Author: almakos

Presidenti Stevo Pendarovski u bëri thirrje të gjithë organizatorëve të protestave që po zhvillohen këto ditë në Maqedoninë e Veriut që të marrin përgjegjësi dhe të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të protestuar me dinjitet dhe pa dhunë. Në të njëjtën kohë, siç thuhet në njoftimin e kabinetit të tij, ai dënon ashpër mbajtjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit nga civilë dhe qytetarë të vendit, të cilët nuk janë pjesëtarë të organeve të sigurisë. “Përdorimi i dhunës dhe nxitja e dhunës për qëllime politike është e papranueshme. Ngjarja që ndodhi dje në Shkup nuk duhet…

Lexo më Shumë

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, ka deklaruar se Bullgaria do të ndërmerr hapa të tjerë për të dënuar gjuhën e urrjetjes ndaj Bullgarisë që po përdoret në protestat e organizuara nga VMRO-ja. Sipas saj, thirrjet antibullgare janë gjuhë e cila nuk duhet toleruar për asnjë kusht. “Bullgaria do të marrë masa kundër gjuhës së urrejtjes qe e kemi dëgjuar në ditët e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç kemi bërë gjithmonë”, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Gençovska, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do t’u bëjë thirrje autoriteteve në Shkup që të ndalojnë…

Lexo më Shumë

Për ngjarjet e mbrëmshme ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët kanë thënë se pushteti nuk mbron shqiptarët e sulmuar në Shkup, por tensionon situatën me shpifje. “Protesta është e drejtë demokratike, por jo edhe dhuna, vandalizmi dhe gjuha e urrejtjes. Për dy ditë radhazi shqiptarët e Shkupit janë të pambrojtur nga shteti dhe nga policia. Huliganët nga protestat e fundit dje dhe sot kanë sulmuar pronat e shqiptarëve dhe qytetarët në Çarshinë e Vjetër dhe Sheshin Skenderbeu. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të tregohen të përmbajtur dhe të kujdesshëm e mos të bien në provokime e skenare të…

Lexo më Shumë

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena Komunale. “Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk guxon të jetë qendër dhune dhe përplasjesh me armë zjarri dhe krijimi i tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve tanë. Politika po merr vrull dhe në asnjë rast nuk duhet të ndikojë në profesionalizmin e drejtimit të institucioneve. Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyeshëm dhe profesional të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale nga Zudi Enuzi, kodi im i etikës nuk e lejon atë të vazhdojë të menaxhojë ndërmarrjen. Për këtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte ka thënë se ka kohë që merr informacione se është dashur të likuidohet. Ai shton se e gjithë kjo ishte vendosur nga qeveria, pasi policia nuk ishte aty në momentin që u shfaq grupi dhe njëri prej tyre filloi të qëllonte. “Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha se do të ketë tensione ndëretnike nëse propozimi nuk kalon. Kovaçevski dhe Spasovski po ndërtojnë një kontekst militant, pati një njoftim për kokteje molotovi, për viktima dhe pasi dështuan, tashmë arritën në kulmin e monstruozitetit ku duhej humbur një jetë njerëzore për të qëndruar në…

Lexo më Shumë

Po vazhdon protesta para Kuvendit të RMV-së, protestë kjo e cila është thirrur kundër propozimit francez, shkruan Alsat. Pavarësisht disa incidenteve të vogla, tashmë protestuesit po qëndrojnë të qetë dhe nuk raportohet për ndonjë incident tjetër. Alsat do ju mbajë të inforuar gjatë gjithë kohës me zhvillimet e protestës e cila po mbahet tash e disa ditë./ Alsat.mk VIDEO

Lexo më Shumë

Nis protesta, turma ia mësynë MPJ-së A R06.07.2022 321 Less than a minute Ka filluar protesta kundër propozimit francez, shkruan Alsat. Protestuesit nga Qeveria tashmë janë duke shkuar drejt MPJ-së, aty ku mbrëmë hodhën mjete piroteknike, koktej molotovi, ngjyrë dhe gurë. Pas pak, detaje të reja./Alsat.mk A R06.07.2022 321 Less than a minute

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka thënë se Maqedonia e Veriut do t’i filloj negociatat me BE-në dhe se qytetarët të mos besojnë lajmet e rrejshme lidhur me propozimin francez. “Nuk ka kohë për lajme të rreme. Lajmet e rreme nuk duhet të mbizotërojnë, por e vërteta duhet të mbizotërojë. Prandaj jemi sot këtu për të folur me argumente. Nuk ka të keqe në diskutime, bisedime, negociata, dhe sqarime me të gjitha palët e interesuara”, tha koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, para mbledhjes së sotme të grupeve punuese partiake në Klubin…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariqiq, pas takimit të grupeve të punës për propozimin francez, tha se kanë propozuar konkluzione te cilat duhet ti miratojë Kuvendi, shkruan Alsat. Ai tha se konkluzionet kanë të mbëjnë me detyrime ndaj qeverisë që nëse në cilindo moment të negociatave vendoset në pikëpyetje ose kërkohet të negociohet mbi gjuhën dhe identitetin, qeveria të tërhiqet nga ato negociata. Mariqiq tha po ashtu se do të vazhdojnë takimet por takimin e parë e cilësoi si kontruktiv dhe të nevojshëm./Alsat.mk

Lexo më Shumë

I pari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje protestuesve që të mos qojnë dorë mbi Policinë, teksa ka tërhequr paralele në lidhje me konfliktin e 2001-së dhe të Lagjes së Trimave të vitit 2015, shkruan Alsat. Ai ka thënë se janë po ato uniforma të cilat kanë mbrojtur vendin në ato vite, derisa ka rënë në kundërshtim me fjalët e veta, duke bërë po ashtu thirrje që të mos ketë gjuhë të urrejtjes dhe fyerje etnike, të cilën e bëri vetë nëpërmjet këtij shkrimi. “Mos qoni dorë, mos i gjuani Policët, nuk është faji…

Lexo më Shumë

Lideri i Lidhjes Demokratik, Pavle Trajanov, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, vlerësoi se shqyrtimi i propozimit francez kërkon më shumë kohë dhe se nuk do të mbështesë një propozim për të cilin nuk ka konsensus më të gjerë partiak. “Sugjerimi im është që të zgjatet i gjithë procesi, të caktohet seanca plenare pas miratimit të ribalancit, që të ketë dhjetë ditë për një diskutim serioz. Për të parë të gjitha argumentet, për të parë se çfarë pikëpamjesh kanë partitë dhe për të nxjerrë konkluzione që do të kenë mbështetje më të gjerë në parlament. Nëse kemi…

Lexo më Shumë

Instituti amerikan IRI së fundmi ka publikuar një sondazh për vendet për Ballkanit Perëndimor për vitin 2022. Në mesin e shumë pyetjeve që ky institut ka parashtruar për qytetarët e vendeve të Ballkanit ishte edhe se çfarë mendimi kanë për liderët botërorë dhe rajonal, apo kujt i besojnë më shumë. Qytetarët e Kosovës kanë deklaruar se 65% e tyre e favorizojnë më së shumti presidentin amerikan Joe Biden. Për dallim nga Kosova, në Mal të Zi si lider të favorizuar e kanë presidentin rus, Vladimir Putin i cili ka 27%, i dyti renditet kryeministri i këtij vendi Zdravko Krivokapic me…

Lexo më Shumë