Në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend, Komuna e Tetovës, ka shpallur sot Qytetar Nderi Rifat Jasharin. Shpallja Qytetar Nderi për Rifat Jasharin është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë, tha me këtë rast, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Edhe pse ky manifestin iu dedikua Rifat Jashari, ikonës së familjes së Jasharajve nga Prekazi i Kosovës, i njëjti për shkaqe shëndetësore, nuk…
Author: almakos
Aleanca për shqiptarët nuk mbështet vendimin për organizim të referendumit nga ana e opozitares VMRO-DPMNE. Nga kjo parti nënvizojnë se mbeten në qëndrimin e shprehur në seancën e së shtunës ku kanë mbështetur propozimin francez. “Ne e dhamë qëndrimin tonë në seancë, qëndrim më të qartë nga ai që e dhamë në seancë nuk ka…Të shtunën e votuam propozimin francez, ne ishim faktor vendimtar dhe e kemi treguar qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje”, deklaroi Halil Snopçe, ASH. /Alsat.mk
Me vendimin për referendum, VMRO-DPMNE-ja sillet me dyfytyrësi dhe manipulon me qytetarët, vlerësojnë nga Lidhja Social Demokrate, duke theksuar se VMRO-DPMNE-ja ishte po e njëjta parti e cila kërkoi referendum edhe kundër Marrëveshjes së Prespës dhe mblodhi nënshkrime edhe për regjistrimin dhe më pas i bojkotoi.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 148 gjoba, prej të cilave: 27 për tejkalim të shpejtësisë, 24 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 7 masa për përdorim të telefonit, 8 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara si dhe 5 gjoba të tjera për vozitësit fillestar./Alsat.mk
18:04 | 21 Korrik 2022 Një grua në Gjermaninë jugore thirri policinë pasi gjeti një merimangë me madhësi grushti në banesën e saj. 21-vjeçarja, e cila jeton në qytetin Neu-Ulm, u mbyll në dhomën e saj të mërkurën, teksa priste që policia të vinte. Policia erdhi më vonë në banesë, por merimanga nuk u gjet. Ajo më pas u largua nga banesa, e shoqëruar nga policia. Një mik i saj më pas filloi kërkimin për merimangën, raporton DW. Merimanga, e cila njihet me emrin “Merimanga gjigante shtëpiake”, është një nga speciet më të zakonshme në Gjermani. Këto merimanga konsiderohen jo…
EVN Maqedoni SHA, njofton se nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të komunave si Karposhi, Ilindeni dhe Kisela Voda, si dhe shumë fshatra të Shkupit. “Në periudhën nga ora 06.00 deri në ora 15.00, pa energji elektrike do të jenë fshati Alldincë, shtëpia Kitka, shtëpia Karaxhica, Presllap, Mala Reka Princes, Vikend lagjja Mala reka, fshati Cërvena Vodë, vikend lagjja Cërvena Voda, f.Paligrad. “Në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të mbesin rrugët “Aleksandar Makedonski”, “Kadinjaça”, “Andreja Papradishki” në komunën e Karposhit. “Në periudhën nga ora 6:00 deri në ora…
Komuna e Berovës sot përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në shuarjen e zjarrit që shpërtheu sot mbi fshatin Mitrashinci. “Për momentin një zjarr i madh ka shpërthyer mbi fshatin Mitrashinci, mbi objektet e familjes Valaski. Zjarri mund të rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar. Apelojmë tek banorët, tek qytetarët, sidomos nga fshatrat Mitrashinci, Budinarci, Maçevë, që të dërgojnë sa më shumë vullnetarë për të shuar zjarrin sa më shpejt që të mos rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar”, bëjnë thirrje nga Komuna e Berovës.
Gazetare: Melihate Rustemi Në katër ditët e ardhshme, Maqedonia e Veriut do të përballet me të nxehtë përvëlues dhe temperatura deri në 42 gradë celsius, shkruan Alsat. I gjithë vendi ndodhet në fazën portokalli. “Nesër dhe të shtunën temperaturat do të lëvizin nga 35 deri në 41 gradë. Të dielën, në disa vende pritet që temperatura maksimale të arrijë edhe 42 gradë celsius. Këto temperatura të larta definojnë fazën portokalli të alarmit, përkatësisht për rrezik nga temperaturat e larta. Pikërisht për këtë kemi edhe rekomandime nga Ministria e Shëndetësisë. Të dielën, në orët e vona të pasdites pritet ndryshim i…
Gazetar: Adnan Qaili Skandali me Klinikën “Zhan Mitrev” mbetet enigmë nga institucionet shtetërore. Të gjitha organet thonë se kanë marr masa konform ligjeve, por asnjëra nuk tregon se cilat janë ato masa. Prokuroria Publike vazhdon ta mbaj procedurën para hetimore të klasifikuar nga publiku, megjithëse kallëzime penale për të njëjtin rast janë dërguar edhe nga vetë familjarët e pacientëve. Edhe Qeveria miratoi informacionet për studim të paligjshëm shkencor nga metoda e filtrimit të gjakut e bërë nga “Zhan Mitrev”, por duke mos thënë që se çfarë u vendos. “Më 20 korrik 2022 është formuar komision për kryerjen e mbikëqyrjes së…
Pavarësisht rritjes së numrit të pacientëve me Kovid 19, Komisioni Për Sëmundje Infektive (KSI) vlerëson se nuk ka nevojë për masa shtrënguese dhe se Maqedonia edhe më tej mbetët në zonën e gjelbër. Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Memedoviq njoftoi hapjen e 5 ambulancave në Poliklinikat e kryeqendrës, që ka për qëllim të lehtësoj barrën e mjekëve amë, sa i përket trajtimit të personave të prekur nga Kovidi. “Do të fillojnë me punë 5 kovid ambulanca në Shkup, ky është qyteti më i ngarkuar me të sëmurët nga Kovidi. Këto ambulanca do të hapen në 5 Poliklinikat më të mëdha në…
Gazetar: Ile Petreski Fuqia blerëse e qytetarëve po ulet dita ditës. Qytetarët kërkojnë që autoritetet të ndryshojnë strategjinë dhe të marrin masat e duhura, që do të përmirësojnë standardin jetësor. Të anketuar nga Alsat ata shprehen të ndarë në qëndrime për masat e ndërmarra nga Qeveria. “Nëse mund të ndihmojnë disi, le të ndihmojnë, por në këtë situatë mendoj se është e vështirë”. Dhe nga ajo që bënë deri tani, sa jeni të kënaqur?Është e njëjta gjë, nuk ndjeva asgjë. Nuk ka përmirësime, dhe mund të jetë më mirë. Në krahasim me vitin e kaluar, kur bëni pazar, cili është…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,56% në raport me vendimin e datës 20.7.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,141 %, te nafta për 0,923 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,963 % dhe te mazuti për 1,883% . Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT…

