Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot e ka emëruar për drejtoreshë të Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale, Kosana Mazevën nga VMRO-DPMNE. Mazeva vjen në vend të Zudi Kokës, pasi ai u shkarkua nga kjo pozitë për shkak të incidentit gjatë protestave kundër propozimit francez, ku vëllai i tij kishte gjuajtur me armë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. “Mazneva ka më shumë se 15 vite përvojë, prej të cilave ka punuar si udhëheqës Sektorit të Natyrës në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, inxhinier përgjegjës dhe këshilltare për mjedis jetësor në Sh.A. Elektranat e Maqedonisë dhe ish deputete në…
Author: almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në Facebook ka njoftuar se Bordi Qendror i LSDM-së mbrëmë ka mbajtur seancë në të cilën ka sjellë vendim me të cilin e mbështet procesin e fillimit të negociatave me BE-në. Kovaçevski shkruan se LSDM është parti që qëndron fuqishëm në përcaktimin për respektimin pa kusht të gjuhës, identitetit, historisë dhe kulturës së popullit maqedonas. “LSDM, si parti shtetformuese, mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për respektimin e pakushtëzuar të gjuhës, identitetit, veçorive historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elementë që në asnjë rrethanë nuk mund të negociohen me BE-në. LSDM pret që këto përcaktime…
Në seancën e mbrëmshme të Bordit Qendror, LSDM-ja njëzëri ka miratuar vendim me të cilin mbështet procesin e fillimit të negociatave me BE-në. Me këtë vendim, Bordi Qendror i LSDM-së e përkrah procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë në BE sipas propozim kornizës negociuese për negociatat për anëtarësim në BE nga propozimi i fundit evropian i 30 qershorit 2022, i propozuar nga presidenca franceze “LSDM, si parti shtet-formuese, mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për respektimin e pakushtëzuar të gjuhës, identitetit, veçorive historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elementë që në asnjë rrethanë nuk mund…
G afikët tho ë fjalë e ty e: Një tjetë ë ie po vje pë Bitcoi . Modeli më i fu dit i g afikut pë Bitcoi e bë të qa të se ata që pë gjoj ë pë fitime ga Bitcoi duhet të… ule dhe të p esi gjithashtu pë humbje të mëtejshme. K iptomo edha më e johu , siç mu d të shihet ga g afiku, bë i jë shpë thim “bullish”, të cili a alistët tek ikë e shohi si jë lloj qetësie pë pa a stuhisë – jë dë p e je e pë kohshme…
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin përballë Radio Televizionit të Maqedonisë. Hetimet policore janë ende në vazhdim, ndaj qarkullimi është i vështirësuar për shkak të bllokimit të dy korsive të komunikacionit. Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar rëndë.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (11.07.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 masa, nga të cilat 46 sanksione për vozitje me shpejtësi të kufizuar, tetë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, tri masa për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes. “Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për…
Pak më parë përfundoi protesta e organizuar nga opozita maqedonase kundër propozimit francez. Sot në ditën e tetë të protestës, protestuesit fillimisht u mblodhën para Qeverisë, më pas për të vazhduar në drejtim të Ministrisë së drejtësisë, për të përfunduar para Parlamentit. Protesta u zhvillua e qetë. Mickoski nuk mori pjesë në protestën e sotme. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe të Bujar Osmanit. Organizatorët e protestës në fjalimin e tyre para Parlamentit, kërkuan nga qytetarët që t’i bashkohen protestës pavarësisht kombësisë. Ata gjithashtu kërkuan nga qytetarët e qyteteve tjera, të cilët nuk mundë të vijnë në Shkup, nga nesër…
Sot në ora 19 ka filluar protesta e opozitës kundër propozimit francez. Protestuesit u mblodhën para Qeverisë, ku shprehën revoltën e tyre kundër propozimit francez, duke kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë. Më pas protestuesit u nisën në drejtim të Parlamentit. Kryetari i VMRO-së, Mickoski duket se sot nuk ka marë pjesë në protestë. Alsat.mk, do të iu mbajë të informuar me zhvillimet e fundit, duke transmetuar live protestën në facebook.
Gazetar: Adnan Qaili Me zemër të thyer po e shikon veturën e djemve të tij duke e larguar nga gërmadhat. Për fat të mirë dy djemtë që po udhëtonin me veturë e cila u godit nga lokomotiva teknike përfunduan vetëm me lëndime. Ky banor i fshatit Rramanli të Kumanovës thotë se raste tragjike ndodhin shpesh në fshat. “Pas një ore veç kur dëgjova fishkëllimat dhe goditjen. Mua më dogji menjëherë se diçka ndodhi. Kur dola e pash ishin djemtë e mi. Ata nuk mund të dilnin, por kjo nuk është hera parë. Djali vëllait këtu e ka dhanë jetën e…
Gazetare: Melihate Rustemi Rrënjët e dala në sipërfaqe të shumë pemëve po dëmtojnë me të mëdha rrugët dhe trotuaret në kryeqytet duke dëmtuar pllakat e shtruara prej betoni e në disa raste edhe asfaltin e rrugës, shkruan Alsat. Qytetarët ankohen edhe për pengesa në lëvizje, qoftë në këmbë ose me biçikletë andaj zgjidhjen e shohin zëvendësimin me pemë të reja. “Janë dru të vjetër por nuk bën pa dru, bën hije. Shikoni si janë bë këto”, thotë një qytetar. “Kjo është mirë për njerëzit edhe për pluhurin që e thith. Duhet me u ndërruar, me i pastruar, me i rregulluar…
Gazetare: Evi Shkopi Rritja e numrit të banorëve nëpër komunat e kryeqytetit ka bërë që ata që gjejnë vend për fëmijët e tyre në çerdhet e Shkupi, të ndihen fatlumë, shkruan Alsat. Një nga Komunat ku lista e pritjes është më e ngarkuar është ajo e Aerodromit. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, tha se nga viti 2017 e deri më sot janë regjistruar 4300 fëmijë të rinj në moshën parashkollore përmes ndërtimit të 69 çerdheve në mbarë vendin. “Problem më të madh ka Komuna e Aerodromit, ku në listën e pritjes janë rreth 900 fëmijë. Pikërisht për…
Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme ka realizuar aksion kontrollues në territorin e të gjithë shtetit për të sanksionuar makinat që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Në këtë aksion, MPB informon se janë gjobitur gjithsej 992 shoferë. “Prej tyre, 100 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 30 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 443 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 549 jashtë vendbanimeve”. “Aksionet e intensifikuara të kontrolleve…

