Gazetare: Melihate Rustemi Në vitin e ardhshëm mësimor, shkolla të caktuara në vend rrezikojnë të nisin mësimin në tre ndërrime për shkak të stërngarkimit me nxënës. Në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Çair ku për momentin po bëhet rikonstruimi i një pjesë të shkollës, ka kërkesa të shumta për regjistrim të nxënësve në klasë të parë, pavarësisht se konkursi tashmë është mbyllur. “Do të mundohemi të sigurojmë hapsira për nxënësit, për në të ardhmen që të kemi kushte edhe më të mira. Sa klasë të para do të jenë për vitin e ardhshëm shkollor? Pesë janë në gjuhën shqipe dhe…
Author: almakos
MPB apelon qytetarët që nëse dikush njeh ndonjë nga autorët, si për shembull gjashtë personat nga fotot e publikuara, të cilët në datën 05.07.2022 u sollën dhunshëm gjatë protestës së paparalajmëruar, duke hedhur sende të forta në drejtim të kordonit të policisë dhe godinës së Kuvendit, ku mbetën të plagosur 47 policë, mund t’i denoncojnë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin më të afërt policor. Pavarësisht nëse kallëzimi është anonim apo jo, punonjësit e policisë do të veprojnë dhe në rast të vërtetimit të identitetit do të merren masat e duhura ligjore ndaj autorëve. Ministria e Punëve të…
Gazetare: Andrea Cobanova Zhvillimet politike në vend lanë në hije problemet reale të kompanive për shkak të krizës energjetike. Dimri është në prag, dhe Qeveria nuk ka plan si të përballet me krizën energjetike, thonë nga Oda Ekonomike. Ekonomia është e lënë pas dore, prandaj duhet një takim urgjent me përfaqësuesit e qeverisë, për të gjetur një zgjidhje për faturat e larta të energjisë elektrike për kompanitë, si dhe një plan se si vendi do të sigurojë një sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike gjatë ditëve të dimrit thonë nga Oda. “Përshtypja jonë është se Qeveria nuk ka politikë të…
Gazetar: Adnan Qaili Në gjithë vendin vetëm tri linja hekurudhore janë aktive për transport të udhëtarëve, shkruan Alsat. Linjat në drejtim të Tabanocit, Kërçovës dhe Koçanit nuk funksionojnë fare. Linjat për Kërçovë dhe Koçan janë joaktive për shkak të mungesës së trenave, ndërsa linja për në Tabanocë për shkak të mungesës së makinistëve, thonë autoritetet. Ndërsa linjat nga Shkupi drejt Manastrit, Velesit dhe Gjevgjelisë janë aktive, por të rralla. “Nëse të ka ikur ky tren, duhet të presësh së paku 2-6 orë për të ardhur treni tjetër. Kjo është një nga arsyet përse qytetarët evitojnë transportin hekurudhor për shkak të…
Sapo ka filluar seanca ku do të debatohet për propozimin francez, aty ku do të mbajë fjalim edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, shkruan Alsat. Pas fjalimit të Von der Leyen, në Kuvend do të debatohen këto konkluzione: “Në propozim konkluzionet thuhet se Kuvendi i Maqedonisë, duke u nisur nga interesat kombëtare, dhe strategjike për anëtarësim në BE, e obligon Qeverinë t’i vazhdojë bisedimet me BE-në, me qëllim të zhbllokimit të proceseve euro integruese dhe të miratohet kornizë negociuese e cila përmban parimet dhe standardet evropiane. Gjithashtu obligohet Qeveria që përmes delegacioneve të saja që janë pjesë…
Gazetar: Mefail Ismaili Propozimi francez ka bllokuar gjysmën e Shkupit. Në terren që në orët e para të mëngjesit janë vërejtur forca të shumta policore. Policë ka në çdo cep. Policia ka barrikaduar Qeverinë dhe Kuvendin. Para këtyre dy institucioneve janë vërejtur edhe autoblinda, ndërsa siguria po kontrollohet edhe nga helikopterët e policisë. Në tërësi janë mbyllur rrugët që çojnë te Qeveria dhe Kuvendi. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të bllokuara mbetën 11 Tetori, Rruga Maqedonia dhe Dame Gruev “I njoftojmë qytetarët e Shkupit se gjatë protestës së paparalajmëruar para Kuvendit, sot të mbyllura për qarkullim janë…
Maqedoni e Veriut duhet të bëjë një hap vendimtar përpara, është mesazhi që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e dërgoi sot pas mbërritjes në Shkup përmes Twitter-it. Ajo është pritur në aeroportin e Shkupit nga ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani, pas së cilës kanë pasur një takim të shkurtër. Sipas agjendës, ajo duhet të takohet me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi, e më pas do të ketë fjalim në Kuvend. “Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar…
Partia E Majta përmes një komunikate me shkrim për media njoftuan se mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, strukturat e sigurisë hynë në kampin para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku po kampojnë aktivistët e së majtës, dhe aktivistë të tjerë. “Pa asnjë paralajmërim dhe me sjellje të pacipë kanë kontrolluar me qen dhe kanë zbrazur çadrat e kampistëve, të cilët që nga mbrëmja po kampojnë në mënyrë të qetë dhe me dinjitet”, thuhet në komunikatë. Nga atje thonë se në të njëjtën kohë, kanë qenë dëshmitarë sesi të njëjtat struktura pak ditë më parë kanë lejuar drejtimin e armëve…
Sipas informacioneve të shërbimeve kompetente greke, kërkimet për shtetasin tonë të zhdukur në Greqi vijojnë edhe sot, ditën e gjashtë. Si deri më tani, në kërkim do të përfshihen disa mjete të rojës bregdetare greke, një helikopter, si dhe një automjet dhe vullnetarë nga banorët lokalë.Përfaqësitë tona mbeten në kontakt intensiv me institucionet kompetente të Greqisë dhe familjen e të zhdukurit dhe çdo informacion do të transmetohet në kohë”, informuan nga ministria e Punëve të jashtme.
Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të arrijë sot për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç është paralajmëruar, Von der Leyen do të pritet nga kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski dhe do të ketë takime me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Kryetarja e KE-së, gjatë vizitës së saj në Shkup, sot do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës plenare të 80-të, me fillim nga ora 13:00. Në seancë janë ftuar edhe përfaqësues të trupit…
Deputetët sot do të fillojnë diskutimin për propozimin francez, për të cilin dy blloqet politike kanë qëndrime të kundërta. LSDM-ja ka përgatitur propozim konkluzione të cilat do ta detyrojnë qeverinë të mos negociojë për identitetin. VMRO-DPMNE-ja thotë se konkluzionet nuk do të kenë asnjë peshë nëse nuk e ndryshojnë kornizën negociuese. Para deputetëve, edhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje në një intervistë për MIA-n ftoi deputetët të mendojnë si burrështetas dhe të vendosin përpara interesat e vendit, në vend të interesave partiake. Nga LSDM-ja thonë se çështja e mbarëvajtjes së seancës varet nga…
15:27 | 13 Korrik 2022 Është një prej ujëvarave më të frikshme në botë. Vizitorët e shumtë në Zambi shkojnë deri buzë ujëvarës, aty ku detyrohen të ndalen për shkak të lartësisë. Pamja është shumë e bukur në “Pishinën e Djallit”, por edhe jashtëzakonisht e frikshme. A do të guxonit ju të notonit deri në maje të kësaj ujëvare?

