Policia e Tetovës ka arrestuar ditë më parë dy persona nga Kosova, A.M.46 dhe E.M. 46 të cilët paraprakisht, kishin vjedhur para nga 71 vjeçari R.S., nga fshati Pirok i komunës së Bogovinës. Rasti ka ndodhur tek rruga Marreshali Tito në Tetovë, teksa ka qenë duke lëvizur i moshuari nga fshati Pirok, me çrast, i janë ofruar dypersonat e lartëpërmendur nga Kosova dhe nga xhepi i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të parave. Pasi e heton rastin, i moshuari nga fshati Pirok, ka filluar të bërtet për ndihmë, ndërsa në afërsi kanë qëlluar efektivët e Sektorit të punëve të…
Author: almakos
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut njoftonë se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Nga atje njoftojnë se është rritur intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë qendrave të qyteteve. Në pikën kufitare Tabanovc për hyrje në Maqedoni, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët…
“Derisa spitalet janë të zbrazura dhe nuk ka numër të madh të të hospitalizuarve, dhe nuk ka raste të vdekjeve nga Covid, nuk ka nevojë për masa të reja”, u shpreh kështu mjeku mikrobiolog, Nikolla Panovski. “Masat duhet të fokusohen për grupet e personave të rrezikuar. Të sugjerohet të mos shkojnë në vende dhe hotele me turma, të vendosin maskë aty ku ka nevojë, aty ku ka numër më të madh të njerëzve. Të rriturit dhe të sëmurit kronik duhet të mbrohen dhe të vaksinohen. Të rinjtë nuk ka nevojë të kufizohen, sepse pjesa më e madhe e tyre tanimë…
Partia e Dimitar Kovaçevskit, LSDM ka reguar ndaj protestave të opozitës. Ajo ato i ka quajtur se janë protesta të koalicionit anti-evropian të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta pro-ruse. Sipas tyre, këta të fundit nuk janë kundër propozimit të fundit evropian, por sfondi i tyre ishte një përpjekje e pasuksesshme për të rrëzuar Qeverinë. “Tani që informacioni për propozimin evropian është në Kuvend, të gjithë atë mund ta shohin qartë. Skenarët e përgjakshëm me krijimin e qëllimshëm të tensioneve, konflikteve, rrezikimit të stabilitetit në shtet janë në fakt një luftë për pushtet. Për qëllimet e tij personale, Mickoski, së…
Moti sot në vend do të jetë me temperatura mesatare dhe me mundësi për reshje shiu gjatë orëve të pasdites. Gjatë ditës temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 27 gradë Celsius. Lagështia do të jetë 50% kurse shpejtësia e erës do të jetë e vogël, 3 km/h. Gjatë fundjavës do të ketë mot mesatarisht të njejtë kurse nga fundi i javës së ardhshme priten temperatura të larta.
Ish-ambasadori Ivica Bocevski në protestën e djeshme “Ultimatum, JO faleminderit” njoftoi se nga sot do të fillojnë bllokada në mbarë vendin për shkak të propozimit francez. “Nesër (e premte) do të kemi bllokada në të gjithë vendin. Bllokadat do të fillojnë në ora 13:00, do ta bllokojmë tërë Maqedoninë derisa deputetët tanë trima luftojnë në Kuvend për interesat tona në mbrojtje të gjuhës, popullit dhe shtetit maqedonas”, tha Bocevski.
Ashtu edhe siç ishte parlajmëruar protesta filloi nga Qeveria për të vazhduar në drejtim të Ministrisë së drejtësisë, e duke përfunduar para Parlamentit. Opozita maqedonase proteston për të gjashtën ditë rradhazi kundër propozimit francez. Protestuesit kërkojnë që të mos ketë ndryshime kushtetuese, ndërsa të njejtën e ka konfirmuar edhe Mickoski, i cili ka thënë se nuk do të përkrahë ndryshime kushtetuese të çfarë do lloji. Protesta e sodit është më e qetë. Për dallim prej ditës së djeshme që pati edhe incidente në sheshin Skenderbej, me çrast u arrestuan tre persona./Alsat.mk
Aleanca për Shqiptarët i ka dhënë fund bashkëpunimit me VMRO-në, shkruan Alsat. Kjo u bë e ditir përmes një konference për media nga kjo parti. Ky ndërprim i bashkëpunimit vjen pasi që mbrëm gjatë protestave u shkaktua një aksident me armë zjarri./Alsat.mk
Punonjës policor në qytetin e Shkupit kanë vijuar me kontrollet e shpeshtuara për respektimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes së veturave në komunikacion, me ç’rast ka sanksionuar 92 shoferë. “Në kuadër të kontrolleve aksionare, policia gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 92 gjoba, nga të cilat 29 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, katër masa për drejtim mjeti pa patentë shofer si dhe 13 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave”, thuhet në njoftim. Siç informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët…
Gazetar: Lluka Andreev Nga sot nis debati publik, për një tekst krejtësisht të ri të Kodit Penal. Sipas informacioneve, një pjesë e madhe e ndryshimeve kanë të bëjnë me veprat penale që lidhen me krimin ekonomik, pastrimin e parave, si dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare për veprat penale që lidhen me terrorizmin. Me tekstin pritet që sulmet ndaj gazetarëve dhe personelit mjekësor të trajtohen si sulm ndaj një personi zyrtar, si dhe ripërcaktohen aktet e torturës. Ministri i Drejtësisë nuk pret që Kodi i ri Penal të pengohet në Kuvend, ku pritet të gjendet në fund të vitit. Tupançevski shtoi…
Gazetar: Adnan Qaili Kolona të gjata të automjeteve. Udhëtarë të rraskapitur nga udhëtimi. Sirena pa pushim. Kjo është një ditë e zakonshme në vendkalimin kufitar të Tabanocit, shkruan Alsat. Në prag të festës së Bajramit, mërgimtarët mezi presin të arrijnë në vendlindje. Shprehin revoltë se pritjet janë të panevojshme. “Modeli One Stop Shop në vendkalimin Tabanocë-Preshevë nuk po kryen punë, pasi që kolonat e gjata i kanë ngjitur dy pikat kufitare. Tani jemi në mesditë dhe posa ka filluar të krijohet një kolonë e gjatë dhe pritjet janë më shumë se një orë. Qytetarët që i anketuam thonë se kjo…
Gazetar: Adrian Kerimi Ministria e Brendshme pretendon se incidenti i një dite më parë te sheshi Skënderbeu u parandalua falë forcave të rendit. Edhe pse incizimet nga mediat që ishin prezent në momentet e incidentit dëshmojnë se të paktën 7 minuta, turmën e protestuesve dhe grupit që u përlesh me ta tentoi t’i neutralizojë një numër i vogël i policëve. Njësiti për intervenim ndërhyri disa minuta pasi personi me armë zjarri në dorë kishte qëlluar disa herë në ajër, me qëllim largimin e protestuesve nga sheshi. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski akuzoi gazetarët se po arsyetojnë shfaqjen e armës, duke…

