditësh kërkojmë deklaratë nga ministri Nikolla Tupançevski për të shpjeguar se si do të jenë amendamentet, ai pas disa ditësh vonesë vendosi të përgjigjet me një deklaratë në të cilën thuhet se grupi punues përgjegjës për të punuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit tashmë ka filluar punën dhe mbledh propozimet e dorëzuara nga institucionet…

Lexo më Shumë

Gazetare: Mirjana Davidovska Kallëzim penal nga një person fizik është dorëzuar kundër drejtorit të Policisë Financiare në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Bëhet fjalë për person nga Dibra i cili në denoncim pohon se drejtori i Policisë Financiare ka bërë vepër penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”, “Torturë në kryerjen e detyrës si dhe vepër penale “Dhunë”. Në arsyetimin e tij thotë se drejtori Arafat Muaremi, nga shkurti i këtij viti e ka shantazhuar, e ka kërcënuar dhe ka kryer dhunë, duke shfrytëzuar postin e tij. Përveç në Prokurori, personi në fjalë ka denoncuar edhe tek kryeministri,…

Lexo më Shumë

Kreu i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Micksoki derisa ka komentuar deklaratën e presidentit të vendit Stevo Pendarovski, tha se për herë të parë ai dhe presidenti i vendit janë në vij të njëjtë. Megjithatë kërkoi nga Pendarovski që t’ju bëj thirrje edhe partive tjera që të dalin në referendum. “Duhet të pranoj se pas një kohe të gjatë për herë të parë ndoshta jemi në të njëjtën vij me Pendarovskin. Edhe unë mendoj të dal me një formulim të ngjashëm të pyetjes para Komitetit ekzekutiv, por edhe para qytetarëve. Por, pres që Pendarovski më pas t’u bëjë thirrje…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët, tha se nuk bëhen përgatitje për zgjedhje të parakohshme, duke rikujtuar opozitën se për të pasur zgjedhje duhen të ketë edhe qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve të reja. Xhaferi gjithashtu tha se është herët të komentohen paralajmërimet për ndryshimet kushtetuese dhe referendumin. “Nuk ka material për të komentuar unë. Opozita hipotetikisht krijon situata”, tha Xhaferi. Sa i përket zhvillimeve aktuale në Kuvend me mungesën e kuorumit dhe bllokadës aktive nga opozita maqedonase, Xhaferi u shpreh i vendosur që deputetët duhet ta meritojnë pagën dhe të jenë…

Lexo më Shumë