Ambasadorët e rinj të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit sot duhet t’i prezantojnë platformat para Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, që dje pasdite caktoi seancë për këtë pikë. Para anëtarëve të Komisionit është planifikuar t’i shpalosin platformat e tyre për veprimtarinë diplomatike të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Maqedonisë së Veriut në SHBA Zoran Popov, ambasadorit të ri në Kanada Agron Buxhaku, ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Norvegji Driton Kuqi, si dhe ambasadori në Mbretërinë e Belgjikës, Metodija Belevski.
Author: almakos
Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i ministrit të Jashtëm të Portugalisë, Joao Gomes Cravinho i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë. Në takim është parashikuar shkëmbimi i mendimeve për procesin eurointegrues të vendit tonë, marrëdhëniet bilaterale dhe perspektiva për zhvillimin e mëtejshëm me theks të veçantë në relacionet ekonomike. Ministri i jashtëm portugez gjatë qëndrimit në vendin tonë do të realizoi takim edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Kuvendi i republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme do të mbaj mbledhjen e 50 dhe të 57. Në rendin e ditës të seancës së 50-të, sipas informacioneve nga Kuvendi, kanë mbetur disa pika, përkatësisht Propozimi për Strategjinë për Barazi Gjinore 2021-2026, Propozimi për Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Inovacion. Propozimi për Ligjin për Barnat, Projektligji për procedurën civile dhe Projektligji për pagesën e kompensimit monetar për viktimat e krimeve të dhunshme. Pas përfundimit të seancës së 50, Kuvendi duhet të vazhdojë punimet e seancës së 57-të, në të cilën mes tjerash duhet të shqyrtohet…
Më 26 korrik 1963, Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku jetën e humbën 1.070 persona, ndërsa u lënduan 3 mijë të tjerë. Nga tërmeti u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e…
Bojan Jovanovski “Boki 13” i dënuar për rastin “Haraçi” sot nga burgu është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, njofton “A1on”. Gjendja shëndetësore e “Boki 13” është përkeqësuar, pra ka probleme kronike shëndetësore me stomakun. Për momentin nuk dihet diagnoza e tij, por sipas avokatit të tij Sashko Dukovski, ekziston mundësia që ai t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Paraprakisht ishte bërë e ditur se Jovanovski është zhvendosur nga pjesa e burgut gjysmë të hapur në pjesën e mbyllur të burgut në “Idrizovë”. Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13”, u dënua me nëntë vjet burg për aferën e…
Kryetari i Agjencisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi ka reaguar ndaj deklaratës së prokurores Vilma Ruskovska për kontrollet e kryera në këtë Agjenci, përcjell Telegrafi Maqedoni. Muaremi tha se ka qenë në dijeni se prokurorja Ruskovka do të keqpërdor fjalën “presion mbi gjyqësorin”. “Edhe kur e kam shkruar njoftimin, kam qenë në dijeni se Ruskovska do të keqpërdorë fjalën “gjoja presion” ndaj institucioneve, por megjithatë, prokuror, duke mbrojtur të drejtat e mia dhe të autoritetit të Policisë Financiare nga veprimet dhe reagimet e pabaza dhe të kundërligjshme ndaj organeve kompetente janë detyrimi im si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas ligjeve”,…
Gazetar: Adrian Kerimi Nuk i kanë 61 vota për kuorum, por shumica parlamentare pretendon se po punon në sigurimin e 80 votave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese. “Nuk ka arsye që shumica parlamentare të mos jetë stabile, përkundrazi ne jemi të interesuar për të siguruar një shumicë prej 2/3 të deputetëve për të rrumbullaksuar procesin euro integrues të cilin e kemi filluar dhe nga i cili nuk ka kthim mbrapa”, deklaroi Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.Nuk ka indikacione se shumica mund të zvogëlohet, pavarësisht se në rrethana jo zyrtare mësohet se brenda partnerëve të koalicionit ka krizë për ndarjen e…
Prokuroria vazhdon të mbledh dëshmitë materiale për skandalin në Klinikën private “Zhan Mitrev”, por nuk përgjigjet se sa do të zgjasë kjo procedurë. Ndonëse janë në fazën e procedurës para hetimore, nga organi i akuzës nuk tregojnë kur do të jenë të gatshëm të publikojnë të dhëna se cila është baza eventuale e ngritjes së hetimit për eksperimentin e paligjshëm me metodën e filtrimit të gjakut të pacientëve të infektuar me virusin korona, gjatë dy viteve të fundit. Nuk shpalosin detaje për të treguar vërtetimin e dyshimeve të ngritura nga dokumentari hulumtues i IRL. Gjithashtu, një javë pas skandalit, asnjë…
LSDM-ja ka komentuar vizitën e kreut të VMRO-DPMNE-së opozitare në Budapest, duke nënvizuar se Mickoski në Budapest ka shkuar për të marrë udhëzime nga ish kryeministri Nikolla Gruevski. “Sot pamë se Mickoski është sërish në Budapest, me siguri për të ndjekur udhëzimet e reja të mentorit të tij Gruevski, dhe me të vetmin qëllim se si të sillet në këtë moment lidhur me kërkesën për referendum. Mickoski dhe Apasiev dështuan në synimet e tyre, dështuan gënjeshtrat dhe skenarët e zinj. Tani ata janë ekspozuar ndaj përpjekjeve për të krijuar pengesa të reja në rrugën evropiane të vendit. Ata duhet të…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Kaosi në trafik është bërë përditshmëri në Tetovë. Qytetarët thonë se dalja në qytet është shndërruar në kokëçarje për ta, pasi humbin orë të tëra duke lëvizur me makina. Sektori i Punëve të Brendshme thotë se policët janë vazhdimisht në terren për të rregulluar trafikun, por kamera e Alsat në kulmin e kaosit nuk vërejti kurrfarë patrullimi. “Kjo pamje që shihni pas meje me këtë tollovi makinash, ditëve të fundit, është bërë përditshmëri në Tetovë. Të duhet të paktën një orë për tu futur në qytet dhe për të dalë në anën tjetër. Të ardhurit për të…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 sanksione, prej të cilave 68 për tejkalim të shpejtësisë, tetë sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer, dymbëdhjetë sanksione për motoçiklistë. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe dy gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, njëzet e një sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër sanksione për automjete të paregjistruara… Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se kontrollimet e shtuar në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 22:15 minuta ka privuar nga liria personin M.M. 30 vjeç. “Në rrugën Xhon Kenedi në Shkup, mbrëmë rreth orës 22:15 minuta policia ka tentuar të ndaloj një makinë të tipit Audi A3 me targa të Shkupit, por vozitësi nuk i është bindur urdhrit të policisë por ka tentuar të arratiset, madje gjatë këtij tentimi ai ka goditur dhe veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dhe dëme materiale. Megjithatë pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të makinës janë gjetur disa pako me kokainë dhe një peshore digjitale”,…

