Për shkak të ndërrimit të valvulës sot do të ndërpritet furnizimi me ujë për banorët e lagjes Karposh 2 të Shkupit. Siç informojnë NP “Vodovod”, nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve, pa ujë do të jenë rrugët “Daskal Kamçe”, “Ivan Agovski”, “Gigo Mihajlovski” dhe një pjesë e “Rugjer Boshkoviq”.
Author: almakos
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Nga fundi i ditës pritet të ketë reshje shiu të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 35 deri në 42 gradë. UV=9
Sot pasdite ka shpërthyer zjarr në deponinë “Vradarishte”, e cila gjendet përballë Ndërmarrjes Publike “Lajka” në Maxhari të Shkupit. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomeski, për AIM-n tha se deponia me gjasë ka filluar të digjet vetvetiu. Ai shtoi se për momentin zjarri është duke u shuar nga dy makina zjarrfikëse.
Gazetare: Ajnur Bafqari Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë regjistruar 17 raste të mashtrimeve kompjuterike me kriptovalutat. Nga MPB njoftojnë se persona të panjohur, përmes rrjeteve sociale ose adresave elektronike private targetojnë përdorues të caktuar. Mënyra e mashtrimit zakonisht është premtimi për “para të lehta”, duke u dërguar linqe ku viktimat duhet të plotësojnë disa detyra që shpërndahen në nivel ditor nga vetë shërbimi ose aplikacioni. “Rastet e denoncuara kanë të bëjnë me mashtrime ndaj qytetarëve nga ana e personave fizik përmes zhvatjes dhe pagesës së fondeve për gjoja investim në kriptovaluta dhe pajisje kompjuterike për këtë qëllim, si…
Zjarri në Berovë vazhdon të shuhet, ndërsa zjarrfikësit dhe dhe banorët e berovës që marrin pjesë në shuarjen e tij do të qëndrojnë në terren deri në fikjen e plotë të tij. Sashko Rumenovski, komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Berova informoi se përveç fikjes nga toka, sot në mëngjes sërish kanë mbështetje ajrore.“Për të shkurtuar kohën e mbushjes së ujit nga liqeni i Berovës, në fshatin Budinarci, është vendosur një pishinë e improvizuar, nga ku helikopteri do të mbush ujë për intervenim më të shpejtë”, tha Rumenovski. Sipas vlerësimeve, deri më tani zjarri ka përfshirë një pyll të…
Në VK Tabanoc pritja për hyrje është rreth 40 minuta, ndërsa në VK Bogorodica pritja për dalje është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për…
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla në rajonin malor perëndimor dhe në lindje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 35 deri në 41 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 39 gradë. HMRC njofton se deri të mërkurën zona e vendit tonë do të vijojë të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit me…
01:41 | 23 Korrik 2022 Një dritë ngjyrë rozë ndriçoi qiellin në një qytet në Australi gjatë mbrëmjes së të mërkurës. Fenomeni është filmuar nga një grua e quajtur Tammy Szumowski, e cila u bë konfuze në momentin kur e pa. “Ruajta qetësinë dhe u thashë fëmijëve që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por me veten time mendoja se çfarë dreqin është kjo”, u shpreh Tammy. Por sikundër dhe banorët e tjerë të zonës, edhe ajo mendoi se ishte një fenomen alien, një asteroid i rrëzuar apo një apokalips. “Të gjithë skenarët për fundin e botës po kalonin në…
Moti jashtëzakonisht i nxehtë që ka përfshirë vendin tashmë disa ditë, pritet të vijoj edhe tutje. Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare. Të dielën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë deri në 42 gradë, ndërsa të hënën dhe të martën temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë. Deri të mërkurën, gjegjësisht më datë 27 korrik, zona e vendit tonë do të vijojë të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperatura të…
Gazetare: Ajnure Bafqari Përkundër reagimit të opozitës shqiptare për mospërfilljen e shqipes në Armatë, teksti i propozim ligjit mbetet i njëjtë. Sipas ASH-së, në tekstin e propozim ligjit, nuk është përfshirë neni që parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në armatë. Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, sipas tyre nuk e kanë respektuar kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Kjo është e pashpjegueshme, askush nuk mori fjalën, deputetët e BDI-së kërkuan një pauzë që të konsultohen me shefat ndoshta të tyre, kush janë shefat nuk e di. Dhe normalisht pas një pauze, përsëri heshtën dhe përsëri qëndruan në një vijë me…
Gazetare: Ajnur Bafqari VMRO DPMNE-ja sillet me dyfytyrësi dhe përmes referendumit kërkojnë mënyra për të bërë manipulime. Në këtë mënyrë LSDM-ja i kundërpërgjigjet nismës së partisë së Mickoskit për mbajtjen e referendumit. Nga partia e kryeministrit Kovaçevski thonë se në këtë mënyrë VMRO-ja kërkoi referendum edhe kundër marrëveshjes së Prespës, mblodhi nënshkrime edhe për regjistrimin e popullsisë dhe më pas i bojkotoi. “VMRO-DPMNE në këtë moment sillet me dyfytyrësi dhe pa ide, shpërndan lajme të rreme, konkretisht kërkonte referendum edhe për Marrëveshjen e Prespës, por atë referendum e bojkotoi. VMRO-DPMNE mblidhte nënshkrime edhe për regjistrimin e popullsisë, të cilin po…
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pret që Kuvendi të pranojë nismën për referendum kundër propozimit francez, që më pas opozita të vijojë me grumbullimin e 150 mijë nënshkrimeve. Ai tha se ka marrë mbështetjen e plotë të organeve të partisë për të çuar para këtë proces në siç tha mbrojtje të identitetit. “Morëm vendim që nisma për referendum të jetë prioritet mbi të gjitha prioritetet. Si procedurë, fillimisht do të jetë pranimi nga ana e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe të mbledhim 150 firma. Do të dalim në referendum. Duhet t’i qasemi problemit. Këto janë tre procese të ndara.…

