Pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, kreu i ASH-së Ziadin Sela, tha se e morën sot propozimin francez derisa theksoi se atë do ta shqyrtojmë në mënyrë të detajuar. Sela po ashtu tha se në bazë të këtij propozimi, tani beson se e kuptojnë edhe maqedonasit se si është të kontestohet gjuha, shkruan Alsat. “E morëm sot propozimin të cilin do ta shqyrtojmë në mënyrë të detajuar. Unë bëjë apel që të gjithë ta shqyrtojmë në detaje këtë propozim në mënyrë që sa më pak të jetë hapësirë për interpretim ndryshe nga ajo që është e shkruar në këtë propozim. Qëndrimi…
Author: almakos
Gjuha nuk është e garantuar, qeveria Kovaçevski pranon Bullgarinë të na shkruajë tekstet, ka reaguar sot VMRO-DPMNE. Në njoftimin e partisë thuhet: “Qeveria mburret se gjuha është e garantuar, por ajo është e kontestuar, ndërsa Bullgaria do të shkruajë tekstet tona. Gjuha maqedonase nuk është e garantuar me propozimin me të cilin mburret qeveria. Gjuha zyrtare e një vendi kandidat për në BE njihet në kapitullin 34. Gjuha maqedonase nuk është në propozim dhe ekziston rreziku që kur të hapet dhe mbyllet kapitulli 34, të kontestohet. Ky propozim lë problem dhe mundësinë që gjuha të sfidohet, sepse nuk është e…
Kryeministri Edi Rama deklaron se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë. Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin. “E kam ndjekur në vijimësi të gjithë punën e madhe që është bërë veçanërisht në Madrid për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju them që Presidenti Macron ka ushtruar të gjithë influencën…
13:44 | 3 Korrik 2022 Një foshnjë e lindur nga një çift me incest vdiq vetëm disa orë pas lindjes së tij në spital për shkak të komprometimit të rëndë gjenetik. Djali thuhet se kishte defekte të shumta në lindje, sepse prindërit e tij ishin vëlla dhe motër, shkruan Irish Mirror, transmeton arbresh.info Pamjet e marra në spitalin në Dustlik në Uzbekistan, tregojnë fëmijën e vogël duke qarë në një inkubator ndërsa një infermiere fshinte lëkurën e thatë dhe me luspa në fund të tij. Ministria e Shëndetësisë e Uzbekistanit tha se foshnja lindi më 4 qershor me “iktiozë të…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, lidhur me qëndrimet e shprehura nga lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, pas takimit deklaroi se të gjitha ato pyetje nuk ndërhyjnë në çështjen e gjuhës maqedonase, e cila është thjesht në kornizën negociuese dhe në të gjitha dokumentet e BE-së, dhe nuk ndërhyn në identitetin e popullit maqedonas dhe në veçantinë e asnjë aspekti të popullit maqedonas. – Është një dokument shumëpalësh që zyrtarisht i është dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Presidenca franceze e BE-së, të cilën e ka marrë presidenca e re çeke. Në fjalën time hyrëse thashë se ky është një propozim…
As për mua personalisht, as për VMRO-DPMNE-në, këto dy dokumente nuk janë të pranueshme. Unë i ofrova Kovaçevskit që të dalë dhe ta refuzojë këtë që është paraqitur si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe gjëja e tretë, i kam ofruar, nëse ai beson aq shumë se i është siguruar identiteti, atëherë së pari në pjesën e konkluzioneve të mbledhjes së parë ndërqeveritare duhet të fshihen neni 11 dhe neni 14. Këto janë tre. konkluzionet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, të cilat i bëri të ditur pas takimit me kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.…
Presidenti Stevo Pendarovski, në rubrikën e pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, është pyetur edhe për sharjet e fundit në Facebook, të drejtuara ndaj tij nga lideri i së majtës, Dimitar Apasiev. Herë pas here e di se çfarë krijese është, çfarë arsye ka, por vërtet nuk e besoja se mund të krijohej një situatë ku një prind i vdekur të më shante. Është një dhimbje personale që nuk mund ta kuptoj pse ndjeu nevojën për ta shprehur. Nëna ime ka vdekur para 10 vitesh dhe mendoj se është jashtëzakonisht çnjerëzore të mallkosh varrin e nënës sime…
Gazetare: Melihate Rrustemi Kërkesat për mësimin e gjuhës gjermane po dominojnë thuajse në të gjitha qendrat për më mësimin e gjuhëve të huaja. Mësimdhënësi Ben Rexhepi tha për Alsat se numri më i madh i kursistëve të tij janë të rritur që dëshirojnë të bëjnë bashkim familjar. Mirëpo, sipas Rexhepit, është i frikshëm numri i punonjësve shëndetësor që mësojnë këtë gjuhë me qëllim për t’u larguar për të punuar në vendet gjermano folëse. “Numri i personave që na vijnë nga fusha e mjekësisë, kryesisht motra medicinale dhe mjek profesionist është në rritje e sipër dhe mund të them se është…
Gazetar: Miki Trajkovski Në Maqedoni ende nuk ekziston një sistem i organizuar dhe efikas për shpëtim në male, në kohën kur interesimi i qytetarëve të Maqedonisë dhe turistëve të huaj për alpinizëm është në rritje. E gjithë kjo vë në pikëpyetje sigurinë e atyre, që ngjiten në mal. “Problemi kyç për momentin është se shpëtimi i alpinistëve në vendin tonë nuk zgjidhet në mënyrë institucionale dhe me legjislacion ne nuk kemi ligj. Ndryshe nga ne, në Kroaci për shërbimin pyjor, ai u jep kompetenca vullnetarëve, të cilët e bëjnë këtë punë. Ja një shembull i thjeshtë. Për momentin është aktivizuar…
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së veriut, Oliver Spasovski përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se krimi në nivel shteti ka pësuar rënie. “Në periudhën janar-20 qershor 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 10.834 vepra penale”, njofton ministri Spasovski. “Në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021, krimi total ka shënuar një rënie prej 8.31%, që vjen si pasojë e ndryshimeve të regjistruara në fushën e krimit ekonomik, ku numri i veprave penale që lidhen me mosrespektimin e rregulloreve shëndetësore është ulur ndjeshëm, për sa i përket epidemisë.…
Pasditen e sotme një djalë është mbytur në ujërat e liqenit të Berovës. Ekipet e shpëtimit akoma po punojnë për gjetjen e trupit të një 14-vjeçari, i cili u mbyt në ujërat e liqenit, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet zyrtare të rastit. Ekipet e OVR Berovë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku prej më shumë se një orë po kërkojnë terrenin rreth liqenit të Berovës. Trupi i të riut po kërkohet ende në ujë dhe në çdo moment pritet të mbërrijë edhe një ekip zhytjeje.
Një grua ka mbetur e shkatërruar pasi i fejuari i saj i 12-të anuloi dasmën e tyre. Monette Dias, 52 vjeçe, ka bërë tashmë 11 dasma, dhe asnjëra prej tyre nuk funksionoi. Dizajnerja nga ShBA shpresonte të gjente një bashkëshort të 12-të dhe të fundit. Megjithatë, për fat të keq nuk funksionoi. “Është vërtet e dhimbshme për mua të kem një tjetër dështim, sidomos në këtë marrëdhënie ku u përpoqa shumë”, tha ajo Motra e saj, Marcie, tha se ajo nuk ishte e shqetësuar kur motra e saj u martua dy ose tre herët e para. Megjithatë, pasi ai u…

