Author: almakos

Deri të mërkurën rajoni i vendit tonë edhe më tutje do të jetë nën ndikimin e valës së nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe të ditës. Në gjithë territorin do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria të premten e ndryshoi Vendimin për rekomandimet lidhur me temperaturat e larta të motit, me çka rekomandimi për lirimin nga obligimet e punës të grupeve të rrezikuara të qytetarëve, ndër të cilët edhe gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, vazhdon të vlejë deri më 27 korrik.

Lexo më Shumë

Një delegacion i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në përbërje të zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Admirim Aliti, zv/ministri i Financave Filip Nikollovski, zv/ministri i Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini, koordinatori për “Ballkanin e Hapur”, Marjan Zabrqanec si dhe Nola Ismailova sot dhe nesër, në kuadër të “Open Balkan” do të realizojë vizitë në Tiranë. Sipas njoftimit të Qeverisë, tema kryesore në takimet intensive në Tiranë do të jenë thellimi i bashkëpunimit në ballafaqimin me krizën e ushqimin dhe energjinë elektrike, por edhe rreziku nga zjarret gjatë verës.

Lexo më Shumë

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vendin tonë pritet rreth një orë, derisa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. Ndërkohë në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjatë për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM gjithashtu njofton se është rritur intensiteti i trafikut jashtë vendeve urbane dhe se komunikacioni në të gjitha rrugët po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata./Alsat.mk

Lexo më Shumë

00:04 | 25 Korrik 2022 Astronomët dhe shkencëtarët nga mbarë bota kanë filluar të reagojnë ndaj imazheve të reja që publikoi NASA, të marra nëpërmjet teleskopit hapësinor James Webb. Një shkencëtar deklaroi madje se kjo është “një epokë e re në eksplorimin e hapësirës”. Fotografitë paraqesin mrekullinë e universit, që nga yjet e sapolindur dhe deri tek galaksitë më të largëta. Paraqitja e fryteve të punës së teleskopit hapësinor që kushtoi 10 miliardë dollarë, James Webb, filloi të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Në fotografinë e parë dallohen një mori galaktikash, të gjendura në një thellësi të kozmosit ku njerëzimi…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe produkteve ushqimore, posaçërisht vajit, mishit e perimeve thuajse ka lënë pa asnjë fitim restorantet e dasmave, shkruan Alsat. Të gjitha dasmat janë rezervuar para periudhës kur çmimet ishin të përballueshme. Menaxherët e restoranteve thonë se është ulur dukshëm edhe numri i mysafirëve në dasma, nga 350 ose 400 sa ishte më herët tani numri është ulur në maksimum 250 mysafirë. “Me çmimet që tepër janë bërë të larta ne nuk kemi fitim por vetëm i bëjmë shërbim dasmorit që t’ia përfundojmë dasmën deri në fund. Ne fitim deri sot nuk…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Temperaturat e larta dhe të padurueshme kanë lënë pa vetëdije shumë qytetarë në rrugët e Shkupit. Nga Ndihma e Shpejtë thanë për Alsat se gjatë 24 orëve janë kryer 100 ndërhyrje ndërkohë rreth 500 telefonatave u janë dhënë këshilla mjekësore. Shumë prej rasteve kanë të bëjnë me të sëmurët kronikë të cilët pas qëndrimit të gjatë në diell kanë humbur vetëdijen. “Më shumë kemi thirrje për në vendet publike, kolapse gjatë ditë që ka të bëj me rritjen e temperaturave. Organizmi te të sëmurët kronikë reagon me ulje të shtypjes së gjakut dhe vjen deri te humbja…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Në “frontin” që e hapi kreu i opozitës maqedonase, kyçen edhe partitë opozitare shqiptare. Ata kundërpërgjigjen ndaj akuzave të Mickoskit, se dyshon nëse opozita shqiptare është vërtetë në opozitë, shkruan Alsat Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se Mickoski brenda kësaj partie nuk do të gjejë partner vasal, pasi është parti vetëm e popullit dhe jep llogari vetëm para tij. “Aleanca për Shqiptarët e ka treguar që në fillim qëndrimin për procesin integrues të vendit dhe për atë që u quajt propozimi francez. VMRO-DPMNE në mesin tonë nuk do të gjejë partner vasal siç një kohë ka pasur…

Lexo më Shumë

Me miratimin e ribalancimit të Buxhetit për vitin 2022 këtë javë që lamë pas, sigurojmë stabilitet ekonomik dhe mbështetje më të madhe financiare për qytetarët dhe kompanitë për këtë vit të krizës, shkruan në Facebook kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Në një vit të mbushur me sfida ekonomike, energjetike dhe shëndetësore, vazhdojmë me kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët dhe fokusohemi në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit”, shkruan kryeministri Kovaçevski. Ai thekson se me ribalancimin janë parashikuar 76 milionë euro për masat e reja kundër krizës, 32 milionë euro për rritjen e prodhimit të ushqimit vendas, rritje të pagave në arsim…

Lexo më Shumë

Zjarret në gjithë territorin e vendit janë vënë nën kontroll. Zjarri i cili për disa ditë ishte aktiv në rajonin e Berovës është lokalizuar tërësisht. Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ekipet e saj dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në shuarjen e flakëve janë kthyer në bazat e tyre, ndërsa në terren mbeten ekipet kujdestare të Pyjeve. Mbrëmjen e kaluar ka pasur edhe disa zjarre të tjera në territorin e vendit, në Shkup, Shtip e Kumanovë. Zjarri më serioz ishte në Nagoriç të Vjetër. Njësitet zjarrfikëse ndërhyn për të shuar flakët në një objekt të mbushur me dru për…

Lexo më Shumë

Gratë për vite me radhë i janë nënshtruar vërejtjeve seksiste në lidhje me ngasjen e veturave, por hulumtimet e reja kanë vërtetuar se ato janë më të mira në drejtimin e timonit sesa burrat. Përkundër faktit se më shumë gra dështojnë për herë të parë në testin e tyre, pasi të gjejnë veten në rrugë zonjat janë shoferë më të sigurt, sipas hulumtimeve të reja në Britani. Confused.com zbuloi se kur bëhet fjalë për thyerjen e ligjit në rrugë burrat tejkalojnë gratë pothuajse katër me një me më pak se një përqind e grave të dënuara për ngarje të pakujdesshme…

Lexo më Shumë

Projekti “Prokurimi i automjeteve të lehta të blinduara” filloi në vitin 2019 me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe deri në fund të vitit presim që të mbërrijnë edhe 27 automjete të tilla, shkruan në rrjetet sociale ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska. “Sot mbërriti në portin e Selanikut, Republika e Greqisë, ngarkesa e parë me 6 automjete të blinduara të lehta JLTV në kuadër të projektit “Prokurimi i mjeteve të blinduara të lehta me rrota”. Ky dërgim paraqet një hap serioz përpara në procesin e modernizimit dhe pajisjes…

Lexo më Shumë