Në koordinim të rregullt në Kuvend sot do të bisedohet për atë se kur do të mund të mbahet seancë plenare për Informacionin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese për negociatat aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga ana e Presidencës së Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor të vitit 2022. “Sot kemi koordinim në të cilin do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi qeveritar dhe do të bisedojmë. Do të bëhet vlerësim. Materiali ka ardhur në Kuvend, por sot duhet të fillojë seanca për ribalansin e Buxhetit”, deklaroi Xhaferi. Siç sqaroi, nëse…
Author: almakos
21:41 | 10 Korrik 2022 Në një reklamë të vitit 2010 gjatë ndeshjes finale të futbollit amerikan “Super Bowl”, aktorja tashmë e ndjerë Beti Uajt, asokohe 88 vjeçe, luan futboll me një ekip të rinjsh. Pas një përplasjeje të fortë dhe rrëzimi në një pellg me llucë, një nga shokët e saj të skuadrës e akuzon atë se po luan tamam si Beti Uajt. Një mik ndërhyn dhe i ofron një çokollatë Snickers. Pas vetëm një kafshate, transformohet sërish në një djalë të ri energjitik. “Kur je i uritur nuk je vetvetja!”, ishte mesazhi që përcillte reklama, dhe që sugjeronte se…
Ka filluar sërish protesta e opozitës maqedonase kundër propozimit francez, shkruan Alsat. Shumë persona janë mbledhur për ta kundërshtuar këtë propozim. Kjo është dita e tetë e protestes, derisa kujtojmë se gjatë javës së kaluar protestuesit janë radikalizuar. ALSAT do ju mbajë të informuar për të rejat nga atje./ Alsat.mk DREJTPËRDREJT
Vdiq nga kanceri në moshën 37 vjeçare, mësuesja lë libra dhuratë për çdo ditëlindje të djalit të saj. Në muajin Prill, Laura Lonzi, një mësuese e shkollës fillore kuptoi se nuk do ta mposhte dot kancerin dhe se nuk mund ta shihte fëmijën e saj të rritet. Për këtë arsye, ajo vendosi që para se të vdiste, të linte një libër dhuratë për çdo ditëlindje të ardhshme të Tommaso-s, djalit të saj. Mësuesja u nda nga jeta pak muaj pas diagnozës, në shtator 2021, për shkak të karcinomës së veshkave, një formë e rrallë kanceri. Burri i saj, Antonio Salerno…
Më datë 10.07.2022 në ora 04.20 në kryqëzimin e rrugës “Sedek Kostoski” dhe rrugës “B.Bllajeski” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Skoda Yeti”, në pronësi të MPB-së, në të cilin dy zyrtarë policor dhe automjeti i pasagjerëve “Pasat”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga BL (21) nga Gostivari, në të cilin pasagjerë ishin M.K.(21) dhe M.D.(21), të dy nga Gostivari. Në aksident M.K. dhe M.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse tre pjesëmarrësit e tjerë me lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente të Gostivarit. Është njoftuar Prokurori Publik dhe Departamenti i Kontrollit…
Gazetar: Andre Cobanova Dimri i ardhshëm do të jetë i vështirë për punonjësit, që kanë pagë nën mesataren. Me këto çmime të ushqimit dhe rrymës, më shumë se 80 për qind e të punësuarve në administratë mezi do t’ia dalin mbanë, thotë kryetari i Sindikatës së Administratës Shtetërore dhe Drejtësisë, Tërpe Deanoski. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Deanoski thotë se Qeveria nuk kujdeset për punëtorët, që janë nën ombrellën shtetërore. Dy paga minimale prej 18 mijë denarëve nuk do të mund t’i mbulojnë shpenzimet mujore, të cilat sipas shportës sindikale arritën në gati 40 mijë denarë. “Çmimet…
Gazetar: Adrian Kerimi Të punësuarit në Gjykatën e Kumanovës kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa kundër ushtrueses së detyrës kryetare e gjykatës, Snezhana Maneva. Një shkresë të cilën e ka siguruar Televizioni Alsat daton më 16 qershor dhe është dërguar në adresë të Këshillit Gjyqësor. Në të potencohen arsyet për të cilat sipas nëpunësve Maneva nuk duhet të zgjidhet kryetare e gjykatës. Përveç arsyeve shëndetësore, nëpunësit në rrethana anonimati dëshmojnë edhe për qasjen e saj jo profesionale, tendencioze, përçarëse dhe jo bashkëpunuese. “Shëndeti i saj është joaktiv për punë si pasojë e fatkeqësisë në komunikacion dhe goditjes në…
Gazetare: Fatlume Dervishi Kryeministri në dorëheqje i Bullgarisë, Kirill Petkov, i rekomandon Shkupit të marrë vendim për të ecur përpara në rrugën e eurointegrimit duke e pranuar propozimin francez. Në intervistë për median bullgare BTV, Petkov shtoi se ndarja e Shkupit dhe Tiranës do të ishte e tmerrshme. “Propozimi francez është i mirë pa precedent dhe mundësoi që pozita e Bullgarisë të bëhet edhe pozitë evropiane. Ajo që ndodh për momentin në Maqedoninë e Veriut është se e kanë shumë të vështirë ta pranojnë atë pozitë në këtë moment por ajo që duhet ta dinë është se Maqedonia, nëse dëshiron…
Pasdite rikthehen protestat kundër propozimit francez, ndërsa organizatorët i bënë thirrje qytetarëve që të valojnë flamuj nëpër shtëpitë e tyre. Marshi protestues do të fillojë në orën 19 përpara Qeverisë, për të vazhduar drejt Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ndalesa e fundit është Kuvendi. Organizatorët apeluan për protestë të qetë. Përfaqësuesi i VMRO-së Kovaçki, tha se presionet nuk do të pengojnë protestën. VMRO-DPMNE-ja i bëri thirrje pushtetit që ta dëgjojë zërin e popullit dhe të mos pranojë propozimin francez. “Pushteti duhet ta dëgjojë fuqinë e argumenteve, të ndalojë dhunimin e demokracisë në shtet dhe të ndërpresë polarizimin e situatës, për të…
Vazhdon kërkimi për dy personat e zhdukur në Halkidiki, e që me gjasë janë shtetas maqedonas, ende pa rezultate, ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon edhe sot si në det ashtu edhe nga ajri. Sipas informacioneve të MIA-s nga shërbimi bregdetar grek, kërkimi edhe sot po bëhet në kushte të këqija atmosferike me erë të fortë prej me mbi 40 kilometra në orë, ndërsa në aksion janë përfshirë anije të shërbimit bregdetar, varka dhe anije që janë afër si dhe një helikopter. Operacioni i shpëtimit ka nisur dje rreth orës 19:00 me orën lokale, pasi tre shokët, në plazhin e Mitit…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, me erë herë pas here të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë. Indeksi UV do të jetë 7, njoftojnë nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike. Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27 gradë. Në ditët në vijim, do…
Një burrë nga fshati Teranci nga Koçani ka humbur jetën pasi është goditur nga një traktor. Policia njofton se personi B.K.(57) me lëndime është sjellë në Klinikën “Nënë Tereza” – Shkup, i cili më pas ka ndërruar jetë. “Sipas denoncimit, ai ka pësuar lëndime kur ka rënë para traktorit, drejtuar nga S.G. (81), dhe pas kontrolleve shtesë nga ana e zyrtarëve policorë është konstatuar se personi është goditur me traktor. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik”, njoftojnë nga MPB.

