Lideri i partisë më të madhe opozitare Hristijan Mickoski ka njoftuar sot se Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të mblidhet sonte për të shqyrtuar çështjen e referendumit dhe për zhvillimet tjera politike në vend. “Sot kemi seancë të Komitetit Ekzekutiv nga ora nëntë, nesër do të mblidhet Komiteti Qendror. Ne do të diskutojmë ngjarjet aktuale. Dëshiroj që Komiteti Ekzekutiv të prononcohet edhe për djegien e veturës së deputetit në Prilep. Prilepi këtyre ditëve i ngjan Bejrutit në rastin më të keq. Një automjet i ri është djegur sërish sot, gjegjësisht gjatë natës, tha Mickoski.
Author: almakos
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia kam privuar nga liria 60 vjeçarin H.S nga Gostivari. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisje në shtëpinë dhe veturën e tij të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar 15 paketime me heroin, derisa i janë konfiskuar edhe një sasi e të hollave. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk
Procesi filloi para dy ditëve më 19 korrik 2022, është një përcaktim i jonë strategjik që nga pavarësia e vendit tonë, 17 vite pas marrjes së statusit kandidat, kështu u shpreh zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, derisa sqaroi për opinionin se çka në fakt paraqet skriningu. “Skriningu është një prezantim analitik i gjendjes në vendin kandidat për anëtarësim në Union, gjegjësisht harmonizimi me të drejtën e Unionit Evropian dhe gjithashtu niveli i harmonizimit në implementimin e tij. Do të thoja operacion teknik dhe formal që e kryen Komisioni Evropian që është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme që të…
Pse zviceranët i mbajnë në shtëpi të gjitha kursimet, jo në bankë. Zvicra mund të jetë një komb bankierësh, por kur bëhet fjalë për ruajtjen e parave të tyre, 71 për qind e zviceranëve preferojnë t’i mbajnë paratë e tyre, dhe ndonjëherë edhe të gjithë pasurinë e tyre, në shtëpi. Kjo është gjetja e një studimi të ri të publikuar të martën nga faqja e krahasimit të konsumatorëve në Zvicër, Moneyland. Sondazhi zbuloi se nga 25 opsione investimi, duke përfshirë llogaritë e kursimit, fondet e pensioneve dhe aksionet, mbajtja e parave të gatshme në shtëpinë e dikujt është në vendin…
Komisioni për Sëmundjet Infektive (KSI) njoftoi se sot do të mbajë një mbledhje në të cilën do të diskutohet për situatën aktuale epidemiologjike në vend. “Komisioni për Sëmundjet Infektive do të mblidhet në orën 12 dhe do diskutohet rreth gjendjes epidemiologjike, ndërkohë që rekomandimet apo konkluzionet do të ndahen menjëherë pas takimit”, tha zëdhënësi i Komisionit, Zlate Mehmedoviç. Në seancën e kaluar Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk miratoi masa shtrënguese shtesë. Ndërkohë që masat për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në transportin publik, objektet shëndetësore, farmacitë dhe në ambientet për kujdesin e të rriturve dhe personave me aftësi të…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur gjithsejtë 165 vozitës, prej të cilëve 60 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoçikletave, shkruan Alsat. Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 11 për mosdhënien përparësi gjatë tejkalimit dhe 6 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë. /Alsat.mk
Në vendkalimin kufitar Tabanoc mëngjesin e sotëm për hyrje në vend pritet rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë prej 30 deri në 40 minuta, kështu njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), shkruan Alsat. Ndërkohë në vendkalimet tjera kufitare, nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, Alsat.mk.
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjank Petrovska sot njoftoi se do të solidarizohemi me fqinjin dhe aleatin tonë, Greqinë, në luftën kundër zjarreve. “Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Greqi një helikopter për të ndihmuar në ballafaqim me zjarret, ndërsa 30 ushtarakë janë të gatshëm të ndihmojnë nëse paraqitet nevoja. Së bashku jemi më të fortë, së bashku mund të dalim fitimtarë në luftën kundër këtyre fatkeqësive natyrore!”, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.
Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas informacioneve të marra nga alarmi i motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në katër ditët e ardhshme, nga e enjtja deri të dielën (21-24.07.2022), Maqedoni e Veriut do të preket nga temperatura të larta të fazës portokalli. “I gjithë territori i vendit do të kaplohet nga temperaturat e larta të fazës portokalli dhe gjatë kësaj periudhe do të vlejnë rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit mbi shëndetin e qytetarëve. 1. Lirohen nga detyrat e…
Jusuf Enuzi i cili më 6 korrik gjatë protestave kundër propozimit francez gjuajti me armë zjarri pranë turmës së protestuesve dënohet me 4 muaj burg. Informacionin për Alsat e konfirmon Gjykata Penale e Shkupit nga ku njoftojnë se Jusuf Enuzit i është caktuar edhe arresti shtëpiak deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Enuzi u akuzuar për veprën penale “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm”/Alsat.mk
Gazetar: Ile Petrevski Pas një periudhe të gjatë, ministrat përgjegjës për ekonominë e vendit dolën në publik, dhe në vend që të ofronin dhe zgjidhje për dalje nga kriza e shkaktuar nga rritja e çmimeve, ata nuk thanë asgjë, shkruan Alsat. Autoritetet sigurojnë se janë duke punuar në mënyrë aktive, por nuk kanë bërë të ditur se si do të tejkalohet kriza energjetike, konsiderojnë se nuk kanë fuqi të ndërhyjnë në çmimet e produkteve ushqimore, dhe është ende herët për të marrë masa për biznesin. “Shpenzimet për mbështetjen e krizës dhe projektet zhvillimore ishin angazhimi kryesor i qeverisë, kur iu…
Gazetar: Ile Petrevski Inspektorët do të kontrollojnë se cila kompani i fsheh peletat, për t’i shitur në dimër me çmim më të lartë që gjë ka rritur artificialisht çmimet për momentin. Një vendim të tillë e ka marrë shprehimisht zëvendëskryeministri për çështje të Ekonomisë, Fatmir Bytyqi, pas pyetjes se çfarë do të bëjë Qeveria për të qetësuar qytetarët, të cilët janë të shqetësuar se dimrin e ardhshëm jo vetëm që do të kenë kosto shumë më të larta, për blerjen e peletëve, por mund edhe të mos i kenë ato. “Ne sot në qeveri, në bazë të informacionit të pranuar,…

