Author: almakos

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, sot në Galiçnik është pritur me duartrokitje dhe fishkëllima. Disa nga qytetarët e pranishëm në demonstratë kanë sharë presidentin e vendit dhe kjo shihet nga videot që po përhapen virale në rrjetet sociale. Ata bërtasin: “Kurrë Veri, vetëm Maqedoni”, “Uah, tradhtar”. Nga ana tjetër, është pritur me duartrokitje.

Lexo më Shumë

Tërmet afër Prilepit SI17.07.2022 320 Less than a minute Sot pasdite në orën 3:40, është ndjerë një tërmet me shkallë 3.3 sipas rigterit. Dridhjet janë ndjerë deri në Manastir. Deri më tani nuk dihet për të lënduar dhe dëme materiale. SI17.07.2022 320 Less than a minute

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi LSDM-ja e cilëson peng marrje detyrimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për të nënshkruar deklarata të vërtetuara me noter se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare, malazeze, kroate dhe egjiptiane në të. Sipas Socialdemokratëve lideri i opozitës Hristijan Mickoski nuk është i sigurt në grupin e tij parlamentar, për këtë arsye edhe i obligon me akte noteriale. “Sipas juristëve të cilët kanë dhënë mendimet e tyre profesionale, deklaratat kanë lëshime trashanike që dëshmon se ato janë të pavlefshme, jo ligjore dhe jo Kushtetuese. Kjo dëshmon manipulimin e hapur të Mickoskit njëjtë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Pas boshatisjes së vendit për shkak të largimit masiv për një jetë më të mirë, shteti ballafaqohet me ulje natyrore e popullsisë. Të dhënat e fundit të Entit të Statistikave, flasin se Maqedonia e Veriut për disa vite me radhë po pëson humbje të qytetarëve të saj, kjo për faktin se për çdo vit ka më shumë raste të vdekjes sesa foshnje të lindura. Trendi negativ i rritjes natyrore ka filluar në vitin 2019, ndërsa për çdo vit është më drastik, sidomos në vitin e kaluar, ku janë regjistruar rreth 10 mijë qytetarë më pak. Në vitin…

Lexo më Shumë

“Bullgaria është vendi që mbështet fuqishëm integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. I urojmë suksese në rrugën që kanë dashur ta ndjekin prej kohësh. Shpresoj që me përpjekje të përbashkëta dhe me mbështetjen tonë të arrijnë atje ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut më së shumti dëshirojnë, që është anëtarësimi në BE”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare, Teodora Gençovska, pas nënshkrimit të protokollit dypalësh në Sofje. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është shprehur se sot hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Për ne është një mundësi historike që…

Lexo më Shumë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, sot në Sofje nënshkruan protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar. Sipas njoftimeve, protokolli duhet të publikohet pas nënshkrimit të tij. Përveç ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë ishin edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski. Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar pasoi pasi dje propozimi francez u miratua nga Qeveria pas miratimit të konkluzioneve në Kuvendin e…

Lexo më Shumë

Në periudhën në vijim pritet që Komisioni për Sëmundjet Infektive të vendosë për propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura gjatë qëndrimit të gjatë, si dhe ajrim të rregullt të dhomave. Ky propozim i Ministrisë vjen pas rritjes së konstatuar të transmetimit të koronavirusit. “Kur qëndroni në një dhomë të mbyllur, ambient të mbyllur, për një kohë të gjatë, duhet të vendoset maska, dhe personat nga kategoritë e rrezikut duhet të mbajnë një maskë të paktën të llojeve FPP2 ose H95 ose FFP3. Dhomat në të cilat njerëzit qëndrojnë më gjatë (zyrat, klasat në…

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare Bogorodicë sot në mëngjes pritja për dalje nga shteti është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Tabanovc për hyrje është rreth 40 minuta deri në një orë, njoftojnë nga Unioni i Automjeteve të Maqedonisë. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonime për hyrje dhe dalje nga vendi

Lexo më Shumë

Moti sot në mëngjes do të jetë me diell, ndërsa pasdite do të ketë vranësira të paqëndrueshme të përcjella me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë. UV do të jetë 8. Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të fortë veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë. Nga e…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka falënderuar pjesëtarët e policisë së Maqedonisë së Veriut për përkushtimin e tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale me qëllim sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qytetarëve dhe kujdesin për institucionet jetike shtetërore gjatë protestave. Në emër tim dhe të kolegëve të Ministrisë për Punë të Brendshme përshëndes vendimin pro propozimit francez të miratuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që vulosi orientimin ideologjik të vendit pa asnjë alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian, u shpreh Nazim Bushi Zëvendësministri…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Kuvendi miratoi konkluzionet mbi propozimin francez. Me 68 vota “për”, asnjë i përmbajtur dhe asnjë kundër, por në mungesë të opozitës maqedonase e cila gjatë tre ditëve ishte e zëshme në sallë. Shumica parlamentare ndryshoi konkluzionet pak minuta para se të votohen, me arsyetimin se janë përfshirë edhe kërkesat e partive tjera. Vendimi i Kuvendit obligon Qeverinë që gjatë negociatave të ndjekë trasenë e përcaktuar nga ligjvënësi. Kuvendi e ngarkon Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që t’i vazhdojë bisedimet me Bashkimin Evropian me qëllim që të zhbllokohen proceset eurointegruese dhe të miratohet Korniza negociuese me…

Lexo më Shumë

“Miratuam vendim për pranimin e propozimit francez të 30 qershorit. Me këtë vendim e respektojmë procesin e bisedimeve hyrëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Në këtë seancë qeveritare e rrumbullakuam në mënyrë objektive edhe një proces historik për vendin tonë”, tha kryeministri Kovaçevski. Ai shtoi se seanca e parë ndërqeveritare do të mbahet të martën më 19 korrik në Bruksel. “Sot kam nderin ta paralajmëroj datën për konferencën e parë ndërqeveritare e cila duhet të mbahet më 19 korrik në Bruksel. Pastaj, Evropa do të jetë në Shkup, a Republika e Maqedonisë së Veriut në Bruksel me kapacitete të plota,…

Lexo më Shumë