Author: almakos

Gazetare: Melihate Rustemi Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë nisur të jenë të papërballueshme në disa profesione, veçanërisht kur kanë edhe mungesë në kushte. Ilija Mihajllovski, shofer i transportit publik privat rrëfen për Alsat se linjat urbane brenda qytetit janë bërë makth jo vetëm për atë, por edhe udhëtarët. Autobusët jo vetëm që nuk kanë kondicionerë, por stacionet e shpeshta për ndalesa, e pamundësojnë çdo formë ftohjeje ose freskimi të autobusit, për ta bërë atë më të përshtatshëm për udhëtarët dhe vetë drejtuesit. “Nuk ka klimë por të gjitha dritaret I lëmë të hapura që të mos krijohet…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përmes një njoftimi theksojnë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti kanë pritur gjatë për këtë hap të parë konkret drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Partia e Selës i gëzohet mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare. “Hapja e negociatave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë jetike për Maqedoninë e Veriut dhe shpresa e vetme për reformimin e sistemit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, barazinë e qytetarëve dhe popujve, si dhe përmirësimin e standardit jetësor dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Po ashtu përgëzojmë edhe Shqipërinë, për këtë hap…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Qytetarët me mendime të ndara lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Një pjesë e tyre shprehen optimistë se hapja e negociatave do të sjellë shumë përfitime për vendin, veçanërisht në fushën ekonomike. Pjesa tjetër mbeten skeptikë, ata kritikuan propozimin francez, duke nënvizuar se më një gjë të tillë do të ndryshohet historia e vendit. “Nëse anëtarësohet atëherë shumë mirë do të jetë. Do të kemi perspektivë, po mendoj popullata, si për shqiptarët edhe për të tjerët”. “Sikur deri më tani, ashtu edhe më tej, duam të ndodh, qytetarët duan të ndodh,…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH) njofton se nga dita e enjte deri të dielën vendi jonë do të jetë nën ndikimin e një vale të nxehtë dhe pjesa më e madhe e vendit do të jetë në zonën portokalli. Sipas DPH-së temperaturat ditore do të rriten në mbi 40 gradë Celsiusë. Edhe në Shkup dhe rrethinë këtyre ditëve temperaturat do të jetë rreth 40 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se rreth orës 01:00 në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Greqisë ka arrestuar personin A.M.(30) nga fshati Ingjikovë të Shkupit, i dyshuar se me veturën e tij Audi A6, me targa të Shkupit ka transportuar 12 emigrantë nga India. Migrantët janë strehuar në Qendrën pranuese transitore “Vinojug” në Gjevgjeli. Sipas njoftimit të policisë diku rreth orës 21:30 në kryqëzimin Përdejci, automjeti është vërejtur duke lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Gjevgjelisë dhe në ora 21:40 M.A. me automjetin e tij ka thyer traun e një kabine për kontrolle kufitare, pas…

Lexo më Shumë

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhey, në përgjigje të pyetjes së një gazetari, shprehu shpresën se të gjitha partitë politike, përfshirë edhe opozitën në vend, do të punojnë për të ardhmen evropiane të vendit dhe nuk do të fillojnë, siç tha ai, polemika që do të mos e çojnë vendin përpara. I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse nuk zbatohen ndryshimet kushtetuese, por edhe për njoftimet e opozitës për shpalljen e referendumit për këtë çështje, Varheyi thotë: “Mendoj se është e qartë se ndryshimet kushtetuese do të duhet të ndodhin. Ekziston një përkushtim i qartë i marrë jo vetëm…

Lexo më Shumë

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët ndërqeveritare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, theksoi se RMV ka bërë punë të mëdha për hapjen e negociatave. Varhelyi deklaroi se Komisioni Evropian është i gatshëm që menjëherë ta fillojë procesin e skriningut me RMV-në, duke shtuar se do të vazhdojnë ta këshillojnë dhe ndihmojnë vendin. “Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbush kushtet. Vazhduan me punën e fortë, me demokratizimin institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit. Jeni shembull i shoqërisë multietnike. Është e rëndësishme që RMV mbeti e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, si përfaqësues i Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, shprehi urimet ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për hpajen e negociatave me BE-në. “E ardhmja e BE-së është me ju dhe e arritshme. Ju uroj që të lëvizni sa më shpejt drejt familjes sonë”, nënvizoi ai. Të gjithë ne, tha Fiala, do të jemi më të fortë pikërisht për shkak të zgjedhjes suaj që u vu në provë disa herë, duke theksuar se ata e vlerësojnë veçanërisht që qëndrojmë së bashku me BE-në dhe politikat e saj përballë agresionit rus. “Në Europën e sotme…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar 179 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Sipas njoftimit të MPB-së 50 nga gjobat janë për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 25 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve , ndërsa 5 gjoba të tjera këmbësorëve, shkruan Alsat. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 4 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe tre gjoba për kalim…

Lexo më Shumë

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Bruksel do të marrë pjesë në Konferencën e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Me këtë Konferencë ndërqeveritare, më në fund pas 17 viteve pritjeje, vendi zyrtarisht i hapë negociatat për anëtarësim në BE, pasi që e para mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor më 9 prill 2001 në Luksemburg e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, e cila hyri në fuqi në vitin 2004, ndërsa një vit më vonë e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Në Konferencë, kryeministri Kovaçevski deklaratën e hapjes…

Lexo më Shumë

14:36 | 18 Korrik 2022 Sezoni i dasmave tashmë ka filluar dhe ashtu siç e ka traditë shqiptari, nuk mungojnë vallet e bukura popullore dhe hedhja e lekëve, të cilët më pas shkelen me këmbë nga të ftuarit. Një video e shpërndarë së fundmi nga një dasmë në Lezhë është bërë virale në rrjet, për shkak të sasisë së madhe të parave që hidhen nga dasmorët, transmeton arbresh.info. Siç shihen edhe në video, disa djem janë të ulur në një tavolinë duke pirë birra e duke kënduar këngë të zonës së Mirditës, ndërkohë që dy të tjerë hedhin para nga…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të skandalit në klinikën “Zhan Mitrev” për trajtimin e pacientëve me COVID, Ministria e Shëndetësisë thotë se ka marrë një sërë hapash. Ministri Bekim Sali tha se është kërkuar inspektim i jashtëzakonshëm në klinikën private, ku sipas hulumtimit të bërë publik nga IRL është eksperimentuar me pacientët. Sali tha se pasi të jetë gati raporti i plotë, personalisht do ta dorëzojë atë në institucionet përkatëse për veprime të mëtutjeshme. “Është dërguar shkresë në Inspektoratin Shtetërore Sanitar Shëndetësor që menjëherë të kryhet inspektim i jashtëzakonshëm në spitalin klinik “Zhan Mitrev”. Gjithashtu kërkova informacion nga Inspektorati nëse në periudhën e…

Lexo më Shumë