Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, njoftoi sot se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ku kanë biseduar për arritjen e një marrëveshje në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. “Kam pasur një bisedë të mirë telefonike me kryeministrin Kovaçevski. E mirëpres lajmin se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.Komisioni Evropian është i gatshëm të fillojë procesin e skriningut me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre evropiane”, shkruan Von der Leyen në “Twitter”. Good phone call with PM @DKovachevski Welcome news that 🇲🇰 and…
Author: almakos
Kryetarët e partive që janë pjesë e koalicionit qeveritar sot para mbledhjes në Qeveri deklaruan se presin që kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski t’i informojë për propozimin francez që do të heqë veton për hyrjen e vendit në BE. Kryetari i Lidhjes Demokratik, Pavle Trajanov deklaroi se e para dhe më e rëndësishmja është që as propozimin e parë dhe as të dytë nuk e kanë marrë si partnerë koalicioni dhe se nuk mund të ndërtojnë qëndrim në bazë të asaj që është thënë në media. “Do të kërkoj që së pari, të na sigurohet propozimi, të kemi kohë ta…
Lideri i GERB-it dhe ish-kryeministri bullgar, Boyko Borisov, uroi sukses në finalizimin e propozimit francez për zgjidhjen e çështjeve kontestuese mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe heqjen e bllokadës nga Sofja zyrtare për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Borissov njoftoi se çështja e Maqedonisë së Veriut është shqyrtuar nga Komiteti Ekzekutiv i GERB. “Për sa i përket temës së Maqedonisë së Veriut, i uroj vërtet sukses kolegëve të mi në Sofje për ta finalizuar atë, në mënyrë që të mund të themi se presidenca franceze ka bërë shumë dhe do të jetë…
Policia ka arrestuar dy persona (S.D dhe N.K) të dyshuar për zhvatje. Bashkë me to është arrestuar edhe një polic me inicialet M.R, i sistemuar në Stacionin Policor të Kisella Vodës, ish pjesë e ekipit të sigurisë së një ish kryeministri. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se bëhet fjalë për zhvatje ndaj biznesmenit me inicialet A.K, ndërsa motivi i zhvtajes është një borxh i vitit 2004 me vlerë prej 63.500 euro. Në vitin 2019 biznesmenit përmes kërcënimeve me jetë i janë kërkuar 440 mijë euro, ndërsa deri më 30 qershor 2022 dy të dyshuarit përmes një personi të…
Pse nuk duhet ta fusim shalqirin në frigorifer. Vapa e madhe na detyron që shumicën e ushqimeve t’i fusim në frigorifer, madje edhe shalqinjtë, por në fakt ne bëjmë një gabim të madh. Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome, në mënyrë që të ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur. Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe të materieve ushqyese. Edhe një gjë e kanë zbuluar shkencëtarët. Shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të jetë këputur nga rrënja, mirëpo sërish, vetëm nëse…
Propozimi nga presidenca franceze në formë integrale do të publikohet sot në ueb faqen zyrtare të Qeverisë pas takimit me koalicionin qeveritar, kështu njoftoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski i cili për sot ka paralajmëruar një sërë takimesh dhe konsulta lidhur me propozimin. “Siç premtova, po hapim proces të konsultimeve të gjera. Sot në orën 11:00, në Qeveri do të mbahet takim i liderëve të partive nga koalicioni qeveritar në të cilind o të shqyrtohet propozimi i kryesisë franceze. Menjëherë pas takimit, propozimin në formë integrale do ta publikojmë në ueb faqen zyrtare të Qeverisë. Gjatë ditës, krahas takimit me koalicionin qeveritar,…
Nga dita e sotme çmimi i energjisë elektrike do të rritet dhe do të filloj zbatimi i konceptit të ri të bllok tarifave. Rregullatorët sigurojnë se për 98.8 për qind të familjeve, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet për 7.4 për qind. Nuk pritet as kufizime të energjisë elektrike, ndonëse autoritetet paralajmërojnë një dimër të ashpër. Bllok tarifat do të vlejnë vetëm për energjinë elektrike të shtrenjtë dhe nuk do të ketë bllok tarifa për energjinë e lirë dhe konsumi do të paguhet në bazë të diferencës. Komisioni Rregullator i Energjisë thotë se nëse nuk do të vendoseshin…
17:28 | 30 Qershor 2022 Rrethimi i Maltës ishte një nga betejat më të rëndësishme në historinë evropiane. Rrethimi i Madh, siç quhet ndonjëherë, ndodhi në vitin 1565 kur Perandoria Osmane pushtoi ishullin, qënë atë kohë kontrollohej nga Knights Hospitalier, ose Kalorësit e Maltës. Ai ishte fundi i një rivaliteti të gjatë midis një aleance të krishterë dhe Perandorisë Osmane, e cila luftonte për të vënë nën kontroll të gjithë rajonin e Mesdheut. Turgut Reis, një admiral iushtrisë osmane dhe Kalorësit e Maltës, kishin qenë prej kohësh armiq. Pozicioni i ishullit pranë qendrës së Detit Mesdhe, e bëri atë një…
Deputetët me shumicë votash hodhën poshtë interpelancën për punën kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi. Gjatë votimit morën pjesë 104 deputetë, prej të cilëve 61 deputetë votuan “kundër” ndërsa 43 “pro”, dhe nuk kishte të përmbajtur. Për shkak se sistemi nuk e njohu votën e Xhaferit nga ulësja e deputetit dhe në ekran u paraqitën 60 vota kundër, kryesuesi i seancës kërkoi mbylljen e dyerve të sallës dhe votim me prononcim verbal. Në fund opozita u pajtua që vetëm vota e Xhaferit të llogaritet si e tillë pas çka u bënë 61 vota të cilat e hodhën poshtë interpelancën. “Konstatoj se…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski kërkoi nga Qeveria që propozimin e ri francez menjëherë ta publikoj në ueb faqen elektronike të Qeverisë. “Kërkojë që menjëherë propozimin ta publikojnë në ueb faqen elektronike. VMRO-DPMNE nuk do të pranoj asnjë propozim i cili është i dëmshëm për vendin dhe qytetarët”, tha Mickoski, ndërkohë që pyeti se nga e di kryeministri i Shqipërisë Edi Rama se ky propozim është i pranueshëm për qeverinë dhe popullin maqedonas, derisa VMRO-DPNE-ja dhe maqedonasit nuk e dinë.
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp ka njoftuar se propozimi i ri i kryesimit francez edhe zyrtarisht ka arritur në vend dhe se është shqyrtuar në qeveri. Sipas Kovaçevskit propozimi do të bëhet publik pasi t’i kaloj të gjitha filtrat e institucioneve. “Edhe zyrtarisht ka arritur propozimi nga kryesimi francez pas intervenimit tonë javën e kaluar në Bruksel. Propozimi do të publikohet pasi t’i kaloj të gjitha filtrat në institucione. Do të pasoj një proces i gjerë në të cilin do të përfshihen edhe presidenti dhe opozita”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në konferencën për media…
Në Kuvend prej disa orësh tashmë po zhvillohet seanca për interpelancën kundër kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Nismën e dorëzoi VMRO DPMNE-ja pas seancës kur Xhaferi kishte urdhëruar mbylljen me çelës të dyerve të sallës së kuvendit. Për VMRO-në një veprim i tillë përbën vepër penale, por Xhaferi thotë se interpelanca nuk ka bazë./Alsat.mk

