Author: almakos

“Gjithsej 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, si garanci për popullin, vërtetuan në noter deklaratat se nuk do të pranojnë ndryshimin e Kushtetutës me ndërgjegje të pastër dhe ndërgjegje të shëndoshë”, njoftoi lideri i partisë politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp. Ai ka theksuar se protestat e përditshme nuk kanë qenë luftë e tij apo e partisë, por e popullit. Lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend, Mickoski i cilësoi si turp për shtetin. Ai tha se zgjedhje duhet të ketë, dhe VMRO-DPMNE garanton se bullgarët nuk do të përfshihen në Kushtetutë, dhe garanci për këtë…

Lexo më Shumë

Lideri i partisë opozitare shqiptare, Ziadin Sela, përmes një njoftimi në Facebook ka uruar të gjithë qytetarët për miratimin e propozimit francez. Ai deklaron se me votimin e propozimit, u dëshmua se sa serioze janë partitë ne momente vendimtare për shtetin dhe rrugëtimin evropian. Urimi i plotë: “Partitë serioze, të përgjegjshme dhe të sinqerta shihen në ditët vendimtare, kur pa pazare, me dije, guxim dhe fytyrë të pastër, duke qenë edhe në opozitë sjellin vendime të rëndësishme e shpëtojnë procese vendimtare për të ardhmen e qytetarëve. Sot deputetët e Aleancës për Shqiptarët ishin vendimtarë në sigurimin e kuorumit të nevojshëm…

Lexo më Shumë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pasi Parlamenti maqedonas votoi propozimin francez që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’i fillojnë negociatat për anëtarësim. Rama ka postuar një fotografi me ish-kancelaren Angela Merkel, duke thënë se s’ka asnjë pengesë më për negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE raporton Gazeta Express. “Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai. Ai ka thënë se delegacioni shqiptar do të niset të…

Lexo më Shumë

Mickoski në një pres konferecë për media tha LSDM-ja si pasardhëse e komunisteve, shëndrrohet në shërbëtorë të Bullgarisë. “Duha që të them që nuk është kryer asgjë, ne do te vazhdojmë me luftën tonë, , nuk do të ketë ndryshime kushtetuese për futjen e bullgarëve në kushtetutë. Kjo gjë nuk do të kaloj në parlament. Nuk do të pranojmë ndryshime kushtetuese. Nuk terhiqemi, sepse pas e kemi familjen, dinjitetin dhe Maqedoninë tonë. Edhe diqka për në fund për të gjithë kombësitë që jetojnë në Maqedoni ,ajo qe do të ndodhë në Bruksel, do të thonë që kanë pranuar diçka që…

Lexo më Shumë

Me 68 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër”, pa deputetët e opozitës u kaluan konkluzionet e propozimit francez. Kjo ditë është e rëndësishme, pas do i hapë rrugë Maqedonisë së veriut në rrugën e sajë drejtim integrimeve europiane./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kovaçevski se vret mendjen për debatin, lexon librin”Peacemakers” SI16.07.2022 320 Less than a minute Përderisa deputet e opozitës po mbajn fjalime në ditën e fundit të seancës së Kuvendit, në lidhje me propozimin francez, Kovaçevski duke se vret mendjen për debatin, lexon librin e tij “Peacemakers”./Alsat.mk SI16.07.2022 320 Less than a minute

Lexo më Shumë

Partitë politike kanë publikuar listat me kandidatët e tyre në zgjedhjet e parakohëshme për Këshillin e komunës së Tetovës. BDI, Lëvizja Besa, Aleanca për shqiptarët, Alternativa, PDSH, Më mirë për Tetovën dhe Lista Rezisto kanë bërë publike listat e top 10 kandidatëve për Këshilltar komunal. Kujtojmë që me 20 gusht në Tetovë votohet për këshill komunal.

Lexo më Shumë

“LSDM-ja  dënon krahasimin e Bashkimit Evropian dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, me nazistët dhe regjimin nazist, të bërë nga foltorja parlamentare nga VMRO-DPMNE. Është skandaloze, e turpshme dhe e dënueshme që deputetët e VMRO-DPMNE-së me urdhër të Hristijan Mickoskit të fyejn drejtpërdrejt miqtë tanë në Bashkimin Evropian dhe dëmtojnë reputacionin e shtetit. VMRO-DPMNE-ja përveç që ka punuar kundër interesave të Maqedonisë dhe qytetarëve, ka qëndruar edhe kundër gjithë Bashkimit Evropian. Mickoski dhe VMRO-DPMNE të kërkojnë falje për këtë sjellje skandaloze, të heqin dorë nga destruktiviteti, veprimet antievropiane dhe manipulimi i opinionit me gënjeshtra dhe të pavërteta”,…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Siç njofton HMRC, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.…

Lexo më Shumë

Sot gjatë ditës është mbajtuar seanca në Kuvend në lidhje me propozimin francez. Ashtu si dje edhe sot deputetët e opozitës maqedonase shprehën revoltën kundër këtij propozimi, duke fishkëllyer, e bërtitur. Situata u tensionua kur Apasiev fillimisht gati sa nuk u përlesh me deputetin e LSDM-së, Kostovskin. U desht të ndërhyjnë deputetët tjerë për t’i ndarë. Apasiev më vonë “u kap” edhe me kryeparlamentarin Xhaferi, i cili ia ndali mikrofonin. Ndërsa jasht Kuvendit ishin mbledhur një numër shumë i vogël i qytetarëve për të shprehur protestën e tyre kundër propozimit francez. Seanca do të vazhdojë nesër në ora 11./Alsat.mk

Lexo më Shumë