Gazetar: Adnan Qaili Moti i nxehtë i verës bëhet i padurueshëm sidomos në Shkup. Ata që udhëtojnë drejt kryeqytetit mund ta vërejnë dallimin, ndërsa ata që jetojnë në Shkup vapa i ngufat edhe natën, shkruan Alsat. Shtrohet pyetja Përse? Njohësit e fushës thonë se Shkupi është më i nxehtë për 5°C nga qytetet tjera përreth, ndërsa është vetëm 2°C më i freskët se Gjevgjelia, qyteti më jugor i vendit. Kjo sipas meteorologëve është për shkak të pozitës gjeografike. Ndërtimet e larta përgjatë Lumit Vardar nuk i përshkojnë rrymat e ajrit, bllokadat që krijohen nga mali Vodno krijojnë shtypje atmosferike, ndërkaq…
Author: almakos
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot realizoi takim me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Në takim, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel potencuan se propozimi evropian për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut i përfshin të gjitha pozicionet dhe vërejtjet dhe se bisedimet mund të fillojnë menjëherë pas miratimit të të njëjtit. Ata theksuan se propozimi, parasheh gjuhë të pastër maqedonase, të barabartë me gjuhët e tjera të vendeve anëtare të BE-së. Në takim nga ana e kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel edhe njëherë u potencua mbështetja…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 261 drejtues mjetesh. Prej tyre, 16 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 127 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 134 jashtë vendbanimeve. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe…
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, deklaroi se nëse sot kërkohet vendimi i Qeverisë për propozimin francez, ai do të jetë kundër një vendimi të tillë. “Ende nuk kemi një vendim të organeve partiake. Nëse këmbëngulin për një proces të shpejtë, le të bëhet pa ne. Nëse kanë premtuar diçka pa pëlqimin tonë, atëherë le të bëhet pa ne. Nëse ata i respektojnë pikëpamjet tona, atëherë duhet të na jepet hapësirë për ta komunikuar atë mes nesh dhe me qytetarët, për të parë nëse është e pranueshme. Në këto rrethana, kur ka konsiderata diametralisht…
Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, sot arrin në Shkup në kuadër të bisedimeve për propozimin francez për kornizën negociuese. Këtë informacion e kanë konfirmuar për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, burime të larta diplomatike të BE-së. Siç mësohet, qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë.
19:58 | 4 Korrik 2022 Ideja për të jetuar më gjatë dikur konsiderohej një fantazi e një milioneri, por shkencëtarët e moshuar besojnë se janë në prag të krijimit të një pilule që do t’i lejonte njerëzit të jetonin 200 vjet ose më shumë. Përparimet mjekësore në njëqind vitet e fundit nënkuptojnë se njerëzit në vendet e zhvilluara dhe të pasura kanë një jetëgjatësi prej 80 vjetësh, që është pothuajse dyfishi i jetëgjatësisë mesatare në fund të shekujve 19 dhe 20, transmeton portal arbresh.info Ushqimi më i mirë, uji i pastër, kushtet më të mira të higjienës dhe përparimet e…
Në periudhën prej datës 27 qershor 2022 deri më 03 korrik 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i përforcuar aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 751 drejtues mjetesh. Prej tyre, 488 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 133 kanë ngasur mjetin pa patentë shofer, 28 motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe shkaktimit të zhurmës dhe janë sanksionuar kundërvajtje të tjera. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “U bëjmë thirrje…
Në ditën e tretë të protestës, qytetarët protestuan para qeverisë. Pas mbarimit të protestës para qeverisë, qytetarët në vend që të shpërndaheshin, ata iu drejtuan parlamentit. Protestuesit i rrëzuan mbrojtëset metalike, ndërsa në drejtim të kordonit të njësitit special afër dyerve të parlamentin, protestuesit gjuajtën me sende të ndryshme. Ndërkohë që nuk mungonin as thirrjet për dorëheqje, të shoqëruara me këngë patriotike e me thirrjen Ultimatum- Jo, faliminderit. Nesër u paralajmëruan protesta tjera, pasi sipas Mickoskit nesër do të futet në qeveri propozimi francez.
Qytetarë të shumtë janë mbledh para qeverisë, duke protestuar kundër propozimit francez. Ata tani më janë futur në oborrin e qeverisë, pavarësisht, mbrojtëseve metalike dhe tentimit të policisë për t’i ndalur. Protestuesit tërë kohën këndojnë e bërtasin: Ultimatum? -Jo, faliminderit. Disa nga protestuesit mbajnë të veshura edhe maska, ku i shihen vetëm sytë. Kordoni i njësitit special është pozicionuar para dyerve të qeverisë, ndërkohë që protestuesit sillen vërdallë, duke vandalizuar oborrin e qeverisë.
Gazetar: Adrian Kerimi Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski thotë se çështja e mungesës së prokurorëve publik dhe gjykatësve si pasojë e pensionimit të tyre do të rregullohet përmes një plani “B”. Sipas tij, ky plan nënkupton riorganizimin e prokurorive dhe gjykatave. “Gjithmonë ka plan “B”. Derisa nuk mbyllet çështja e cila kishte të bënte me ndryshimet ligjore dhe si përfundim nuk u vazhdua stazhi i punës për gjykatësit dhe prokurorët zgjidhja e vetme mbetet organizimi i brendshëm në gjykata dhe prokurori. Në vendin tonë ka gjykata dhe prokurori të cilat janë të mbingarkuara por ka edhe prokurorë të cilët punojnë…
Gazetare: Fatlume Dervishi Në çfarë formati do të arrijë në Kuvend dokumenti ose raporti i Qeverisë për të ashtuquajturin propozim francez do të vendoset në seancën e ekzekutivit, shkruan Alsat. Formati do ta diktojë edhe procedurën parlamentare që duhet të ndiqet e e cila për momentin është e paqartë. “Për aq kohë sa nuk dihet se në çfarë formati do të dorëzohet ky dokument, nuk dihet gjithashtu nëse ai do të shqyrtohet në komision ose do të shkojë në seancë plenare. Gjatë ditëve të ardhshme, këto çështje pritet të konkretizohen”, raporton gazetarja e Alsat, Fatlume Dervishi. Nga Kuvendi po ashtu…
Gazetar: Lluka Andreev Për Aleancën për Shqiptarët, propozimi francez është i pranueshëm. Pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, Ziadin Sela tha se propozimi duhet të interpretohet mirë, dhe të mos jetë objekt i manipulimeve. Sipas Selës, aktorët politikë në vend në marrjen e vendimit duhet të udhëhiqen nga qasja “nëse propozimi na çon në BE, apo jo”. “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ka gjithashtu një rëndësi gjeopolitike, dhe si i tillë mendoj se politikanët duhet të mendojnë më pak për fitimin e pikëve politike, dhe të mendojnë më shumë për ta bërë rajonin më të qëndrueshëm, dhe ne…

