Opozita maqedonase vazhdon të këmbëngulë se nuk mund të konsiderohet se ka filluar procesi i skriningut, derisa në çdo hap vendi do të kushtëzohet për ndryshim të historisë dhe kulturës, shkruan Alsat. Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE thekson se me veprimet e përfaqësuesve të kësaj qeverie përfundojnë të gjitha shpresat që vendi të fillojë negociatat me identitet dhe gjuhë maqedonase. “Unë nuk jam e informuar nëse ka filluar çfarëdolloj procesi përveç fotografimit të turpshëm dje, ku mund t’i shihnit fytyrat e trembura dhe të zverdhura të atyre që vlerësojnë se kanë bërë ndonjë akt të mirë. Përkundrazi, asgjë nuk do të…
Author: almakos
Kjo simptomë e koronavirusit shfaqet gjatë natës. Një imunolog ka paralajmëruar se lloji i ri i koronavirusit mund të jetë duke shkaktuar simptoma të ndryshme – duke përfshirë një që shfaqet gjatë natës. Omicron BA.5 është një nënvariant shumë ngjitës që shkakton shqetësim pasi kontribuon në një valë të re infeksionesh në mbarë globin, duke përfshirë MB. Shkencëtarët kanë gjetur dallime me variantet e mëparshme, duke përfshirë aftësinë për të riinfektuar njerëzit brenda disa javësh nga infektimi me Covid. Një imunolog kryesor tani ka sugjeruar se mund të jetë duke shkaktuar një simptomë të re tek pacientët. “Një simptomë shtesë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Komunës së Tetovës ia merr kryerjen e punëve për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” – Komuna e Tetovës, sepse siç thuhet në njoftim edhe përkundër masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, nuk ka siguruar kryerjen e punëve që i përcakton ligji si kompetencë e tij. “Më 8 korrik Inspektorati Shtetëror i Arsimit e njoftoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se me iniciativë të drejtorit të shkarkuar të shkollës është kryer inspektim i jashtëzakonshëm në SHMKGJ “Kirill Pejçinoviq” në Komunën e Tetovës.…
Në vijim e sipër janë mbikëqyrjet dhe aktivitete e tjera me qëllim të përcaktimit dhe verifikimit të fakteve që kanë të bëjnë me rastin e storjes së redaksisë së IRL-së. Kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali duke nënvizuar se gjatë tre viteve të fundit, inspektorati sanitar dhe shëndetësor ka realizuar 45 mbikëqyrje inspektuese të rregullta dhe 52 inspektime të jashtëzakonshme në 12 institucione shëndetësore private. “Në spitalin klinik Zhan Mitrev janë kryer 3 mbikëqyrje inspektuese të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme. Informacione më konkrete në lidhej me mbikëqyrjet e realizuara mund të merrni nga drejtorët e institucioneve që…
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 17:30 në Shtip, policia ka privuar nga liria dy persona, S.Sh. 38 vjeç dhe D.Sh. 36 vjeç. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar kanabis, gjethe të kanabisit, predha nga pushka automatike dhe lëndë të tjera që burojnë nga vepra penale.Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi përkatëse./Alsat.mk
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 189 gjoba, prej të cilave: 60 për tejkalim të shpejtësisë, 25 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 19 motoçiklistëve, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, shkruan Alsat. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes , 5 gjoba për automjete të transportit publik teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe tre gjoba të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur. /Alsat.mk
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup (ITSHKSH), ka akuzuar ashpër Qytetin e Shkupit për siç theksojnë nga ky Institut “krimin e dytë mbi bredhin e Nënës Terezë”. “Ende pa u tharë plagët e krimit të parë mbi bredhin e Nënës Terezë, Qyteti Shkupit, pa kurrfarë konsultimi paraprak, dhe përkundër kërkesave të njëpasnjëshme të ITSHKSH-së për një takim koordinues, vendosi që të kryej krimin e dytë mbi këtë bredh. Të udhëhequr nga një papërgjegjshmëri e plotë profesionale e etike, Qyteti i Shkupit përmes punonjësve të ndërmarrjeve komunale e ka shndërruar në një vend të vdekur hapësirën ku ishte i…
01:06 | 20 Korrik 2022 Tre vendet aziatike vazhdojnë të mbajnë vendin e parë për lirinë e udhëtimit në botë. Japonia, Singapori dhe Korea Jugore vazhdojnë të mbesin tri vendet me pasaportat më të fuqishme në botë, pasi qytetarët e tyre mund të udhëtojnë në 193 vende të botës pa pasur nevojë të paisen me viza, transmeton portal arbresh.info Megjithatë, për shkak të pandemisë dhe kufizimeve, qytetarët e këtyre tre vendeve nuk është se kanë udhëtuar shumë drejt Europës apo Amerikës. Në Europë, vendet me pasaportën më të fuqishme janë Gjermania dhe Spanja ( 190 destinacione), ndjekura nga Finlanda, Italia,…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë sezon hyn shumë më e përgatitur se vitin e kaluar, me avionin e parë tashmë ka trajnim intensiv dhe të premten do të ketë një aktivitet të përbashkët me MPB-në për shuarjen e zjarreve në hapësira të hapura, tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti. “Tashmë me avionin e parë që është kthyer, kemi stërvitje intensive me të gjithë personat që janë pjesë e departamentit të aviacionit. Të them të drejtën, të premten kemi një aktivitet të përbashkët me MPB-në, me helikopterët e tyre për shuarjen e zjarreve në hapësira…
Mbrëmë në hyrje të fshatit Haraçinë policia ka ndaluar N.A.(46) nga Haraçina dhe I.S.(44) nga fshati Ognjanci i Shkupit. “Të dy me një “Mercedes”, i cili drejtohej nga N.A., në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare”, nuk janë ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga zyrtarët policorë, me çka në shenjë paralajmërimi zyrtarët policorë kanë gjuajtur në ajër, ndërsa më pas në hyrje të Haraçinës me veturën e tyre kanë goditur një veturë zyrtare të policisë, me çka kanë tentuar të godasin edhe një zyrtar policor, pas së cilës kanë dalë nga rruga”, njoftojnë nga MPB. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe…
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët janë kryer 2.043 teste, ndërsa janë regjistruar 770 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik ka konfirmuar 363 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2 viktima nga coronavirusi. Një nga Sveti Nikolla (23) dhe Shkup (76). Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima tjerë nga coronavirusi, nga një në Radovish (73) dhe Kriva Pallankë (66). Personat janë regjistruar si të vdekur në periudhën 20.06.2022 – 28.06.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë…
Presidenti amerikan Joe Biden, nëpërmjet një letre ka thënë se SHBA-të, i mirëpresin hapt e ndërmarrë nga Bashkimi Europian për t’u zgjeruar drejt Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se SHBA-të, do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende (Maqedonia e Veriut dhe shqipëria) punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit, shkruan Alsat. “Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit…

