Author: almakos

Gazetare: Fatlume Dervishi Skandal të pashmangshëm e quan BDI-ja incidentin e një dite më parë kur deputeti i saj Arbër Ademi u konfrontua me deputetët e opozitës dhe gjuajti me filxhanë dhe shishe plastike në drejtim të tyre. Ademi vetë akuzoi deputetin Antonio Milloshoski si nxitës të këtij zhvillimi, si pjesë e skenarit për të destabilizuar vendin. Ai nuk kërkoi falje por tha se ndjen keqardhje për atë që panë qytetarët. “Duhet ta pyesni Antonio Milloshoskin sepse ai plotësisht e provokoi këtë situatë dhe po ashtu me shkaktoi lëndime në ulësen time të punës, në vendin tim të punës. Unë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Igor Stefanovski Incidenti i një dite më parë në Kuvend ka ndodhur gjatë shqyrtimit të projektligjit që parashikon gjyqtarët dhe prokurorët të punojnë deri në 67 vjet. Këto ndryshime futen në filtrin parlamentar pas heqjes së mundësisë së punonjësve të punojnë edhe për 3 vite të tjera, me përjashtim të sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit të lartë. Nëse ndryshimet nuk kalojnë, atëherë për dy ditë rreth 60 gjyqtarë dhe 10 prokurorë do të fillojnë të dalin në pension njëri pas tjetrit, sepse janë 62 apo 64 vjeç. Nga ana tjetër, prokuroria dhe drejtësia pohojnë se përballen me mungesë kuadri.…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kërkoi nga qytetarët të vlerësojnë se kush e shkaktoi incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane një ditë më parë, shkruan Alsat. Megjithëse Ligji për Kuvendin thotë se masat kundër prishjes së rendit nga ana e deputetëve i ndërmerr kreu i Kuvendit. “Për përgjegjësinë për prishjen e rendit në Kuvend nga ana e deputetëve dhe personave të jashtëm të cilët marrin pjesë në punën e Kuvendit, vendos dhe miraton masa kryetari i Kuvendit në konsultim paraprak me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve”, thuhet në Ligjin për Kuvendin, Neni 43. Qëndrimin e…

Lexo më Shumë

Bashkim Sulejmani Rruga rajonale Tetovë – Jazhincë, vazhdon të mbetet e papërfunduar në aspektin e sinjalizimit. Kjo rrugë, që lidh edhe Kosovën me Maqedoninë e Veriut, në disa vende ka mungesa edhe të anësoreve, shkruan Alsat. Në hyrje-dalje të vendbanimeve mungojnë shenjat informuese, por edhe ato të kufizimit të shpejtësisë. Rruga u riparua në nëntor të vitit të shkuar, ndërsa dy muaj më pas, drejtori i Ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” premtoi se me përmirësimin e motit, do fillojë zbatimi i planit të sigurisë në këtë aks rrugor. “Sa i përket sinjalizimit në momentin kur do kemi mot më të…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milososki ka denoncuar sot në stacionin policor “Qendër” në Shkup, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, të cilin e akuzon për gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime ndaj tij. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, Aziri mbrëmë në profilin e tij në Facebook ka bërë thirrje për dhunë fizike ndaj tij.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi gjatë ditës së sotme ka komentuar incidentin e djeshëm gjatë punës së komisionit kuvendor të cilin ai e drejton dhe ka theksuar se ishte një provokim i opozitës, që sipas tij kishte për bazë agjendat e huaja, që kanë për qëllim destabilizimin e vendit. “Në radhë të parë më vjen keq për atë që ndodhi mbrëmë, në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe shprehi keqardhje për të gjitha ato skena të provokuara nga opozita të cilat ndodhën, gjë që nuk duheshe të ndodhe. Agjenda reformuese e kësaj shumice parlamentare por edhe…

Lexo më Shumë

Nuk ka momente të reja rreth propozimit të presidencës franceze për heqjen e vetos bullgare në procesin e integrimit evropian. Bisedimet vazhdojnë në nivel të ekipeve të ekspertëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Do të thirrem në konferencën time për shtyp që pata në Bruksel dhe pikëpamjet që shpreha atje janë të njëjta. Për momentin nuk ka asgjë të re sa i përket asaj që u diskutua deri në ditën e konferencës për shtyp. Siç ju thashë deri tani, procesi me Bullgarinë udhëhiqet nga Ministria e Punëve të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, këtë pasdite thirri koordinim urgjent në të cilin ishin të ftuar të gjithë koordinatorët dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend. Ftesës ju përgjigjën koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski dhe deputetja e Alternativës, Safija Sadiki Shaini. Edhe pse të ftuar, nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e partive opozitare VMRO DPMNE dhe nga Aleanca për Shqiptarët. Kryetari i Kuvendit e thirri koordinimin pasi që anëtarët e VMRO DPMNE-së opozitare, pas plotë dy orëve me vërejtje procedurale e kundërshtuan votimin e rendit ditor…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Përsëri tensione dhe dhunë në Kuvend. Në Komisonin për Çështje Evropiane ku në rend dite ishte ligji për marrëdhënie pune, gjegjësisht zgjatja e moshës së pensionimit të gjykatësve dhe prokurorëve nga 64 në 67 vjet, përplasja mes kreut të komisionit Arbër Ademi dhe opozitës u përshkallëzua në momentin kur deputetët e opozitës kërkonin fjalën dhe Ademi, në kundërshtim me Rregulloren, pretendonte se këtë të drejtë e kanë vetëm koordinatorët e grupeve parlamentare. Opozita mohonte vazhdimin e seancës pa i marrë materialet e plota për propozimin. “Ademi: Z.Micevski, ju kaloi koha e fjalimit, 7 minuta më shumë se…

Lexo më Shumë

Një incident ka ndodhur në Kuvend për shkak të mosmarrëveshjeve për agjendën e Komisionit për Çështje Evropiane (KÇE). Gjatë tentativës së deputetëve të opozitës për të ndërprerë seancën, pas një debati të ashpër, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI, kryetar i Komisionit dhe ish-ministër i Arsimit, i cili ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij. Kjo shihet në videon, të cilën e ka shpërndarë në Facebook nga deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Levkov, ndërsa partia e ka shpërndarë me një koment të shkurtër. Në video shihet se ka pasur përplasje verbale në mes Arbër Ademi nga BDI,…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Këshilli i Ambasadorëve në vend mbështet idenë e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Xhozef Borell për heqjen e unanimitetin në vendimet e BE-së. Sipas kreut të këshillit Muhamet Halili, kjo është edhe në të mirë të BE-së, shkruan Alsat. “Vetë BE-ja tani është bindur se një mënyrë e tillë e vendimmarrjes me konsensus të përgjithshëm është e dëmshme për vetë Bashkimin Evropian, jo vetëm për çështje të zgjerimit por edhe për çështje të tjera, sjelljen e buxhetit, ishte dhe çështja e sanksioneve kundër Rusisë e cila zgjati më shumë se një muaj… Është…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Qytetarët të cilët ndalohen ose privohen nga liria ose mbahen në stacione policore, shumë pak e shfrytëzojnë të drejtën e mbrojtjes nga Avokati dhe shërbimet juridike, shkruan Alsat. Avokati i popullit Naser Ziberi thotë se në vendet ku mbahen personat e ndaluar ose privuar nga liria kanë hasur në mungesë të listave të azhurnuara të avokatëve që japin shërbime juridike, stacione policore ku aspak nuk ka lista dhe shumë mangësi të tjera. “Personat e privuar, madje vetëm pesë për qind prej tyre shfrytëzojnë të drejtën e mbrojtjes nga avokati, ndërsa personat e ndaluar deri në 15%. Prezenca…

Lexo më Shumë