Author: almakos

Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar u shpreh kundër miratimit të propozimit francez. Sipas kësaj partie, propozimi është kundërthënës dhe i jep mundësi Bullgarisë të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë, posaçërisht ne çështjet identitare, historike dhe arsimore. Lidhja Demokortike gjithashtu kërkon publikimin urgjent të protokollit. Gjatë debatit lidhur me propozimin Trajanov kërkon nga ministrat të përmbahen nga siç thotë ai kërcënimet me ndjekje penale të atyre që kanë qëndrime ndryshe dhe me tensione ndëretnike.

Lexo më Shumë

Pas temperaturave të larta në Maqedoni që sot arritën në pothuajse 40 gradë celsius, Shkupin e ka kapluar një shi i rrëmbyeshëm. Rreshjet kanë filluar rreth orës 15:30 me një intenzitet shumë të lartë. Një gjë e tillë pritet të shkaktoj shumë vështirësi në lagjet shqiptare, ku sistemi i kanalizimit të ujrave atmosferik është në gjendje të keqe. Moti jostabil e ka përcjellë vendin në shumë ditë gjatë muajit të kaluar, ndërsa nga dita e djeshme meteorologët kanë parashikuar që muaji korrik do të jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta.

Lexo më Shumë

Gruaja që u martua 11 herë e shkatërruar: Më la edhe burri i 12-të. Fatit nuk i dihet asnjëherë, teksa shumë vajza e provojnë martesën shumë herë deri në momentin sa të gjejnë bashkëshortin ideal që ëndërrojnë prej vitesh. Mirëpo një grua 52-vjeçare me emrin Monette Dias ka mbetur e shkatërruar dhe e dërmuar nga ndarja e saj e fundit me burrin e 12. Dias është e martuar 12 herë dhe burri i fundit pra i 12 në listë e ka braktisur duke u ndarë prej saj dhe duke lënë në gjendje të rënduar gruan e cila nuk është lodhur…

Lexo më Shumë

Biznesmeni i dënuar Orce Kamçev është paraqitur mbrëmë me letërnjoftim në burgun e Strugës, ku duhet të vuajë dënimin me burg për rastin “Perandoria”, pas marrëveshjes me prokurorinë. Ai ka paguar rreth 5 milionë euro për evazion fiskal dhe ka marrë një vit burg, por do ta bëjë burgun në repartin e  hapur në burgun në StrugëS, ku të dënuarit vetëm flenë gjumë. Ai në muajin maj e ndërroi adresën e vendbanimit, nga Shkupi në Ohër dhe në vend të Shutkës burgun do e bëjë në Strugë. Kamçev duhet të vuajë rreth 7 muaj burg.

Lexo më Shumë

Qeveria dhe deputetët e shumicës parlamentare e refuzuan amendamentin e opozitës që të gjithë të punësuarve në sektorin publik tu rriten pagat për 2806 denarë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski, deklsroi se këtë amendament e dorëzuan me kërkesë të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të cilët për momentin protestojnë për rritjen e pagave në sektrein publik. Sot është dita e fundit e debatit në Kuvend në Komisionin për Financa dhe Buxhet kur debatohet për Rishikimin e Buxhetit.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha se me propozimin e ri francez është ruajtur gjuha dhe identiteti. Osmani tha se nuk është me rëndësi qëndrimi i Bullgarisë mbi gjuhën, por që problemi ka qenë që mos të lejohet që Bullgaria të bind 26 vendet e tjera anëtare mbi qëndrimin e saj për gjuhën maqedonase. “Korniza miratohet të njëjtën ditë që ne do të themi po për pakon dhe këtu mbyllet Kushtetuta e procesit të negociatave, ky është dokumenti që neve na lidh më tepër me Bashkimin Evropian, në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje më 01 qershor 2022 me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 219 masa, nga të cilat 55 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 30 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë vendosur 10 masa për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 3 masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafori i kuq), katër masa për rirregullim të paligjshëm të automjeteve, katër masa për…

Lexo më Shumë

11:02 | 1 Korrik 2022 Parashikimet e Nostradamusit gjithmonë kanë zgjuar kurreshtje. Njerëzit që kanë studiuar parashikimet e tij thonë se ai parashikoi një luftë në Europë gjatë vitit 2022, shumë refugjatë, sulme në disa qytete të madhe, rënien e Bashkimit Europian dhe vdekjen e një diktatori, transmeton portal arbresh.info Nostradamus jetoi nga 1503 deri në 1566 dhe shkroi afërsisht 6338 profeci. Ai madje pretendonte se e dinte se si dhe kur do t’i vinte fundi botës! Natyrisht, shkrimet e tij ishin rrallë specifike, gjë që i bën studiuesit të jenë më të hapur ndaj interpretimeve. Interpretimet e mëposhtme të…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se duke marrë parasysh konsultimet e deritanishme, Ministria e Punëve të Jashtme do t’i propozojë Qeverisë pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për vazhdimin e integrimit evropian. Osmani në facebook ka shkruar vazhdon se procesi i konsultimit ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve të tjera, grupeve të interesuara dhe publikut të gjerë, pas së cilës Qeveria do të marrë vendimin përfundimtar. Sipas tij miratimi i këtij propozimi do të nënkuptojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, fillimin e procesit të skriningut – në thelb, hapjen e negociatave me kapacitet të plotë – dhe menjëherë.

Lexo më Shumë

Gazetar: Luka Andreev Mungesa e Protokollit dypalësh në kornizën negociuese është ndryshimi më i madh në propozimin zyrtar francez, ndryshe nga draft versioni që u paraqit më herët në opinion. Në vend të Protokollit me Bullgarinë, tani në kornizë përfshihen raporte vjetore të zbatimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Sipas autoriteteve në vend, fakti që Protokolli dypalësh nuk është në kuadër të negociatave do të thotë se çështjet historike nuk do të rëndojnë procesin e negociatave. “Sigurisht, çdo shtet anëtar i BE-së, në çdo moment të procesit nëse vendos, mund të bllokojë. Kjo është parë me shumë vendeve të…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi “Jo, faleminderit” i thotë kreu i VMRO-DPMNE-së propozimit të ashtuquajtur francez i cili është në shqyrtim në Shkup prej dy ditësh. Hristijan Mickoski thotë se propozimi përmban të gjitha kërkesat bullgare dhe e detyron Maqedoninë të veprojë nën diktatin e shtetit fqinj. Njëri nga dokumentet paraqet bazën për konferencën e parë ndërqeveritare dhe i dyti, për konferencën ndërqeveritare ku realisht do të hapen kapitujt, gjë që nuk ka ndodhur me vendet e tjera. “Thuhet shumë qartë se Maqedonia nuk do ta hapë kllasterin e parë “të drejtat themelore” deri sa nuk bëhen ndryshimet kushtetuese në të cilat…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Të gjithë doktorët e rinj duan të punësohen në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa ata që janë në prag të pensionit nuk i lëshojnë vendet duke dashur të vazhdojnë deri në limitet e lejuara ligjore, shkruan Alsat. Nga ana tjetër, në Spitalet rajonale dhe Qendrat rurale të shëndetësisë ka mungesë të dukshme të personelit. Një nga specializantët privat ka vendosur që të kërkojë zgjidhje, duke u punësuar në lagjen e tij. Internisti Benjamin Kamberi, tha se kaosi në Qendrën Klinike ka ndikuar që shumë doktorë të braktisin vendin. “Për një specializant privat është shumë e vështirë të integrohesh…

Lexo më Shumë