Gazetar: Adnan Qaili Mjekët dhe personeli tjetër mjekësor në Qendrën Klinike të cilët kanë arritur moshën e pensionit, nga sot përfundojnë punën në Klinikë, përkundër kërkesës së tyre për të vazhduar edhe për tre vjet. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se puna pas pensionit për disa mjekë nuk mund të vazhdojë për shkak se nuk kanë plotësuar numrin e intervenimeve e nuk janë treguar efikas në trajtimet mjekësore. Ministri i shëndetësisë Sali tha se me këtë hapet mundësia për punësimin e studentëve të posadiplomuar. “Sot sillet vendimi që një pjese të kërkesave të tyre tu përgjigjemi pozitivisht për tu vazhduar…
Author: almakos
Gazetar: Miki Trajkovski Derisa pushteti vazhdimisht siguron qytetarët të mos kenë frikë për furnizimin me energji elektrike dhe karburant nga vjeshta, qeveritë e rajonit paralajmërojnë krizën. Thonë se na pret dimri më i vështirë dhe më i pasigurt në dekadat e fundit, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por edhe nga pikëpamja energjetike. Një forum energjetik po mbahet në Ohër gjatë një periudhe të çmimeve globale tepër të larta të karburantit, mungesave të energjisë elektrike dhe luftës në Ukrainë. “Mendoj se ajo që na pret është një dimër i vështirë”. Parashikimi më optimist është se do të jetë një nga më…
Nga Madridi, ku po merr pjesë në ditën e tretë të Samitit të NATO-s, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video teksa bisedon me liderët e vendeve anëtare. Krahas videos, kreu i qeverisë shqiptare shkruan në postimin në Facebook: “Mbase sot lajmi i mirë…”. Ndërkohë ai shfaqet duke biseduar edhe me presidentin bullgar, Rumen Radev. Bullgaria miratoi të premten e kaluar, rezolutën në të cilën mbështet propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut. Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit mes dy vendeve…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në kuadër të Samitit të NATO-s u takua me Robert Golob, kryeministrin e ri të Republikës së Sllovenisë. Duke uruar formimin e qeverisë së re sllovene, presidenti Pendarovski shprehu shpresën se zhvillimi i shkëlqyer i marrëdhënieve bilaterale politikisht dhe ekonomikisht do të vazhdojë. Bashkëbiseduesit diskutuan për çështjen e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, e cila është vazhdimisht e lartë në agjendën e politikës së jashtme sllovene, ku presidenti falënderoi Slloveninë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në BE. Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin…
Me 82 vota për nga 84 të pranishëm, deputetët miratuan rendin e ditës për seancën e sotme plenare me një pikë të vetme – interpelancën ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Në fillim të seancës, Xhaferi tha se ka propozuar që interpelanca të jetë pika e vetme sot, dhe se ajo zgjat gjithë ditën dhe përfundon në mesnatë. “Të gjitha spekulimet se do të ketë/nuk do të ketë kuorum, se interpelanca do të shmanget kanë rënë në ujë. Për hir të korrektësisë, për shkak se kjo pikë më referohet mua, pas miratimit të rendit të ditës, seanca do të drejtohet nga nënkryetari…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur gjithsejtë 220 vozitës, prej të cilëve 92 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se 9 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 8 për përdorim të telefonit, 6 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 7 të tjera për tejkalim të parregullt. /Alsat.mk
Presidenca franceze e BE-së, e cila përfundon sot, nuk ka asnjë iniciativë të re për heqjen e vetos bullgare për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Qeveria në Shkup pretendon se nuk ka marrë ende një propozim zyrtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Edhe në Sofje ka pasur heshtje që kur parlamenti javën e kaluar miratoi “propozimin francez” dhe votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Kirill Petkovit.
11:24 | 29 Qershor 2022 Ëmbëlsia e famshme e këtyre perlave të kuqe bëri që një blerës anonim të paguante 280 euro për një qershi të vetme gjatë një ankandi ditët e fundit në Hachinohe, në veri të Japonisë. Por, për njërën nga këto pako, një merakli vendosi që të paguante 4300 euro, transmeton portal arbresh.info Numri i paketave në dispozicion ishte rreth pesëdhjetë, secila përmbante 15 fruta me vlerë. Kyoko Nagatsuka, fituesja e ankandit, tha se ishte shumë e kënaqur me qëllimin e arritur pasi ishte e vetëdijshme se “nuk mund t’i gjente askund tjetër”. Të konsideruara si një…
Në Shkup, zyrtarë policorë nga Sektori për çështje kriminale në Karposh dhe Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup sot kanë arrestuar personin me iniciale M.S (18 vjeçar) dhe një të mitur, të dy nga Shkupi. Ata dyshohet se më datë 04 qershor 2022 në rrugën “Mile Pop Jordanov” me elektroshok, nga personi me iniciale Z.M. nga Shkupi, kanë marrë një çantë me dokumente personale dhe një kartelë pagesore, të cilën e kanë përdorur në disa pika karburanti. Gjatë kontrollit në banesën e personit me iniciale M.S, të kryer me vendim gjykate, u gjet një elektroshok dhe sende të tjera…
VMRO-DPMNE nesër do të ketë mbledhje të kryesisë ekzekutive në të cilën kreu i partisë Hristijan Mickoski do të propozojë t’i ftojnë qytetarët protesta në më shumë qytete te vendit. Si arsye nga partia përmendin shtrenjtimin e çmimit të rrymës për të cilën tha se institucionet i gënjejnë qytetarët si dhe përkeqësimin e jetesës.
Të gjithë faktorët që ndikojnë në erotizmin e një qyteti në një sondazh të madh. Ka nga ata që kërkojnë destinacionin e tyre turistik të radhës bazuar në muze, ka nga ata që kërkojnë ushqim të mirë, ka nga ata që duan të jetojnë një ditë të plotë erotike dhe kuzhina angleze mund të jetë e famshme për shëmtinë e saj, por është një mënyrë për të gjithë turistët flirtues që tejkalojnë edhe kryeqytetin e mëkatit, Las Vegas. Lista u përpilua dhe qytetet u vlerësuan nga The Bottle Club dhe kriteret e zgjedhura ishin të shumta dhe të ndryshme për…
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inciale O.M (30 vjeçar) nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Shkaku i kallëzimit penal është se ekziston një bazë e dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Më datë 24 Prill 2020 në fshatin Drenovec të Tetovës, i dyshuari, me përdorim e një lënde djegëse ka shkaktuar zjarr në automjetin e parkuar të udhëtarëve të tipit “BMW”, në pronësi të personit me inciale A.J. nga Tetova”, thonë nga MPB. Rasti do të ndjek procedurat tjera ligjore.

