Këshilli i Qytetit të Shkupit, me kërkesë të kompanive dhe shoqatave të taksive, ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transport me autotaksi të udhëtarëve në zonën e qytetit të Shkupit, të mbështetur nga pothuajse të gjitha grupet e këshilltarëve. “Me këtë vendim vendosen në funksion tre tarifa për llogaritjen e çmimit të transportit me autotaksi, ndër të cilat kompanitë do të mund të vendosin vetë se me cilën tarifë do të llogaritin çmimin e transportit, pavarësisht çmimit të karburantit”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. Sipas vendimit të ri, tarifa 1 do të jetë 40 denarë për…
Author: almakos
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 141 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 21 për tejkalim të shpejtësisë, 39 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, 6 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 5 të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. /Alsat.mk
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të baj mbledhjen e 83 në rend dite të së cilës deputetët do të parashtrojnë pyetje deri tek kryeministri dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritarë. Fillimi i seancës është paraparë për sot në ora 11:00. Seanca për pyetje deputetësh mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. Fillimisht deputetët do të mund t’i marrin përgjigjet me shkrim të pyetjeve të parashtruara më herët e më pas të kalojnë në pyetjet e reja.
Lideri i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, vazhdon të kritikojë se Qeveria nuk ka siguruar në kohë thëngjill dhe gaz dhe për këtë arsye konsideron se qytetarët në Maqedoninë e Veriut i pret dimër i vështirë me mundësi për restriksione. “Dimër i vështirë me energjensë të shtrenjtë dhe goditje e re në xhepin e qytetarëve”, ky është parashikimi i liderit të opozitares VMRO-DPMNE për periudhën që vjen, për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë që në kohë të prokurojë energjensët. “Pas një muaji fillon viti shkollor, ndërsa pas dy muajve e gjysmë fillon sezoni i ngrohjes. Nuk kanë siguruar thëngjill,…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka uruar Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin e këtyre shteteve në NATO. Ai përmes rrjeteve sociale ka uruar këto shtete duke shpresuar që shpejtë, sipas tij, të ulen në një tryezë. “Si anëtare e plotfuqishme e NATO-s kemi obligim ti shndërrojmë përpjekjet për Evropë të sigurt në vepra, sot i ratifikuam Protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kolegëve Norlen dhe Vananen ua urova për hapin e guximshëm dhe vendimtar kah Aleanca përmes nënshkrimit të Protokollit të aderimit për anëtarësi. Urova që sa më shpejtë të ulemi në tryezën aleate në NATO, ka…
10 gjobat më të çuditshme të Zvicrës. Nuk është befasi për këdo që jeton këtu që Zvicra ka shumë rregulla (të shkruara dhe të pashkruara) për pothuajse gjithçka. Qoftë për gjëra të çuditshme apo jo, zviceranët duan të lëshojnë gjoba. Vitin e kaluar, zviceranëve iu desh të paguante 936 milionë CHF në gjobë – një shumë që rritet çdo vit, shkruan The Local, përcjell albinfo ch. Biçiklisti gjobitet për rënien nga biçikleta Një turist gjerman u rrëzua teksa po ecte me biçikletë në Schaffhausen dhe i theu brinjët. Megjithatë, në vend të ndjeshmërisë për lëndimet që pësoi, autoritetet kantonale e…
Gazetare: Melihate Rustemi Rinovimi i tualeteve, lyerja dhe izolimi i shkollës janë vetëm disa nga punimet që po realizohen në shkolla të caktuara në kohën kur nxënësit po shijojnë pushimet e verës, shkruan Alsat. Në shkollën fillore “7 Marsi” në Çair tashmë pritet të nis faza e dytë e punimeve ndërtimore që sipas drejtoreshës së re Fitore Qirezi po bëhet me donacion të prindërve. “Tualetet krejtësisht do të renovohen me të reja.Në fazën e dytë parashihet disa grilla në depo që do ti bëjmë për sigurimin e mjeteve dhe donacioneve që do të na vijnë qoftë në mjete ose në…
Banorët e fshatit Pallçisht të Bogovinës të cilët protestuan dje për mungesë të ujit të pijshëm, ndërprenë sot protestën, pas premtimeve që morën nga kreu i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu. Ky i fundit tha se ka njoftuar banorët për rrjedhën e projektit të ujësjellësit. Sipas tij ky projekt duhet të fillojë pas përfundimit të afatit ligjor për ankesa, si dhe bekatonizimi i disa rrugëve që pritet të fillojë pas dy ditësh. /Alsat.mk
Gazetar: Adrian Kerimi Kuvendi ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Përveç shumicës parlamentare, ratifikimin e mbështetën edhe partitë opozitare nga dyja blloqet politike. Deputeti Lupço Prenxhov nga OQM-ja tha se vendet skandinave janë shembull se si nuk duhet bllokuar shtetet fqinje në proceset integruese. “Mund të mësojmë shumë leksione nga gadishulli Skandinav. Danimarka dhe Suedia kanë dallime serioze dhe polemika mbi stemat shtetërore por asnjëherë njëra nuk e ka bllokuar tjetrën në integrim. Norvegjia dhe Suedia kanë diskutime serioze për gjuhën që është shumë e ngjashme por asnjëherë nuk do ta bllokojnë njëra tjetrën ashtu siç…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.828 teste prej të cilave 897 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19, numri më i lartë prej tyre në Shkup-384, Manastir 66, Strumicë 47, Prilep 43, Kumanovë dhe Kavadar nga 41…Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 215 janë ri-infektime. Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë regjistruar dhe 638 pacientë të shëruar dhe 2 viktima nga Shkupi, njëri i moshës 80 dhe tjetri i moshës 83 vjeçe. Numri i rasteve aktive në vend është 4.901. /Alsat.mk
Gazetar: Adnan Qaili Për dy javë do të arrij piku i valës së re të koronavirusit. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) thonë se nuk ka vend për panik, madje mendojnë për zbutjen e masave edhe më tej. Kreu i këtij Komisioni, Aleksandër Petliçkovski tha se 80% e rasteve muajin e fundit janë atribut i varianti BA.5 të Omicron, i cili shumë më lehtë përhapet, por ka simptoma të lehta dhe të pa rrezikshme. “Duket se ka rritje të madhe të rasteve të reja, por pak nga ata pozitivët në përqindje të vogël përfundojnë në spital edhe më rrallë me…
Banorët e fshatrave Tabanoc dhe Ramanli të Kumanovës ankohen për mungesën e transportit hekurudhor për në Shkup. Kjo u konfirmua edhenga SH.A. “Transport” Shkup, nga ku bëjnë të ditur se problemi është për shkak të mungesës së makinistëve dhe premtojnë zgjidhje të problemit nga gushti i këtij viti. “Linja Shkup – Tabanoc është pezulluar nga 23 qershori i vitit 2022 për shkak të mungesës së makinistëve. Jemi duke bërë përpjekje për normalizimin e linjës Shkup – Tabanoc – Shkup në gusht të vitit 2022”, njoftoi shkurt HRMV SHA “Transport” – Shkup. Nga ana tjetër banorët e fshatrave të lartpërmendura kërkojnë…

