Nga sot deri më 30 shtator, mjetet shkollore do të shiten me çmime më të ulëta.
Sipas vendimit të Qeverisë, tregtarët me shumicë duhet t’i ulin çmimet për të paktën 10%, ndërsa në shitje me pakicë ulja duhet të jetë të paktën 15%.
Masa përfshin çanta, fletore, lapsa, stilolapsa, ngjyra, plastelinë, flomasterë, markerë, vizore, goma, mprehëse, gërshërë për fëmijë, futrola, ngjitëse, kompasë, kalkulatorë dhe materiale të tjera shkollore.
Tregtarët duhet të tregojnë edhe çmimin e vjetër të produktit, atë që ka qenë në fuqi më 1 qershor 2026, në mënyrë që blerësit të mund ta shohin zbritjen.
Qeveria thotë se kjo masë synon t’u ndihmojë familjeve që në këtë periudhë kanë shpenzime më të mëdha për përgatitjen e fëmijëve për vitin e ri shkollor.
The post Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind appeared first on TV-SHENJA.


